Arjan Shahaj, i cili vrau me sëpatë babain e tij paraditen e sotme në fshatin Shalës të Memaliajt, raportohet se vuan nga probleme mendore.
35-vjeçari tentoi të vriste nënën e tij në vitin 2013 dhe një kushëri para disa muajsh.
Por të dyja veprat penale janë mbuluar nga familjarët e tij.
Banorët janë ndjerë shpesh të kërcënuar prej tij, pasi Shahaj ishte problematik dhe i dhunshëm.
Si ndodhi ngjarja?
Krimi ndodhi pas një konflikti verbal mes 35-vjeçarit dhe babait të tij Iljaz Shahaj.
Pas sherrit, Arjani ka marrë sëpatën dheka goditur me sëpatë 65-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend.
Në momentin e sherrit ata ishin vetëm dhe dyshohet se ata janë konfliktuar për shkak se viktima i kërkonte llogari të birit për shkak se ky i fundit kishte një lidhje me një vajzë.
Pas dëgjimit të konfliktit, kanë qenë fqinjët të cilët lajmëruan policinë, por pa arritur të parandalojnë krimin.
Pas vrasjes së të atit, Arjani Shahaj është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po kërkohet nga policia.
Mendohet se ai është fshehur në pyjet e fshatit Shalës.
g.kosovari










