• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau 2 prindërit në Xhafzotaj, dëshmia që nxori nga burgu djalin vrasës

by Java News
27/07/2017 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata për Krimet e Rënda urdhëroi dje shtrimin e detyruar në një spital psikiatrik të Leonsjo Nikës, emigrantit 29-vjeçar të akuzuar për vrasjen me armë zjarri të dy prindërve të tij. Krimi në familjen Nika ndodhi më 29 qershor, në banesën e tyre në Xhafzotaj të Durrësit. Vendimi i djeshëm i Krimeve të Rënda u bazua në një akt-ekspertim psikik të kryer ndaj të akuzuarit, shkruan“Panorama”.

Në konkluzionet e akt-ekspertimit thuhej se i dyshuari Nika vuante nga çrregullime mendore, çrregullime të forta psikotike të paranojës dhe se, si i tillë, ishte i papërgjegjshëm përpara ligjit.

Për këtë shkak, ai nuk mund t’i nënshtrohet gjykimit për veprën e kryer prej tij, pasi nuk është i përgjegjshëm për veprimet e tij. Para këtyre provave dhe rrethanave, gjykata vendosi zëvendësimin e masës së sigurisë së dhënë më herët për Nikën, atë të “arrestit në burg” me afat 60-ditor, me në atë të “shtrimit të detyruar në një nje spital psikiatrik”.

Pritet që i akuzuari Nika të dërgohet në burgun e Zaharisë, si institucioni i vetëm në vend ku mbahen personat e përfshirë në krime, por që kanë probleme të shëndetit mendor. Paqëndrueshmëria mendore e 29-vjeçarit u pretendua nga avokati i tij mbrotjës që në seancën e caktimit të masës fillestare të sigurisë për të, pas krimit në familje.

Edhe vetë i dyshuari në seancën në fjalë, të zhvilluar më 1 korrik 2017, shfaqi gjendje jonormale emocionale. Përveç konfirmimit të gjeneraliteteve, i dyshuari Nika nuk mundi të japë një deklarim të qartë për ngjarjen.

“Nuk e kuptoj. Pse, unë i vrava? Pse e bëra?”, është shprehur Nika. Ngjarja për të cilin u arretua Nika tronditi opinionin publik në ditët e fundit të muajit qershor. Nika qëlloi me armë zjarri, duke lënë të vdekur në vend të atin Ali Nika, 70 vjeç, dhe të plagosur të ëmën Jumrie Nika, 66 vjeçe.

Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, ai jetonte si emigrant ekonomik në Itali dhe se ai ishte kthyer nga ky vend në shtëpinë ku jetonin dhe prindërit e tij në Xhafzotaj të Durrësit.

Në ditët e qëndrimit në Shqipëri ai ishte vendosur në papafingon e banesës. Në deklarimet e dhëna në Polici, ai ka rrëfyer se mëngjesin e ngjarjes, ai ka zbritur dhe ka marrë një armë gjahu me leje, që mbahej nga babai i tij.

Më tej, përmes kësaj arme, ai ka qëlluar fillimisht të ëmën dhe më pas të atin. Sipas burimeve, para se të shkrepte armën, ka pasur edhe një debat të fortë mes tyre.

IU GJETËN ILAÇE NË BANESË

Dyshimet për probleme mendore te Leonsjo Nika janë vënë re menjëherë pas arrestimit të tij si autor i dyshuar i krimit të dyfishtë brenda familjes. Ai ka dhënë deklarime kontradiktore për oficerët e Policisë Gjyqësore në Policinë e Durrësit.

Fillimisht ai është shprehur se nuk mbante mend të ketë qëlluar prindërit. Më pas ka dhënë një tjetër version, duke thënë se prindrit kishin refuzuar t’i jepnin lekë për të udhëtuar drejt Italisë. Nga ana tjetër, pas ngjarjes, kontrolli policor në banesën e tij ka gjetur antidepresantë ambulatorë.

ma.me

Next Post
FOTOT/ “Më thanë se mund të vlej vetëm për porno…”

FOTOT/ "Më thanë se mund të vlej vetëm për porno..."

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza politike në Kosovë, Krasniqi: Polarizimi ekstrem po pengon kompromisin, nuk jam optimist

Kriza politike në Kosovë, Krasniqi: Polarizimi ekstrem po pengon kompromisin, nuk jam optimist

July 23, 2026
Dëmtohet nga helika e skafit një person në Vlorë, dyshohet se ka pësuar prerje në këmbë

Dëmtohet nga helika e skafit një person në Vlorë, dyshohet se ka pësuar prerje në këmbë

July 23, 2026
VIDEO/ Mbyllet seanca plenare! Protestuesit qëllojnë makinat e deputetëve me vezë

VIDEO/ Mbyllet seanca plenare! Protestuesit qëllojnë makinat e deputetëve me vezë

July 23, 2026
Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

Arabia Saudite përballë kushtit të Trumpit për marrëveshjen bërthamore, njohja e Izraelit në qendër të negociatave

July 23, 2026
83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re

83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re

July 23, 2026
“Do të justifikojë krimet e veta”, Beqiri sulmon Berishën: E quan krenari kur dëmtohet imazhi i Shqipërisë në BE

Deklarata e fortë e Idajet Beqirit: Ka forca që synojnë ta çojnë vendin në luftë civile

July 23, 2026
Mbyllet me tensione dhe bojkot seanca plenare në Kuvend

Mbyllet me tensione dhe bojkot seanca plenare në Kuvend

July 23, 2026
Kina bën thirrje për bashkëpunim më të fortë me vendet e Jugut Global

Kina bën thirrje për bashkëpunim më të fortë me vendet e Jugut Global

July 23, 2026
Berisha: Rama “varrosi” Reformën Territoriale, këto janë përpëlitjet e fundit të tij!

Berisha: Rama “varrosi” Reformën Territoriale, këto janë përpëlitjet e fundit të tij!

July 23, 2026
VIDEO/ Momenti kur Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton në drejtim të kryeministrit

VIDEO/ Momenti kur Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton në drejtim të kryeministrit

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In