• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau çiftin për një mur në Gjirokastër, kërkohet burgim i përjetshëm për Apostol Kostën

by A R
23/01/2020 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Gjirokastrës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Apostol Kostën, i akuzuar për vrasjen e dyfishtë të burrë e grua që trondit Gjirokastrën në vitin 2017. Organi i akuzës lexoi pretencën ndaj tij duke i kërkuar trupit gjykues dënimin me burgim të përjetshëm për Apostol Kostën të akuzuar për vrasjen e Aleko dhe Afërdita Kostës. Mbi të rëndojnë akuzat e “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.

Apostol Kosta është arrestuar në 25 tetor 2017, ditën kur dhe ka kryer krimin e rëndë. Krimi i rëndë ndodhi në rrugën “Sokaku i të marrëve” në Gjirokastër, ku shkak ka qenë konfliktet gjyqësore, për shembjen e një muri. I pandehuri Kosta ka vrarë çiftin me armë zjarri, ndërsa nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë konstatuar edhe dy granata. Krimi ka ndodhur në banesën e çiftit Kosta, dy ditë pasi Zyra e Përmbarimit i kishte dërguar autorit të dyshuar shkresë për prishje vullnetare të një muri ndarës ndërmjet oborreve.

Sipas dëshmive të djalit dhe bashkëshortes së autorit, gjithçka ka qenë e momentit dhe ka zgjatur disa minuta. Djali i Kostës ka treguar se pas të bërtiturave të nënës ka dalë në oborr dhe ka parë se i ati ishte duke qëlluar veten dhe më pas ka marrë vesh se çfarë kishte ndodhur në banesën e kushëririt. “Rreth orës 07:00 ka dëgjuar të bërtitura të nënës së tij e cila thoshte: “Ç’bëre, ç’bëre”. Ka kuptuar se kishte ndodhur diçka, është veshur dhe ka dalë në oborr te shkallët metalike që ngjitesh në katin e dytë të banesës, ka parë babanë e tij të ulur, me kallash në dorë dhe tytën poshtë mjekrës i cili në çast ka realizuar qitje. Ai deklaron se me viktimën Aleko Kosta, babai i tij ka pasur konflikte pronësie dhe për këtë fakt kanë qenë dhe në procese gjyqësore, të cilat i kishin humbur dhe para dy ditësh, nga zyra e përmbarimit ju kishte ardhur shkresë për prishje vullnetare të një muri ndarës ndërmjet oborreve, objekt i konfliktit”, kështu ka dëshmuar djali i Apostol Kostës.

Dëshminë e saj para hetuesve e ka dhënë edhe bashkëshortja e këtij të fundit që ka shpjeguar ngjarjen, ndërsa e vetmja gjë që i ka thënë ishte se çfarë kishte bërë. “Pasi ka shkuar për të zier qumështin, Apostolin e ka lënë në oborrin e banesës së tyre. Pas rreth pesë minutash ka dëgjuar krisma. Ka dalë së bashku me fëmijët në oborr dhe ka parë Apostolin që vinte nga shtëpia e shtetasve Aleko dhe Afërdita Kosta. Apostoli u ul te shkalla e hekurit. Ajo i foli se “çfarë bëre”, por Apostoli e pa egër dhe vuri tytën e armës poshtë mjekrës dhe e shkrepi”, ka thënë bashkëshortja e tij. Ndërkohë, djali i viktimave tregon se ka qenë në gjumë kur ka ndodhur ngjarja dhe çdo gjë ka ndodhur shumë shpejt, fillimisht ka njoftuar gjyshin e tij e më pas policinë. “Rreth orës 07:30 ka qenë në gjumë dhe në këto momente ka dëgjuar që është hapur dera e jashtme e banesës dhe pas këtij çasti ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ka parë në brendësi të banesës shtetasin Apostol Kosta, i cili mbante në duar një armë zjarri kallashnikov me të cilin qëlloi në drejtim të njerkut të tij shtetasit Aleko Kosta. Gjithashtu ai deklaron që autori i dyshuar mbante në njërën dorë një bidon plastik, të cilin pasi e la në tokë, hodhi në brendësi të banesës një lëndë plasëse. Më pas deklaron se ka njoftuar gjyshin si dhe policinë për ngjarjen”, shkruhet në dosje

Vrasja e dyfishtë

Vrasja e Aleko dhe Afërdita Kostës ka ndodhur në datë 25.10.2017 rreth orës 07:15, në lagjen Palorto të qytetit Gjirokastër. Duke iu referuar prokurorisë në vendin e ngjarjes janë gjetur një numër i konsiderueshëm gëzhojash dhe granatë dorë. Sipas Prokurorisë, gjithçka ka ndodhur për motive pronësie. Shtetasi i dyshuar Apostol Kosta, ka vrarë me armë zjarri komshinjtë e tij, bashkëshortët Aleko dhe Afërdita Kosta dhe më pas ka tentuar të vetëvritet me armë zjarri. “Nga këqyrja e vendit të ngjarjes si dhe nga veprimet e para hetimore u konstatua se në banesën e viktimës, duke filluar që nga porta hyrëse e oborrit vërehen një numër tepër i konsiderueshëm gëzhojash (17 gëzhoja), predhash, dëmtime të mureve, tavanit nga predhat e armëve të zjarrit. Në fund të oborrit në largësi 1.5 metra nga piketa nr.3 ndodhet në dysheme një unazë sigurese granate dore, në formë rrethore, me ngjyrë metalike”, shkruhet në dosje. Trupat e viktimave janë gjetur brenda në banesën e tyre dhe kanë pasur plagë nga disa plumba.

/a.r

Next Post
KLGJ emëron 10 gjyqtarë të rinj pasi mbaruan stazhin, pritet që të kalojnë në vetting (emrat)

Dorëhiqet gjyqtarja që i dogjën makinën, KLGJ i heq sot statusin e magjistrates Arjana Liços

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mafia shqiptare ka mbërthyer Anglinë”/ Investigimi i ‘Daily Mail’ 6 muaj hetime për të zbuluar shtëpitë e barit! Emrat dhe skema

“Mafia shqiptare ka mbërthyer Anglinë”/ Investigimi i ‘Daily Mail’ 6 muaj hetime për të zbuluar shtëpitë e barit! Emrat dhe skema

August 22, 2026
“Jemi në pikën më të ulët, e tmerrshme”- Ish-kryeministri i Izraelit sulmon Netanyahun: Kemi humbur SHBA-të dhe pjesën tjetër të botës

“Jemi në pikën më të ulët, e tmerrshme”- Ish-kryeministri i Izraelit sulmon Netanyahun: Kemi humbur SHBA-të dhe pjesën tjetër të botës

August 22, 2026
Çfarë ndodh me mbetjet mortore që u gjetën në veri të Kosovës? Flasin ekspertët që do të ndihmojë në identifikimin e tyre

Çfarë ndodh me mbetjet mortore që u gjetën në veri të Kosovës? Flasin ekspertët që do të ndihmojë në identifikimin e tyre

August 22, 2026
“Luisi ndërhyri të më mbronte mua”- U godit me thikë nga Sokrat Vata, miku i turistit portugez rrëfen krimin: Ja si nisi konflikti, e pashë kur e vrau…

“Luisi ndërhyri të më mbronte mua”- U godit me thikë nga Sokrat Vata, miku i turistit portugez rrëfen krimin: Ja si nisi konflikti, e pashë kur e vrau…

August 22, 2026
“Në protestë nuk shkoj sepse…”- Berisha thotë se do vizitojë SHBA-të, por jo se kur! Flet dhe për ambasadorin e ri: Kam dëgjuar për të!

“Në protestë nuk shkoj sepse…”- Berisha thotë se do vizitojë SHBA-të, por jo se kur! Flet dhe për ambasadorin e ri: Kam dëgjuar për të!

August 22, 2026
“Të bashkohemi me dialog dhe tolerancë”- Pelegrinazhi në Malin e Tomorit, mesazhi i Baba Mondit: Mbi të gjitha është një udhëtim shpirtëror

“Të bashkohemi me dialog dhe tolerancë”- Pelegrinazhi në Malin e Tomorit, mesazhi i Baba Mondit: Mbi të gjitha është një udhëtim shpirtëror

August 22, 2026
“Nismë antikushtetuese e antishqiptare”- Berisha kundër Shtetit Bektashi: Rama do të lajë paratë me Vatikanin e dytë, PD kundër! Zjarret për ‘Paketën e Maleve’…

“Nismë antikushtetuese e antishqiptare”- Berisha kundër Shtetit Bektashi: Rama do të lajë paratë me Vatikanin e dytë, PD kundër! Zjarret për ‘Paketën e Maleve’…

August 22, 2026
Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 22, 2026
“Epidemia” e zjarreve në Greqi, mbi 300 persona të arrestuar, 36 prej tyre piromanë!

“Epidemia” e zjarreve në Greqi, mbi 300 persona të arrestuar, 36 prej tyre piromanë!

August 22, 2026
Bregdeti shqiptar mbetet preferuar nga kosovarët, fluks i lartë dhe radhë kilometrike mjetesh në Morinë! Mbi 35 mijë gjatë fundjavës në Shqipëri

Fluks i lartë dhe rekord në kufirin me Kosovën, në pesë orë hynë rreth 25 mijë persona dhe mbi 8 mijë mjete! Destinacion bregdeti

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com