• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasje, trafik droge, gjobëvënie; 30 dosje të bujshme kalojnë sërish te Krimet e Rënda

by A R
06/04/2018 08:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Lartë, ka marrë një vendim që urdhëron Gjykatën e Krimeve të Rënda të mos shpallë moskompetencën për një sërë dosje penale të cilat nuk kanë lidhje me të akuzuar për grup të strukturuar kriminal, por për vepra të ndryshme penale.

Vendimi i marrë një ditë më parë nga një trupë gjykuese e Gjykatës së Lartë që ka shqyrtuar çështjen e kapjes së 1 ton drogë në Portin e Durrësit, ku të arrestuar janë 5 persona, ka vendosur që kjo çështje të mos i kalojë për kompetencë Gjykatës së Durrësit, por të vijojë të gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda për akuzën e trafikut të narkotikëve në bashkëpunim. Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë ka urdhëruar që të gjitha çështjet e rregjistruara përpara 1 gushtit 2017 të vijojnë të gjykohet nga kjo gjykatë, duke mos shpallur moskopetencën lëndore. Mësohet që prej hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore, gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur moskopetencën për 30 çështje penale që kanë të bëjnë pëhr krime në familje, trafik droge, vrasje, dhe kanosje e gjobëvënie.

Gjykata e Apelit

Në të njëjtën linjë, ka vepruar dhe Gjykata e Apelit për Krime të Rënda e cila ka transferuar për gjykim në rrethet e tjera disa dosje. Çështja më e nxehtë që kjo gjykatë ka qënë në diskutim për ta transferuar në Apelin e Durrësit, ka qënë dosja me të pandehurin Dritan Dajti i akuzuar për vrasjen e 4 efektivave të policisë së Shtetit në Durrës. Mirëpo pas këtij vendimi të Gjykatës së Lartë, çështja “Dajti” tashmë nuk mund të transferohet. Burimet pranë gjykatës thanë se pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Lartë pritet që dhe gati 30 çështje që janë transferuar në rrethe të rikthehen sërisht për tu gjykuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Procesi gjyqësor për këto çështje hyri në një spirale ligjore, për shkak të ndryshimit të procedurave ligjore, të bëra si rezultat i reformës në drejtësi.

30 dosje sërish tek Krimet e Rënda

Vendimi i një dite më parë rrëzon atë të marrë 2 jave më parë për shkak të krijimit të disa anomalive në sistem. Gjatë dy javëve, Krimet e Rënda shpallën moskompetencë për rreth 30 dosje duke ua deleguar rretheve. Mes tyre edhe çështje të rëndësishme për trafik droge apo krime në familje. Tashmë ato priten të rikthehen përsëri pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda. Bëhet fjalë për dosjen e vrasjes së gjyqtares së Shkodrë Fildeze Hafizit, vrasjen e Suela Sulës në Shkodër nga bashkëshorti i saj dhe një sërë çështjes të tjera./shqiptarja

a.ç

Next Post
Italia në udhëkryq, vështirësi në formimin e qeverisë së re

Italia në udhëkryq, vështirësi në formimin e qeverisë së re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kandidati shqiptar në SHBA: Populli është lodhur nga Trump, luftrat kanë rritur kostot e jetesës

Kandidati shqiptar në SHBA: Populli është lodhur nga Trump, luftrat kanë rritur kostot e jetesës

November 3, 2026
Pse Teksasi konservator është kaq i rëndësishëm për Trumpin

Pse Teksasi konservator është kaq i rëndësishëm për Trumpin

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, ekspertët parashikojnë se konfirmimi i rezultateve mund të marrë javë në disa shtete

Zgjedhjet në SHBA, ekspertët parashikojnë se konfirmimi i rezultateve mund të marrë javë në disa shtete

November 3, 2026
“Unë dhe vëllai im Thaçi”, ish-Presidenti i Kosovës kujton takimin e 16 viteve më parë me Erdoğan-in

“Unë dhe vëllai im Thaçi”, ish-Presidenti i Kosovës kujton takimin e 16 viteve më parë me Erdoğan-in

November 3, 2026
Hapen dosjet në Hungari! Ish-kryeministri Orban: Refuzova të bëhesha informator i shërbimeve sekrete komuniste

Hapen dosjet në Hungari! Ish-kryeministri Orban: Refuzova të bëhesha informator i shërbimeve sekrete komuniste

November 3, 2026
Katër ndryshimet që mund të sjellë në politikën e jashtme amerikane fitorja e demokratëve

Katër ndryshimet që mund të sjellë në politikën e jashtme amerikane fitorja e demokratëve

November 3, 2026
Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe Nju Jork

Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe Nju Jork

November 3, 2026
Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve

Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve

November 3, 2026
Ministria e Mbrojtjes jep informacion për rrethanat e plagosjes së ushtarit në Bazën Ajrore të Kuçovës

Ministria e Mbrojtjes jep informacion për rrethanat e plagosjes së ushtarit në Bazën Ajrore të Kuçovës

November 3, 2026
Zgjerimi i BE-së, dalin detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian, e shpall nesër Marta Kos

Zgjerimi i BE-së, dalin detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian, e shpall nesër Marta Kos

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In