• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau 45-vjeçaren dhe më pas u vetëvra, zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

by A R
24/08/2026 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi që tronditi Greqinë, ku një 48-vjeçar shqiptar qëlloi për vdekje   një 45-vjeçare po me origjinë shqiptare dhe më pas u vetëvra. Autoritetet greke po hetojnë me imtësi rrethanat e ngjarjes, duke u përqendruar veçanërisht te marrëdhënia mes 48-vjeçarit dhe viktimës, pajisjet elektronike të tij dhe pamjet e kamerave të sigurisë. Sipas materialeve që kanë mbërritur në duart e hetuesve, kamerat kanë regjistruar momentet para dhe gjatë krimit.

48-vjeçari dyshohet se e priti 45-vjeçaren pranë banesës së saj. Në momentin kur ajo hapi derën dhe doli jashtë, ai e qëlloi me armë dhe më pas ktheu revolen nga vetja, duke i dhënë fund jetës. Në fokus të hetimit është vendosur edhe e kaluara e 48-vjeçarit në Shqipëri. Sipas raportimeve të mediave greke, ai kishte rënë në radarët e autoriteteve shqiptare në vitin 2016, kur ishte arrestuar në Tiranë nën akuzën për përdhunim ndaj bashkëshortes së tij. Po ashtu, ndaj tij raportohet se kishte pasur edhe një çështje gjyqësore në lidhje me përndjekjen.

48-vjeçari ishte i martuar dhe kishte një fëmijë. Bashkëshortja e tij është marrë në pyetje nga autoritetet pas ngjarjes, ku ka deklaruar se nuk kishte dijeni për një lidhje jashtëmartesore të bashkëshortit të saj me 45-vjeçaren. Oficerët e Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar po analizojnë provat për të përcaktuar kohëzgjatjen, intensitetin dhe natyrën e marrëdhënies mes 48-vjeçarit dhe 45-vjeçares. Kjo marrëdhënie konsiderohet një nga çelësat për zbardhjen e motivit që çoi në vrasje dhe më pas në vetëvrasjen e autorit të dyshuar.

Një tjetër element që po shqyrtohet nga policia lidhet me një denoncim të bërë nga 45-vjeçarja në korrik të vitit 2024. Ajo ishte paraqitur në një komisariat në zonën e Akropolit për të raportuar se ish-partneri i saj nuk i kishte kthyer një motoçikletë pas ndarjes. Megjithatë, autoritetet po verifikojnë nëse kjo ankesë kishte lidhje me 48-vjeçarin që dyshohet se e vrau atë. Hetuesit po mbledhin të gjitha të dhënat e disponueshme për të kuptuar dinamikën e marrëdhënies dhe motivin e saktë të krimit.

Next Post
Presidenti i UEFA-s: Infantino të japë dorëheqjen, ose mund të përballet me një kundërshtar në zgjedhjet e FIFA-s -

Presidenti i UEFA-s: Infantino të japë dorëheqjen, ose mund të përballet me një kundërshtar në zgjedhjet e FIFA-s -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com