• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasjet që tronditën Korçën/ Ekzekutoi kunatin dhe më pas veten, pasi dyshonte se kishte lidhje intime me ish-gruan

by Java News
10/07/2019 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një histori sentimentale duket se është bërë sebepi i ngjarjes me dy viktima në Korçë. Gramoz Nako dhe kunati i tij Serefedin Zenellari mësohet të jenë konfliktuar për një histori intime, pasi dyshonte se Gramoz Nako kishte krijuar lidhje me ish-bashkëshorten e Serefedin Zenellarit.

Sipas burimeve nga policia e Korçës, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pikërisht për motive sentimentale dhe jo për grabitjen e 13 mijë eurove. Burime pranë grupit hetimor thanë për “Shqiptarja.com” se njëri nga viktimat, Serefedin Zenellari, kishte disa vite që ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij në Korçë. Mirëpo, edhe pas divorcit, ai dyshonte se ish-gruaja kishte krijuar një raport intim me kunatin e tij, Gramoz Nako, gjë e cila ka sjellë irritimin e Serefedin Zenellarit.

Mes këtij të fundit dhe Nakos gjatë dy ditëve më parë është zhvilluar një takim në një nga kafenetë e Korçës dhe më pas palët janë ndarë. Por në mbrëmje Zenellari ka shkuar në banesën e kunatit të tij, Gramoz Nako dhe e ka qëlluar me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas kryerjes së krimit, Zenellari është larguar në drejtim të banesës së tij në Korçë, ku ka pritur deri në mëngjesin e ditës tjetër. Kujtojmë që viktima, Gramoz Nako, kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Turqia, ku kishte pushuar me familjen.

Nako jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte baba i dy fëmijëve. Ai ishte kthyer pas disa vitesh në Korçë për të pushuar dhe takuar njerëzit e familjes. Por një zënkë me kunatin e tij ka sjellë konfliktin, që ka përfunduar në vrasje. Vrasja e Gramoz Nakos fillimisht nga prokuroria dhe policia e Korçës është menduar se kishte të bënte me një grabitje të mundshme dhe përgjatë gjithë natës policia e këtij qyteti ka shoqëruar dhe pyetur disa persona, të skeduar si grabitës në Korçë. Por gjatë kqyrjes së trupit të viktimës është konstatuar se ai nuk ka pasur shenja dhune.

Edhe në ambjentet e brendshme të banesës, është konstatuar se nuk ka pasur thyerje të sendeve apo situatë rrëmuje. Çdo gjë ka qënë në vendin e vet. Nisur nga kjo situatë, policia dhe prokuroria e Korçës kanë filluar të ngrenë dyshime se vrasja e Gramoz Nakos mund të jetë kryer mes rrethit familjar. Policia ka kërkuar shoqërimin e disa personave të rrethit familjar, mes të cilëve edhe kunatin e Gramozit, 71-vjeçarin Serefedin Zenellari. Ky i fundit, sapo ka mësuar lajmin se policia kërkonte shoqërimin dhe pyetjen e tij në komisariat, ka vendosur të vrasë veten, brenda në banesën e tij.

Vetëvrasja ka ndodhur në mëngjes. Krimi është kryer me pistoletën, me të cilën Zenellari kishte qëlluar për vdekje kunatin e tij Nako. Ekspertiza balistike ka provuar se e njëjta armë është përdorur edhe në vrasjen e Gramoz Nakos. Kaq ka mjaftuar që për prokurorinë dhe policinë e Korçës të shuhet çdo dyshim mbi autorin e këtij krimi të rëndë, duke u zbardhur e gjithë dinamika e krimit.

Pritet që në ditët në vijim prokuroria e Korçës të kryejë dhe një sërë veprimesh të tjera proceduriale, me qëllim administrimin në dosje të disa ekspertizave dhe më pas çështja me dy të vrarë ka shumë gjasa që të pushohet./shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Shëngjini goditet nga stuhia, shtyllat bien mbi automjete, dëme edhe në biznese

VIDEO/ Shëngjini goditet nga stuhia, shtyllat bien mbi automjete, dëme edhe në biznese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tetë ditë nën rrënojat e tërmetit, burri nxirret i gjallë nga një ndërtesë e shembur në Venezuelë

Tetë ditë nën rrënojat e tërmetit, burri nxirret i gjallë nga një ndërtesë e shembur në Venezuelë

July 2, 2026
Rritet mosha mesatare e popullsisë në Kosovë, në vitin 2026 shkon në 49 vjeç sipas Agjencisë së Statistikave

Rritet mosha mesatare e popullsisë në Kosovë, në vitin 2026 shkon në 49 vjeç sipas Agjencisë së Statistikave

July 2, 2026
“Epsteini” ynë

“Flamingot” si fëmijë politikisht të padëshiruar të Berishës

July 2, 2026
Do mbledhë informacione jo vetëm brenda territorit, por dhe nga jashtë, miratohet ligji që zgjeron kompetencat e SHISH

Do mbledhë informacione jo vetëm brenda territorit, por dhe nga jashtë, miratohet ligji që zgjeron kompetencat e SHISH

July 2, 2026
Ikona e futbollit në Brazil e veshi në Botërorin 1958, del në ankand bluza e Pelé

Ikona e futbollit në Brazil e veshi në Botërorin 1958, del në ankand bluza e Pelé

July 2, 2026
Spiuni i Iranit

Spiuni i Iranit

July 2, 2026
Protesta po shkon fiks aty ku dëshiron qeveria!

Protesta po shkon fiks aty ku dëshiron qeveria!

July 2, 2026
Gjykata e Hagës jep vendimin për Thaçin më 16 shtator/ Veteranët e UÇK-së: Ka vetëm një të vërtetë, pafajësia!

Gjykata e Hagës jep vendimin për Thaçin më 16 shtator/ Veteranët e UÇK-së: Ka vetëm një të vërtetë, pafajësia!

July 2, 2026
Përfshihet nga zjarri makina në aksin Kuç-Qeparo, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga zjarri makina në aksin Kuç-Qeparo, nuk raportohet për të lënduar

July 2, 2026
Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

Betejë e re ligjore/ Ish-shefi i CIA-s përballë administratës Trump

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In