• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau dhe hodhi në greminë biznesmenin/ Zbardhet itinerari i Ferdinand Rrushit, nga telefonatat me viktimën te udhëtimi në Dajt

by
07/11/2021 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha.

Gazetarja Klodiana Lala sjell disa detaje dhe fakte që sipas grupit hetimor që ‘tradhtuan’ Ferdinand Rrushin, një prej personave që dyshohet të jetë autor i kësaj ngjarje, mik i viktimës.

Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet dje në një humnerë në Qafë Mollë pas malit të Dajtit. Sipas Lalës, Rrushi telefonoi mikun e tij Ruzhdi Hoxha 4 herë pasditen e 20 tetorit, por ky i fundit nuk i ishte përgjigjur.

Po ashtu mësohet se më pas ai ka telefonuar një prej personave që ndodhej në tavoline me Rrushin dhe kontaktoi me të. Po ashtu Lala bën me dije se në orën 23:00 dyshohet se Rrushi ka marrë në makinë viktimën, në të cilën ishin edhe dy persona të tjerë.

Por pas 15 minutash, këta dy persona kanë zbritur nga mjeti. Burime nga grupi hetimor i thanë gazetares Lala se pas këtij momenti, Rrushi ka udhëtuar drejt Dajtit, dhe pas e ka vrarë mikun e tij e ka hedhur në greminë.

Në xhupin e viktimës janë gjetur shenja të dhunës dhe të plumbit. Pas krimit të rëndë, autori i dyshuar ka zbritur nga Qafa e Mollës në orën 3:00 të mëngjesit, ndërsa ka hedhur edhe telefonin e viktimës. Më pas ai është kthyer prapë në të njëjtën rrugë në orën 06.00.

Kujtojmë se denoncimi për zhdukjen e biznesmenit ishte bërë nga vëllai në komisariatin numër 5 më 24 tetor.

/b.h

Next Post
Kush është ish-kolegu që u mor në pyetje për vrasjen e Xhelal Reçit në Laç, ja çfarë deklaroi në polici

Emri/ Gjendet e pajetë një grua në hyrjen e një pallati në Elbasan, dyshimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com