• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Vrasjet në lojërat e fatit/Pas Shqipërisë, edhe Kosova paralajmëron mbylljen e kazinove

by Java News
22/03/2019 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bixhozi dhe lojërat e fatit vazhdojnë të frekuentohen shumë nga qytetarët në thuajse në gjithë botën. Edhe në Kosovë në qindra lokalet e licencuara të këtij lloj biznesi derdhet para e madhe nga qytetarët dhe shteti i Kosovës si taksë për këtë veprimtari merr miliona euro. Por, në këto lokale kohëve të fundit janë duke u vrarë edhe njerëzit. Vetëm brenda një jave në këto ambiente humbën jetën dy persona. Një u vra të mërkurën në Lipjan e një tjetër ditë më parë në Suharekë. Tani këto lokale po kërkohet që të mbyllen.

Republika e Shqipërisë e mbajti zotimin dhe me fillim të këtij viti i mbylli të gjitha lojërat e fatit. Përkundër këtij veprimi të shtetit shqiptar, ky biznes vazhdoi të lulëzojë në shtetin e Kosovë, duke i sjellë edhe leverdi në miliona në mbushjen e arkës.

Por, në këto lokale shpeshherë po ka probleme dhe tash së fundi po vriten njerëzit. E këto vrasje kanë ngjallur reagime të shumta në Kosovë. Madje tashmë kanë filluar procedurat që edhe të mbyllen të gjitha lojërat e fatit.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme me kërkesë që Kuvendi të miratojë rezolutë lidhur me pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit, si dhe plotësim-ndryshimin e ligjit ekzistues.

Kurse, mëngjesin e sotëm kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përkrahur këtë seancë të thirrur.

“Përshëndes propozim rezolutën e 49 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit dhe plotësim ndryshimin e ligjit përkatës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Thotë madje se ekzekutivi e organet e drejtësisë, janë mobilizuar për të reaguar dhe për të parandaluar këto degradime nëpër lokale bastesh.

“Ditë më parë, si Kryeministër i vendit kam kërkuar inicimin e procedurave të nevojshme brenda ekzekutivit, të cilat do të rezultonin me mbylljen dhe pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit. Përballë kësaj gjendjeje, ne nuk do të lejojmë që këto vende të jenë arenë e krimit dhe të marrin jetë njerëzish. Ekzekutivi dhe organet e sigurisë, tashmë janë mobilizuar për të reaguar dhe parandaluar degradimin e mëtejmë”, përfundon Haradinaj.

Disa komuna të Kosovës kanë kërkuar që mbyllja e kazinove të bëhet menjëherë.  Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka nisur një peticion për ta shfuqizuar Ligjin për lojërat e fatit dhe me këtë lokalet që e ofrojnë këtë veprimtari të mbyllen, pasi ditë më parë një qytetar u vra në njërin nga këto lokale.

Muharremaj ka treguar se nga dita e djeshme kur edhe nisi peticioni janë mbledhur 4000 nënshkrime kundër lojërave të fatit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Muharremaj ka shkruar se tani ka nisur të marrë mbështetjen e 40 të rinjve, me të cilët edhe foli për disa aktivitete që do të zhvillohen në të ardhmen.

“Deri më tani i kemi mbi 4000 nënshkrime për peticionin i cili kërkon shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit. Sapo morra mbështetjen e mbi 40 të rinjve të cilët më vizituan dhe biseduam për shumë aktivitete të cilat do të ndodhin në të ardhmen”, ka shkruar Muharremaj.

Kësaj iniciative i është bashkuar edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmet. Mësohet se nënshkrimi i këtij peticioni do të bëhet në sheshin e qytetit në Lipjan.

Edhe pse vrasjet ndodhën në këto dy komuna, iniciativës për shfuqizimin e e Ligjit për Lojërat e Fatiti po i bashkohen edhe kryetarët e komunave tjera të Kosovës. Bashkimi i menjëhershëm për këtë iniciativë të erdhi nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. Iniciative po përkrahet edhe nga Komuna e Pejës.  Pro kësaj iniciative ka dalë edhe Komuna e Gjakovës

Në Kosovë në qindra lokalet e licencuara të këtij lloj biznesi derdhet para e madhe nga qytetarët dhe shteti i Kosovës si taksë për këtë veprimtari merr miliona euro.

Vitin e kaluar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve janë regjistruar 21 biznese të reja, e në këtë vit janë regjistruar vetëm 7, kurse në 2016 janë regjistruar 17. Ndërsa më së shumti biznese të lojërave të fatit janë regjistruar në vitin 2011, gjithsejtë 58 të tilla.

Sipas të dhënave të zyrës së Informim të MTI-së, keq nuk qëndrojnë as pronarët nga Shqipëria, të cilët posedojnë këso biznese në Kosovë. Janë 19 biznese të regjistruar me pronarë nga Shqipëria në Kosovë. Prej tyre 2 biznese me pronarë nga Shqipëria janë regjistruar sivjet, ndërsa vitin e kaluar 4.

Në Kosovë aktualisht janë lokale bastesh e me 1.463 automate bixhozi. /Monitor/

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

November 27, 2026
Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

November 27, 2026
Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

November 27, 2026
Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

November 27, 2026
Meloni paralajmëron aleatët pas përplasjeve në koalicionin qeverisës në Itali: Gati për zgjedhje të parakohshme

Meloni përplaset me Zelenskyn për operacionin në Libi: U shkel sovraniteti libian

November 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Patriotizmi dhe frika prej tastierës

November 27, 2026
Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

November 27, 2026
Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

November 27, 2026
Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

November 27, 2026
Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..

Më shumë vite punë për të përfituar pension? FMN propozon reformim të skemës

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In