• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Vrasje për nder”, historia tragjike e gruas që u ekzekutua në rrugë nga i vëllai

by Java News
11/05/2019 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Filmi i kushtohet gjermano-turkes Hatun Aynur Sürücü, e cila më 2005 në Berlin ra viktimë e një të ashtuqujture “vrasje për nder”. Dorasi ishte vëllai i saj. Në filmin “Vetëm një grua” e vrara tregon historinë e saj.

“Unë isha një vrasje për nder” dhe “ky deng nën këtë qefin jam unë” – me shprehje të tilla filmi “Vetëm një grua” rrëfen në mënyrë precize dhe direkt historinë e Hatun Aynur Sürücü, e cila më 2005 në Berlin u ekzekutua në rrugë nga i vëllai.

Kinostart - Nur eine Frau Film über Hatun Sürücü (picture-alliance/dpa/NFP/M. Bothor)

Kush është Hatun Aynur Sürücü?

Aynur u lind më 17 janar 1982 në Berlin, bijë e prindërve kurdë të besimit suni. Ata vijnë nga provinca turke Erzurum në Lindje të Anadollit. Vajza është një ndër nëntë fëmijët në familje. Ajo rritet në Berlin-Kreuzberg dhe ndjek gjimnazin. Në moshën 16 vjeç familja e heq atë nga shkolla dhe e marton me një kushëri në Turqi. Burri është i dhunshëm. Aynur kkthehet shtatzënë në Berlin. Në fillim ajo jeton në familjen e saj, por dëshira për të vendosur vet për jetën e saj bëhet gjithnjë e më e fortë.

Pavarësisht rezistencës së familjes së saj, ajo largohet me të birin dhe jeton fillimisht në një strehimore grash e më pas në një banesë më vete. Ajo kërkon ndihmë prej psikoterapistëve, heq shaminë e kokës, rifillon shkollën e ndërprerë dhe nis kursin e kualifikimit profesional si elektroinstaluese. Të gjitha këto i bën me vullnetin e saj.

Në moshën 23 vjeç ajo është në prag të marrjes së provimit të kualifikimit. Më pas do të shpërngulet për në Freiburg dhe të përfundojë atje maturën në shkollën profesionale. Por nuk arrin ta realizojë këtë. Më 7 shkurt 2005 njëri prej vëllezërve e vret me tre plumba në kokë në mes të rrugës, në stacionin e autobusit  Berlin-Tempelhof. Kjo vrasje ndezi debatin mbi martesat me detyrim dhe botëkuptimin e familjeve myslimane në Gjermani.

Kinostart - Nur eine Frau Film über Hatun Sürücü (picture-alliance/dpa/NFP/M. Bothor)

“Bëhet fjalë për vetëvendosje”

Katërmbëdhjetë vjet pas vrasjes regjisorja Sherry Hormann sjell në kinema historinë e Hatun Aynur Sürücü. “Ideja erdhi, sepse unë e konsideroj mjaft tronditëse këtë histori”, thotë Hormann gjatë premierës së filmit në Berlin. “Pas kaq shumë vitesh kjo histori duhet rrëfyer, sepse ajo po e ndryshon kaq shumë shoqërinë tonë, aq sa ne gjithnjë e më shumë lëvizim brenda gardheve.”

Në fillim të filmit personazhet flasin mes tyre turqisht. “Aha, ju nuk na kuptoni ne”, vëren protagonistja dhe pastaj ata e kthejnë në gjermanisht bisedën. A i drejtohet filmi kryesisht publikut gjermanofon? “Kjo temë na prek të gjithëve”, thotë Hormann. “Bëhet fjalë për të drejtën e vetëvendosjes. Bëhet fjalë për të drejtën e vetëvendosjes së gruas. Bëhet fjalë për vetëvendosjen tonë edhe si njerëz.”

“Aynur zhvillonte një luftë, që e bëjnë shumë gra”

Filmi është prodhuar nga gazetarja e njohur dhe moderatorja televizive Sandra Maischberger. “Për këtë rast janë prodhuar kryesisht filma dokumentarë. Në to fjalën e marrin kryesisht burrat, që jetojnë. Pra vrasësit, vëllezërit,” thotë  Maischberger. Me filmin synohet t’i jepet një zë Aynurit. “Sepse ajo zhvillonte një luftë, që edhe sot është aktuale dhe e bëjnë shumë gra. Ndoshta jo me një fund dramatik, por ato luftojnë kundër dominancës mashkullore dhe për vetëvendosje.” Për mua më e mira do të ishte, thotë Maischberger, nëse të gjithë njerëzit, që jetojnë në Gjermani, do ta ndjenin veten si një komunitet, të mbajnë përgjegjësi për njeri-tjetrin dhe të respketojnë rregullat e tjetrit.

Filmi konstrukton regjistrimet dhe fotografitë e Aynurit real dhe vazhdon të ndjekë stilin e dokumentarit. Muzika hip-hop e Aynurit shoqëron filmimet e çastit të babait të sëmurë e të mbingarkuar në xhami. Filmi skicon, se sa të pashpirt janë disa pjesëtarë të familjes – edhe motrat  – se si ato e trajtojnë Aynurin e çlirët, që do të shkëputet nga familja e saj. Filmi u shmanget klisheve si “bota e lirë perëndimore kundër botës fanatike myslimane”, dhe përcjell edhe një akuzë ndaj drejtësisë, që dënon vetëm vëllain e vogël, i cili kryen vrasjen dhe e pranon akuzën duke llogaritur me një dënim të ulët.

T’i jepet një zë Aynurit

“Vetëm një grua” nuk synon të shtjellojë situatën psiqike apo sociale të një familjeje, por vendos në qendër vetëm Aynurin dhe zërin e saj. Ka një efekt shumë të madh diskrepanca mes zërit pa emocion të së vdekurës dhe historisë që ajo rrëfen.

“Të rrëfesh tërësisht nga perspektiva e një të vdekure, kjo ishte një sfidë”, thotë aktorja Almila Bagriacik. “Nëse dikush vdes, shumë njerëz kanë një mendim për të, se si ka qenë dhe si ka vdekur. Por vet personi nuk mund të thotë më gjë për këtë.” DW

g.kosovari

Next Post
Misteri i madh i opozitës/ Çfarë do të bëjnë këta të tre?!

Misteri i madh i opozitës/ Çfarë do të bëjnë këta të tre?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Kush nuk punon për të, punon për PS!

March 25, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Ngjela: Berisha e përdor partinë për interesa personale! Nuk fiton dot përballë PS, pasi është non grata nga SHBA

March 25, 2026
“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

March 25, 2026
“Epsteini” ynë

Zgjedhjet duhet t’i bëjë KQZ, jo kutitë e KQZ

March 25, 2026
“Të dalin para drejtësisë urdhëruesit e krimit”, familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të tij

“Të dalin para drejtësisë urdhëruesit e krimit”, familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të tij

March 25, 2026
Kush është vrasësi me pagesë që ekzekutoi Nikulajn, portugezi Ruben Saraiva dikur njihej si trajner futbolli

Kush është vrasësi me pagesë që ekzekutoi Nikulajn, portugezi Ruben Saraiva dikur njihej si trajner futbolli

March 25, 2026
“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

March 25, 2026
Vuçiç: Nuk do sulmojmë as shqiptarët dhe as kroatët! Më premtuan Çmim Nobel nëse njihja Kosovën, por…

Vuçiç: Nuk do sulmojmë as shqiptarët dhe as kroatët! Më premtuan Çmim Nobel nëse njihja Kosovën, por…

March 25, 2026
Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

March 25, 2026
“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In