• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau burrin me sopatë, 38-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës në qeli

by A R
21/09/2017 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një e dënuar në të ashtuquajturin “Burgu i grave” në Tiranë ka tentuar t’i japë fund jetës, duke u vetëhelmuar. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e martë, më 19 shtator, në tualetet e Burgut 325 te rruga “Idriz Dollaku”, shkruan “Panorama”.

Mirela Buzalli, 38 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi të konsiderueshme klori në mjediset e brendshme të burgut. Menjëherë pas aktit, ajo është dërguar në spital dhe pas marrjes së kujdesit të nevojshëm, është dërguar sërish në qeli jashtë rrezikut për jetën.

Mirela Buzalli është dënuar me 16 vjet burg për vrasjen e bashkëshortit të saj, Shkëlzen Buzalli. Ngjarja ka ndodhur në korrik të vitit 2016 në Barbullush të Shkodrës. Gruaja e vrau bashkëshortin teksa ai po flinte, duke e goditur disa herë me sëpatë. Krimi është kryer në të njëjtën dhomë ku po flinte edhe fëmija më i madh i familjes Buzalli, djali 12-vjeçar.

Fëmija ka bërë edhe një rrëfim rrëqethës në prani të psikologes, kur kishte parë të ëmën me sëpatë, pas krimit makabër. Në dëshminë e parë në atë kohë në Polici, Mirela Buzalli pati deklaruar se bashkëshorti i kishte nxirë jetën dhe se e dhunonte edhe në sytë e fëmijëve të mitur.

Buzalli tregoi se ajo kishte pritur deri sa bashkëshortin dhe fëmijët t’i zinte gjumi dhe më pas kreu vrasjen me sëpatë.

“Ai më kapte prej flokësh dhe më rrëzonte në tokë. Në disa raste të tjera më ka goditur në sytë të fëmijëve”, deklaronte Buzalli në Polici pas krimit, duke justifikuar në njëfarë mënyrë krimin në familje.

Ajo madje ka thënë se nuk i kishte shkuar nëpër mend ta denonconte dhunën e bashkëshortit në Polici, pasi nuk donte që problemet familjarë të merreshin vesh nga fqinjët. Në dëshmitë e mëvonshme në gjykatë, para se të dënohej, Mirela ka fajësuar edhe vjehrrën për marrëdhëniet e acaruara me bashkëshortin.

Ajo pati thënë në atë kohë në gjykatë se vjehrra nuk e donte për shkak se i përkiste një besim fetar tjetër nga ai i bashkëshortit. “Nuk më ka dashur asnjëherë. Gjithmonë ka nxitur konflikte. Kishim kohë që flinim në shtretër të ndarë në dhomë”, pati thënë Buzalli para trupës gjykuese. Përkundër pendesës së saj për krimin, ajo u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 16 vjet burgim për krimin që tronditi Shkodrën./a.m.

Next Post
Bushati në Gjenevë: Mbrojtja e minoriteteve, prioritet i Shqipërisë

Bushati: Greqia na bllokon drejt Brukselit?! Dëmton veten...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ku ndryshon hantavirusi nga COVID-19?

Ku ndryshon hantavirusi nga COVID-19?

May 12, 2026
Nis beteja për 7 qershorin/ Kurti kundër Osmanit, partitë në Kosovë bëjnë lëvizjet e fundit para dorëzimit të listave

Nis beteja për 7 qershorin/ Kurti kundër Osmanit, partitë në Kosovë bëjnë lëvizjet e fundit para dorëzimit të listave

May 12, 2026
Media, gjobëvënia dhe drejtësia që hesht

Media, gjobëvënia dhe drejtësia që hesht

May 12, 2026
“Nëse bie zjarri, bën gjëmën”/ Denoncimi i Braçes: Lagjet në mes të Tiranës, në kurth! Zjarrfikësja as hyn e as del dot (VIDEO)

“Nëse bie zjarri, bën gjëmën”/ Denoncimi i Braçes: Lagjet në mes të Tiranës, në kurth! Zjarrfikësja as hyn e as del dot (VIDEO)

May 12, 2026
“Çfarë tragjedie”, reagon ashpër Evi Kokalari: Robert Ndrenikës i bënë gjyq publik, ndërsa Berishën e ngrenë në qiell

“Çfarë tragjedie”, reagon ashpër Evi Kokalari: Robert Ndrenikës i bënë gjyq publik, ndërsa Berishën e ngrenë në qiell

May 12, 2026
VIDEO/ “Territorialja” ndez debat mes Kujtim Cakranit dhe Idajet Beqirit: Pa Cakran nuk ka Fier, pa Cakran nuk ka Mallakastër

VIDEO/ “Territorialja” ndez debat mes Kujtim Cakranit dhe Idajet Beqirit: Pa Cakran nuk ka Fier, pa Cakran nuk ka Mallakastër

May 12, 2026
“Vizitë mes vëllezërve”, Skënder Hita takim me homologun nga Kosova

“Vizitë mes vëllezërve”, Skënder Hita takim me homologun nga Kosova

May 12, 2026
Ish-konviktet kthehen në pronë private, Koçiu: 2 mijë familje do të pajisen me dokumente

Ish-konviktet kthehen në pronë private, Koçiu: 2 mijë familje do të pajisen me dokumente

May 12, 2026
Instituti i Shëndetit Publik: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet

Instituti i Shëndetit Publik: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet

May 12, 2026

Dilemat e Perëndimit për Shqipërinë dhe dilemat e Berishës për Perëndimin

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In