• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasje, zhdukje e torturë/ Çfarë i pason aktakuzat kundër Thaçit dhe Veselit?

by Java News
25/06/2020 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, njoftoi publikun dje se më 24 prill ka paraqitur në Dhomat e Specializuara një aktakuzë për shqyrtim, e cila ngarkon presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit dhe deputetin aktual të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe persona “të tjerë” me krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me forcë, persekutim dhe torturë.

Në aktakuzë thuhet se Thaçi, Veseli dhe të dyshuarit e tjerë – emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë – kanë përgjegjësi penale për afro 100 vrasje.

Pasi prokurori ua paraqet aktakuzën Dhomave të Specializuara për shqyrtim, kryetari i Dhomës e cakton një gjyqtar të procedurës paraprake, i cili, bazuar në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, është përgjegjës që të rishikojë aktakuzën dhe pastaj ta konfirmojë ose ta hedhë poshtë atë.

Në ueb-faqen e Dhomave të Specializuara thuhet se kryetarja e gjykatës, Ekaterina Trendafilova, qysh më 23 prill, e ka caktuar gjyqtarin francez, Nikola Giju, për gjyqtar të procedurës paraprake, por aty nuk thuhet se ai është gjyqtar i procedurës paraprake për këtë çështje.

haga

I njëjti gjyqtar është gjithashtu gjyqtar i procedurës paraprake për aktakuzat e para, të paraqitura në janar dhe shkurt, e për të cilat ende nuk është marrë asnjë vendim.

Nëse gjyqtari i procedurës paraprake vërteton se dyshimet e ngritura nga prokurori kanë bazë, atëherë ai e konfirmon aktakuzën. Nëse ai nuk është i bindur, aktakuza refuzohet.

Gjykatësi i procedurës paraprake ka maksimum gjashtë muaj kohë nga data e paraqitjes së aktakuzës për ta konfirmuar ose hedhur poshtë atë, plotësisht ose pjesërisht.

Në bazë të Rregullores së Procedurës dhe Provave para Dhomave të Specializuara, gjyqtari i procedurës paraprake dhe prokurori i specializuar mund të takohen gjatë hetimit dhe para se të konfirmohet aktakuza.

Gjykatësi mund të kërkojë materiale shtesë nga prokurori për të vërtetuar aktakuzën, ose për ta shqyrtuar më tej atë.

Gjyqtari i procedurës paraprake mund të nxjerrë urdhra gjyqësorë dhe urdhra për arrestimin dhe sjelljen e personave para Dhomave të Specializuara, ose çfarëdo urdhri tjetër që mund të jetë i nevojshëm për të kryer hetimet dhe për të përgatitur një gjykim të shpejtë.

Pas konfirmimit të aktakuzës, i dyshuari merr statusin e të akuzuarit dhe aktakuza i dorëzohet personalisht të akuzuarit. Paraqitja e parë e të akuzuarit në gjykatë bëhet brenda shtatë ditësh pas dorëzimit të aktakuzës. Aktakuza është në dispozicion të publikut vetëm kur ajo konfirmohet nga gjykatësi i procedurës paraprake.

Moskonfirmimi i një aktakuze nuk e pengon prokurorin që të paraqesë një aktakuzë të ndryshuar.

Personi, kundër të cilit është konfirmuar aktakuza, në bazë të urdhrit gjyqësor, dërgohet në arrest, nëse nuk është i ndaluar. Ai menjëherë njoftohet për akuzat ndaj tij dhe sillet para Dhomave të Specializuara.

Në bazë të ligjit, nëse nuk është lëshuar urdhri i arrestit dhe personi është i lirë, i akuzuari ftohet të marrë pjesë në seancën e parë para Dhomave të Specializuara personalisht ose përmes video-lidhjes dhe gjyqtari i procedurës paraprake e lexon aktakuzën, ndërsa i akuzuari deklarohet për fajësinë.

Pas seancës së parë, gjyqtari i procedurës paraprake konfirmon se çështja është e gatshme për gjykim, ndërsa kryetari i Dhomave të Specializuara formon një panel gjykues, përgjegjës për zhvillimin e procedurave gjyqësore. Ky panel kujdeset që gjyqi të jetë i drejtë dhe i shpejtë. /REL

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Përmbysje spektakolare, Atalanta e Gjimshitit mposht Lacion e Strakoshës. Roma ia del në fund

VIDEO/ Përmbysje spektakolare, Atalanta e Gjimshitit mposht Lacion e Strakoshës. Roma ia del në fund

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamje tronditëse në Bosnje, qindra serbë nderojnë Mlladiçin si hero dhe brohorasin emrin e “Kasapit të Bosnjës”

Pamje tronditëse në Bosnje, qindra serbë nderojnë Mlladiçin si hero dhe brohorasin emrin e “Kasapit të Bosnjës”

August 30, 2026
Presidencialet e 2028 ndezin garën në SHBA, Hegseth dhe AOC përfliten si kandidatë për Shtëpinë e Bardhë

Presidencialet e 2028 ndezin garën në SHBA, Hegseth dhe AOC përfliten si kandidatë për Shtëpinë e Bardhë

August 30, 2026
Chelsea spektakël me 7 gola, blutë mposhtin Brighton dhe marrin fitoren e dytë radhazi

Chelsea spektakël me 7 gola, blutë mposhtin Brighton dhe marrin fitoren e dytë radhazi

August 30, 2026
VIDEO/ Flakët përfshijnë Zall-Strikçanin, banesa rrezikohet nga zjarri në Bulqizë

VIDEO/ Flakët përfshijnë Zall-Strikçanin, banesa rrezikohet nga zjarri në Bulqizë

August 30, 2026
Tragjedi familjare në Itali, 83-vjeçari vret me thikë djalin pas sherrit

Tragjedi familjare në Itali, 83-vjeçari vret me thikë djalin pas sherrit

August 30, 2026
“Shpresë dhe frikë”: Familjarët e të zhdukurve në Kosovë presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

“Shpresë dhe frikë”: Familjarët e të zhdukurve në Kosovë presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

August 30, 2026
Rrezik për zjarre nga i nxehti përvëlues, FA në gatishmëri

Shtatori nis me temperatura të larta, i nxehti vijon edhe në ditët e para të muajit, ja çfarë parashikohet për motin

August 30, 2026
“Lufta do të bëhet e pashmangshme”, ish-këshilltari i Putinit paralajmëron përplasjen me Europën, zbulon skenarët që mund të çojnë Rusinë në konflikt me NATO-n

“Lufta do të bëhet e pashmangshme”, ish-këshilltari i Putinit paralajmëron përplasjen me Europën, zbulon skenarët që mund të çojnë Rusinë në konflikt me NATO-n

August 30, 2026
Zjarri del jashtë kontrollit në Mat/ Flakët përfshijnë pyllin e Trodhenit, era e fortë vështirëson ndërhyrjen! Nis operacioni nga ajri për izolimin e vatrës

Zjarri del jashtë kontrollit në Mat/ Flakët përfshijnë pyllin e Trodhenit, era e fortë vështirëson ndërhyrjen! Nis operacioni nga ajri për izolimin e vatrës

August 30, 2026
3 shenjat e horoskopit që nuk i thyen as vështirësia, sa më e rëndë bëhet situata aq më të fortë bëhen!

3 shenjat e horoskopit që nuk i thyen as vështirësia, sa më e rëndë bëhet situata aq më të fortë bëhen!

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com