• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau babanë me çekiç në Tiranë, historia e familjes Aliaj, fotot e autorit & viktimës

by A R
24/12/2017 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një krim i rëndë në familje tronditi mbarë vendin mëngjesin e kësaj të diele, ku djali vrau babanë me çekiç në kokë, ndërsa për të zhdukur gjurmët, kufomën e tij e hodhi në liqen.

Është kjo ajo që ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, në zonën e Shkozës në Tiranë, por e zbuluar vetëm mëngjesin e sotëm.

Duke sjell pamje nga banesa ‘News 24’ thotë se familja Aliaj kishte zbritur nga Kukësi vite më parë dhe ishin vendosur në zonën e Shkozës aty ku kishin ndërtuar me mund një banesë përdhese, ndërsa jetonin në kushte të vështira ekonomike.

I vetmi konflikt që ka pasur viktima me fëmijët e tij, ka qenë divorci me bashkëshorten pak vite më parë. Një pjesë e fëmijëve nuk e kanë pritur mirë dhe janë larguar në emigrim, ndërsa Selmani i papunë ka qëndruar në banesën përdhese më të atin.

Fqinjët hedhin dyshime se ndoshta ky konflikt mund të jetë ndezur sërish mes babait e të birit, ç’ka ka sjellë edhe fundin tragjik.

Gjendjen e vështirë ekonomike ku jetonin e konfirmon edhe fakti që prej kohësh kishin nxjerrë në shitje banesën e tyre.

I moshuari njihej në zonë si një njeri punëtor, e prej kohësh punonte me tricikël. Mjeti me ngjyrë blu ndodhet përpara banesës. Fqinjët thonë se edhe i biri, ndonëse i papunë, nuk shquhej si njeri problematik.

Sakaq familjarët kanë hapur dyert e mortit dhe askush nuk pranon të flasë për këtë ngjarje të rëndë, aq më tepër për faktin se i biri jo vetëm e masakroi me çekiç në gjaknxehtësi e sipër, por edhe u mundua të fshehë ngjarjen, duke e hedhur trupin e të atit në një kanal dytësor pranë liqenit të Farkës.

I dyshuari për krimin është Selman Alija 28 vjeç, gjatë marrjes në pyetje, i riu mohoi të ketë vrarë të atin duke thënë “Nuk e di ku ndodhet”.

Teksa merrej në pyetje ai ka shfaqur paqëndrueshmëri psikologjike, duke ndryshuar vazhdimisht versionet e ngjarjes. Ai tha se ndoshta mund të jetë mbytur në liqen, por kufoma u gjet në një përrua, në lindje të liqenit.

Ai ka pranuar se ishte zënë me të atin, por ka mohuar të ketë gisht në vrasjen e tij. Ishte denoncimi i bërë në polici nga vëllai i 28-vjeçarit A.Aliaj ajo që çoi në zbulimin e krimit horror.

Gjithashtu në oborrin e banesës u gjendën njolla gjaku, çka e fundosën të riun.

Djali tjetër i viktimës, vëllai i Selmanit, bëri denoncimin në polici, i cili tha se i ati ishte konfliktuar me vëllanë dhe ishin larguar nga banesa pas sherrit, çka ka bërë që policia të thellojë hetimet.

Duke dhënë detaje mbi ngjarjen policia thotë se rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të shtunës, në Shkozë, Tiranë, brenda ambienteve te oborrit rrethues të banesës së tyre, pas një konflikti për motive të dobëta, Selmani ka goditur me një çekiç disa herë në kokë babanë e tij Fejz Aliaj 74 vjeç.

Si pasojë e këtyre goditjeve i moshuari ka gjetur dhe vdekjen e menjëhershme.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast ka rezultuar Selman Alija pasi ka vrarë të atin, ka ngarkuar trupin e pajetë të tij në automjetin “Volksvagen”, dhe e ka hedhur trupin e viktimës në liqenin e Farkës.

Nga ana e policisë, është bërë e mundur gjetja e kufomës dhe transportimi pranë ambienteve të Institutit të Mjekësisë Ligjore, për kryerje të veprimeve të mëtejshme.

Po kështu, është mundësuar gjetja dhe sekuestrimi i çekiçit me të cilin dyshohet se është kryer krimi.

Ndaj 28-vjeçarit materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Vrasje për shkak te rrethanave familjare”.

Next Post
Vasili sfidon PS: Dalim forcë e parë, gati të qeverisim vendin

LSI 'ndërron pllakë', nga antiamerikane për Drejtësinë, në proamerikane për...Jeruzalemin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Punonin bashkë burrë e grua”, flasin fqinjët në Orikum: Jemi të tronditur nga ngjarja, na ra si bombë

“Punonin bashkë burrë e grua”, flasin fqinjët në Orikum: Jemi të tronditur nga ngjarja, na ra si bombë

January 2, 2026
Po trafikonte kokainë për festat, 19-vjeçari shqiptar kapet natën e ndërrimit të viteve

Po trafikonte kokainë për festat, 19-vjeçari shqiptar kapet natën e ndërrimit të viteve

January 2, 2026
Kryeministri Donald Tusk: Polonia do të ndërtojë ushtrinë më të fuqishme në Evropë

Kryeministri Donald Tusk: Polonia do të ndërtojë ushtrinë më të fuqishme në Evropë

January 2, 2026
Zotin e zëvendëson vetëm një qenie, nëna!

Zgjidh Kosovën!

January 2, 2026
Tragjedia e Crans-Montana: Tavani i ulët dhe shkallët e ngushta e kthyen lokalin në një kurth vdekjeprurës

Tragjedia e Crans-Montana: Tavani i ulët dhe shkallët e ngushta e kthyen lokalin në një kurth vdekjeprurës

January 2, 2026
Aksident në hyrje të Sarandës/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, një e plagosur

Aksident në hyrje të Sarandës/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, një e plagosur

January 2, 2026
Theu arrestin shtëpiak, shqiptari i akuzuar për trafik droge kapet rrugëve të Italisë. Rikthehet në qeli

Theu arrestin shtëpiak, shqiptari i akuzuar për trafik droge kapet rrugëve të Italisë. Rikthehet në qeli

January 2, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidente me pasoja në rrugët e vendit/ Eksperti: Kryesore mbetet edukata rrugore. Të ndryshohet Kodi Rrugor dhe Penal

January 2, 2026
Rajmonda Bulku rrëfen bisedën me Kadarenë pas letrave kundër saj për filmin “Duaje emrin tënd”

Rajmonda Bulku rrëfen bisedën me Kadarenë pas letrave kundër saj për filmin “Duaje emrin tënd”

January 2, 2026
Ndryshon kalendari i Ligës së Kombeve: Kombëtarja shqiptare do të luajë 4 ndeshje radhazi

Ndryshon kalendari i Ligës së Kombeve: Kombëtarja shqiptare do të luajë 4 ndeshje radhazi

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com