Vazhdojnë të zbulohen të dhëna të reja për ngjarjen tragjike të ndodhur në Selenicë të Vlorës ku Ritvan Zykaj vrau 8 persona.
Zykaj ka tronditur të gjithë me krimin e bërë, por jo vetëm kaq, ai po habit edhe me shumë me sjelljen e tij jo normale. Panorama zbulon një tjetër element tronditës nga kjo ngjarje.
Autori i krimit të 8-fishtë, Ritvan Zykaj, menjëherë pas vrasjes ka vënë në dijeni kushëririn e tij. Jo duke i telefonuar apo duke i shkruar diçka. Por duke i dërguar si provë një video. Pasi ka kryer krimin e rëndë, ai ka bërë një video.
Ka filmuar një nga një viktimat të shtrira dhe ia ka dërguar videon djalit të hallës në “Facebook Messenger”.
a.ç