• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Vrasjet rrugore”/ Vishaj: Masat janë drastike, makina nuk është armë

by Java News
28/09/2016 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Brendshme ka prezantuar një paketë ndryshimesh në Kodin Penal, sa i takon aksidenteve me pasojë vdekjen, ku parashikohet dënimi me 18 vite burg. Por për juristët kjo është një masë drastike, pasi më parë duhen parë rrethanat e aksidentit dhe shkaqet që e kanë sjellë atë. Avokati Saimir Vishaj u shpreh gjatë një interviste për Report TV se është non sens dënimi me 18 vite burg për një aksident, ndërsa për vrasje dënimin është 10 vite.

“Masat e dënimit që propozon Ministria e Brendshme përmes këtij draftit janë drastike. Nëse ne do të konsiderojmë 18 vite për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, atëherë për vrasje që është 10 vjet, është nonsens. Atëherë do të mbërrijmë te armëmbajtja pa leje që ishte 7-15 burgim, ndërkohë që vrasja ishte 10 vite burgim. Nuk mundet me këtë lloj pasoje. Nëse ne pranojmë që makina, motori që realizon shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor nëpërmjet  pasojës së vdekjes, plagosjes së rëndë ose plagosjes së disa personave, është jashtë çdo lloj logjike që mjeti qoftë makina, qoftë motori të konsiderohet mjet krimi. Nuk mund ta konsiderojmë vrasje në momentin kur pasojat vijnë si rrjedhojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor apo nga pakujdesia”, u shpreh Vishaj.

Sipas tij, Kodi Penal ndryshon vetëm në raste të posaçme dhe jo të lidhura me një fenomen apo ngjarje të caktuar.

“Por jam pjesërisht pro kur dehja alkoolike është e qëllimshme, nuk mund ta konsiderojmë shkelje të rregullave të qarkullimit rregullor, kemi të bëjmë me shkelje të vijave të bardha, kemi të bëjmë me vrasje, kur kemi të bëjmë me shkeljen e semaforit të kuq, kemi të bëjmë me vrasje. Duke u nisur edhe nga ngjarja e rëndë në Francë, kur një person me automjetin e tij vrau 70-80 persona. Ka një diskutim kur shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor është e qëllimshme dhe ka një diskutim tjetër kur rregullat e qarkullimit shkelen nga pakujdesia dhe pasojat vijnë nga pakujdesia, është dispozita e nenit 290 paragrafi i parë i Kodit Penal”, thotë Vishaj.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri paralajmëroi ashpërsim të Kodit Penal për aksidentet me pasojë vdekjen. Sipas tij, aksidentet fatale do të konsiderohen vrasje./report tv/a.k

Next Post
UNESCO: Shqipëria ndër vendet e fundit për shpenzime në kërkim dhe zhvillim

UNESCO: Shqipëria ndër vendet e fundit për shpenzime në kërkim dhe zhvillim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In