• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasjet në Elbasan/ Policia kërkon ndihmën e qytetarëve, shpërblim 3 mln lekë për info

by A R
04/02/2016 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht me të gjitha kapacitetet e saj për të kapur autorët e ngjarjes tragjike të mbrëmjes së djeshme në Elbasan dhe për këtë kërkohet dhe bashkëpunimi me qytetarët.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, efektivët e rendit dhe sigurise janë angazhuar maksimalisht për për të zbardhur ngjarjen e ndodhur në mbrëmjen e datës 03.02.2016 në një lokal në Krastë të Elbasanit. Per kete, Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e komunitetit për të bërë të mundur zbardhjen sa më të shpejtë të kësaj ngjarje të rëndë kriminale. Policia e Shtetit vë në dispozicion 3.000.000 ( tre milion ) lekë për çdo informacion të vlefshëm që çon në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Sigurojmë anonimatin për çdo shtetas që do japë info të saktë në numrat e celular: 0694100353 dhe ne numrin pa pagesë 129, thekson Policia.

Policia vijon kontrollet në të gjithë zonat për rreth Elbasanit për kapjen e personave, të cilët qëlluan me armë në drejtim të lokalit, ku humbën jetën tre persona e mbetën të plagosur 8 të tjerë.

Sipas Policisë, gjatë gjithë natës Forcat Renea, FNSH e Policia e Elbasanit, kanë ushtruar dhjetëra kontrolle në banesa në Elbasan, Peqin, Cerrik, Librazhd e Gramsh. Gjithashtu, janë kontrolluar në akset rrugore e në qytete automjete të dyshuara, ku mund të lëviznin autoret. Janë krehur me këmbë zona kodrinore e fushore ku dyshohej se mund të fshiheshin autorët, apo mund të kishin braktisur makinën, si dhe janë kontrolluar mbi 150 garazhe makinash në hyrje të pallateve.

Sipas Policisë, janë shoqëruar për verifikim 46 shtetas.Ndërkohë, grupi hetimor ka sekuestruar në vendin e ngjarjes 2 armë zjarri automatik, që dyshohet se i kanë lënë në vendngjarje autorët e krimit, dy krehër pa fishekë dhe një krehër me 26 fishekë si dhe 65 gëzhoja. Një grup specialistësh të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, të kryesuar nga Drejtori i Krimeve të Rënda në bashkëpunim me specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë Elbasan si dhe me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Elbasan, po vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.
Mbrëmë rreth orës 23:00, ka mbërritur ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në Drejtorinë Vendore të Policisë në Elbasan, i shoqëruar nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Mbrëmjen e djeshme ka shkuar ne spital ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për të ndjekur nga afër situatën.
Nga ngjarja kanë humbur jetën: Agron Capja, Ardit Sinakoli, Eno Bedalli dhe jane plagosur tete te tjere.

Next Post

Atentati në Elbasan/ Mjekët: Luan Muça në rrezik për jetën, një i plagosur ka lënë spitalin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

October 27, 2026
Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In