• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasjet me pagesë nga burgu, prokuroria kërkon burg përjetë për Admir Tafilin

by Java News
03/07/2017 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Jepet pretenca e akuzes në Gjykatën e Krimeve të Rënda në ngarkim të të ashtuquajturës banda e vrasjeve me pagesë që porositeshin nga burgu.
Në seancën e sotme prokuroria ka kerkuar burg perjtete per te denuarin Admir Tafili.
Burgim i perjetshem eshte kerkuar sot edhe per Kriti Punen per shkak te bashkepunimit gati 10 vjecar ne kete bande.
Dritan Peksani u kerkuan 25 vjet burg,
Alfred Qefalia, 27 vjet burg.
Elson Merdani 35 vjet burg
Klajdi Shermadhi 21 vjet
Aleksander Gara 5 vjet
Fatos Koka 3 vjet
Alabano Beqiri 3 vjet
Akuzat 
Admir Tafili, Alfred Qefaliaj dhe Elson Merdari akuzohen se janë pjesatërë të një bande kriminale që porosiste dhe organizonte vrasje kundrejt pagesave.Tafili, i cili u arratis nga burgu i Drenovës një vit më parë, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit në Shkodër, gjatë një operacioni policor në vitin 2000.Anetaret e grupit te vrasesve me pagese
Hetimet: Banda drejtohej Admir Tafili
Pas disa muaj hetimesh Policia e Shtetit ka zbardhur veprimtarinë e plotë të grupit kriminal të vrasësve me pagesë që operonin në disa qytete të vendit.Nga hetimet e kryera është bërë i mundur zbulimi i hierarkisë së funksionimit të grupit të vrasësve me pagesë, emrat e ekzekutorëve si dhe shumat që ata merrnin për vrasjet e kryera.Sipas policisë, në krye të grupit ishte Admir Tafilaj, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe pas tij vinin ekzekutorët me pagesë si Kristi Pine, i arrestuar më 16 shkurt të këtij viti; Alfred Qefali, ekzekutor, i arrestuar më 11 shkurt po të këtij viti; Elson Merdani, anëtar i grupit dhe kunat me Admir Tafilajn, i arrestuar po në shkurt të këtij viti; Albano Uzuni, anëtar dhe porositës, i arrestuar në Torino për vepra penale në fushën e narkotikëve; Fatos Koka, anëtar i grupit, arrestuar katër ditë më parë; Dhimitër Zito, arrestuar më 18 mars të këtij viti dhe Dritan Peksani, i shpallur në kërkim.Në një deklaratë për mediat, Policia e Tiranës deklaron se pas punës së bërë nga ana e strukturave të hetimit të krimeve, u dokumentua veprimtaria kriminale e 10 personave të implikuar, nga të cilët janë arrestuar 8 prej tyre, 2 janë shpallur në kërkim si dhe po vazhdon puna për dokumentimin e veprimtarisë për 3 persona të tjerë.Nga hetimet e deritanishme, përmenden vrasje të kryera në shumat e 50 mijë eurove.

Hetimet e kryera ndaj grupit të vrasësve me pagesë sipas Policisë së Tiranës:
Sektori për Krimet e Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, pas një pune intensive hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, finalizoi operacionin e koduar “EPILOG”.Në kuadër të këtij procedimit penal, të vitit 2015, të Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe procedimit penal të vitit 2011 të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është bërë dokumentimi dhe goditja e veprimtarisë kriminale e grupit të strukturuar me 9 të arrestuar, 4 në kërkim:Admir Bahri Tafilaj (drejtues i grupit) – i dënuar me burgim të përjetshëm.
Kristi Jovan Pine –  (ekzekutor), arrestuar në datë 16.02.2015
Alfred Shefqet Qefali (ekzekutor), i arrestuar në datë 11.02.2015
Alksander Ridvan Goro (antar), i arrestuar në datë 16.02.2015.
Elson Pal Merdani (anëtar i grupit), kunati i A.Tafilajt, i arrestuar në datë 14.02.2015
Albano Beqiraj (anëtar i grupit), i arrestuar në datë 14.02.2015
Adrian Emaz Uzuni (anëtar – porositës), i arrestuar në Torino, Itali për vepra penale në fushën e narkotikëve në shtetin italian.
Fatos Mehmet Koka (anëtar i grupit), i arrestuar në datë 11.07.2015
Dhimiter Bujar Zito (anëtar i grupit), arrestuar në datë 18.03.2015
Dritan Myzafer Peksani, i shpallur në kërkimDrejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, më datë 11.02.2015 arrestoi shtetasin e shpallur në kërkim Alfred Qefalia dhe më datë 15.02.2015 është arrestuar shtetasi Kristi Pine, si të dyshuar për disa vepra penale të ndodhura në disa qytete të Shqipërisë.Pas punës së bërë nga ana e strukturave të hetimit të krimeve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë u dokumentua veprimtaria kriminale e 10 personave të implikuar, nga të cilet janë arrestuar 8 prej tyre, shpallur në kërkim 2 si dhe vazhdon puna për dokumentimin e veprimtarisë për 3 persona të tjerë.
Vrasjet per te cilat akuzohen 
Në përfundim të hetimeve rezulton e provuar se me porosi të shtetasit Admir Tafilaj ndodhën këto ngjarje:Më datë 25.06.2014 është kryer vrasja e shtetasit Brahim Mani në Shkodër nga shtetasi Kristi Pine.Gjatë nëntorit të vitit 2014 shtetasi Kristi Pine ka marrë porosi nga shtetasi Admir Tafilaj për të vrarë shtetasin Leonard Murataj, kundrejt një shume prej 50.000 euro. Shtetasi Leonard Murataj është ekzekutuar më pas nga persona të tjerë në qytetin e Durrësit.Më datë 04.09.2014 me porosi të shtetasit: Adrian (Isuf) Uzuni, shtetasit Kristi Pine dhe Alfred Qefalia kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin Edmond Çakmashi.Më datë 04.12.2014 nga shtetasi Fatos Koka i është dhënë porosi shtetasit Kristi Pine për të vrarë shtetasin M. L. për shkak të një konflikti pronësie të ndodhur në vitin 2010 në qytetin e Tiranës midis shtetasit M. L. dhe fisit Koka.
Te arrestuarit 
1. Kristi Jovan Pine, lindur dhe banues ne Elbasan, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.2. Alfred Shefqet Qefalia, lindur dhe banues në Farkë e Vogël , Tiranë , i dënuar më parë për “vjedhje me arme”3. Aleksander Ridvan Gora, lindur dhe banues në Pogradec , i dënuar me parë për “Vrasja në rrethana të tjera cilësues ndaj punonjësit të Policisë”e mbetur në tentative.4. Dhimitër Bujar Zito, lindur dhe banues në Tiranë, i padënuar më parë.5. Admir Tafilaj, 39 vjeç, lindur dhe banues ne Shkodër, i dënuar me burgim të perjetshem. Aktualisht vuan dënimin në I.E.V.P. Bradashesh si i dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, të shtetasit Brahim Mani, kryer në bashkëpunim, “Vrasjes me paramendim” të shtetasit Edmond Cakmashi e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”të shtetasit Leonard Murataj, kryer në bashkëpunim , “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”të parashikuara nga nenet 78/2, 78/2 e 22, 80, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penale6. Elson Merdani,  32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, , i padënuarmë parë dhe është i dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, të shtetasit Brahim Mani, kryer në bashkëpunim, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”të shtetasit Leonard Murataj, kryer në bashkëpunim , “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”të parashikuara nga nenet 78/2, 78/2 e 22, 80, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penale.7. Adrian (Isuf)  Uzuni, 49 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë si i dyshuar për “Vrasjes me paramendim” të shtetasit Edmond Cakmashi e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë,   “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”të parashikuara.
a.ç
Next Post
Mbreti saudit anulon pjesëmarrjen në samitin e G20-ës

Mbreti saudit anulon pjesëmarrjen në samitin e G20-ës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

February 25, 2026
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

February 25, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Këshilli i Mandateve nuk mori vendim njësoj si “Kushtetuesja”. Duket që ka një ngërç

February 25, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat nuk ndryshojnë

February 25, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Debati për heqjen e imunitetit të Ballukut, Vangjeli: Paradoks deri në kufijtë e absurdit!

February 25, 2026
300 operacione që nga fillimi i vitit, Rama ndan pamje nga spitali i Fierit: Përkushtim dhe teknologji moderne

300 operacione që nga fillimi i vitit, Rama ndan pamje nga spitali i Fierit: Përkushtim dhe teknologji moderne

February 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Frika e vërtetë e Berishës është “21 janari”, Beqiri: Pas Mediut radhën e ka Shkëlzeni…

February 25, 2026
Mes ovacionesh dhe akuzash, Trump thyen rekord me fjalimin para Kongresit! Paralajmërimet e presidentit amerikan…

Mes ovacionesh dhe akuzash, Trump thyen rekord me fjalimin para Kongresit! Paralajmërimet e presidentit amerikan…

February 25, 2026
Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In