• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasje me pagesë/ Detaji që fundosi Nuredin Dumanin dhe vëllezërit Beqiraj

by Java News
12/10/2022 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasjet me pagesë kohët e fundit duket se është një “biznes i nëndheshëm” që po lulëzon në vendin tonë. Kjo vërtetohet edhe nga ngjarjet e shumta kriminale dhe kapjen e disa nga vrasësve me pagesë. Të fundit të arrestuar janë vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj të cilët bëhen përgjegjës për disa ngjarje kriminale në vend.

Ajo që vihet re, është se ndër vështirësit kryesore të këtyre vrasësve me pagesë janë sigurimi i mjeteve të punës. Që nga armët dhe tek makinat, këto mjete pune kanë sjellë konflikte mes kriminelëve që me pas i kanë nxjerrë zbuluar tek autoritetet.

Një konflikt i tillë ndodhi mes Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës që vulosi armiqësinë e përjetshme mes tyre. Dikur miq të ngushtë, por më pas armiq të përbetuar, që prej vitesh tentojnë të eliminojnë fizikisht njëri – tjetrin por edhe bashkëpunëtorët e tyre. Kjo është historia e dy vrasësve me pagesë Talo Çela dhe Nuredin Dumani.

Ky i fundit i arrestuar disa muaj më parë pasi mbeti i plagosur në një atentat në Elbasan, ndërsa armiku i tij Talo Çela vijon ende të jetë në kërkim. Nuredin Dumani ka pranuar të flasë për të shkuarën e errët dhe kriminale të tij. Ai ka rrëfyer para SPAK edhe se si nisi armiqësia mes tij dhe Talo Çelës. Mësohet se gjithçka ka nisur pas vrasjes së Andi Zylyfit, djalit të hallës së Erion Alibej.

Nuredin Dumani rrëfen se në vitin 2019-të pati një konflikt me Talo Çelën pasi e kishte ndjerë veten të përdorur prej tij. Dumani shprehet se një makinë që ai e kishte të falur dhe e ruante për ndonjë ngjarje tjetër por i ishte kërkuar nga Talo Çela për të kryer vrasjen e Andi Zylyfit.

Por jo vetëm Dumanin me Talo Çelën, por edhe vëllezëri Beqiraj u futën në konflikt për makinat e krimit me miqtë e tyre.

Në datë 4 Janar 2022, në zonën e Don Boskos në Tiranë ndodh një masakër me 1 të vrarë dhe 4 të plagosur. Por, mesa duket në këtë vrasje ishte ngatërruar objektivi. Kjo del nga dëshmia e Indrit Beqiraj, i cili është arrestuar së bashku me vëllain e tij Gentjanin, dhe ka rrëfyer disa krime të pazbardhura si dhe ka zbuluar një grup vrasësish me pagesë.

Në dëshminë e tij për ngjarjen e 4 Janarit 2022 në Don Bosko Indrit Beqiraj tregon se ai dhe vëllai i tij, së bashku me Kevin Zenelin (Suçi) kishin ndjekur Geron Hasanbelliun dhe nipat e tij. Ata kishin parë se Geron Hasanbelliu pinte shpesh kafe në të njëjtin lokal. Por dy vëllezërit Beqiraj, të pajtuar nga Kevin Zeneli me porosi të Kasandër Nogës për të vrarë Geron Hasanbelliun, nuk kishin mundur. Sipas dëshmisë së Beqiraj, miku i tij Kevin Zeneli i kishte marrë makinën pa paraljmëruar.

DËSHMIA E INDRIT BEQIRAJ:

Më datë 04.01.2022, ka ndodhur një ngjarje në Don Bosko tek lokal Fokus, ku është qëlluar me armë dhe janë vrarë persona, kam parë në lajme ngjarjen ku ndër të tjera, pashë nga kamerat edhe makinën Benz që më kishin sjellë mua më parë për të vrarë Manecin dhe që ma mori Kevin pa lajmëruar.

E kam telefonuar Kevin direkt por nuk ma ka hapur telefonin. Nga data 06.01.2022 më telefonon Kevin dhe më kërkon një test Covidi për të kaluar kufirin, ia bëj në Durrës tek një laborator i Ergys Hoxhës me emrin “Kasa” që ndodhet në Kënetë në Rrugën Vllazërimi.

Ia kam bërë dhe ka ardhur për ta marrë vetë dhe ka paguar lekët për testin dhe më la dhe mua 50 Euro. Kevinin e nxorra direkt tek Ura e Dajlanit në këmbë dhe gjatë kësaj kohe e pyeta për punën e Don Boskos dhe thashë që ç’a bëtë pse u gabua objektivi se është gjynah se u vra tjetër për tjetër.

Më tha u gabua informata. Kur e pyeta se me kë kishte qenë ai nuk më tregoi emër a person por më tha që i kishte dhënë njërit një shumë prej 50.000 Euro dhe Kevinin e mori nga Ura e Dajlanit një makinë tip Porsche Cayene tip i fundit se topat mbrapa i kishte me viza.

Objektiv i atentatit në atë ngjarje ka qenë Geron Hasanbelliu. Kevin është larguar drejt Kroacisë pastaj Gjermanisë dhe në dijeninë time është takuar dhe me Kasandrin i cili i ka kërkuar llogari për ngjarjen tek Don Bosko. Ka komunikuar me mua dhe më ka thënë që të vrisja nipat e Geronit pasi kishin dalë në Astir.

/s.f

Next Post
4 mijë rrënjë kanabis të mbjella/ SPAK dërgon për gjykim 17 persona, mes tyre edhe 3 drejtuesit e grupit kriminal

SPAK kërkon 10 vite burg për iranianin që akuzohet për terrorizëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
Erdogan habit liderët e vendeve të NATO-s, u dhuron pistoleta me emrat e tyre të gdhendur! Starmer e refuzon sepse…

Erdogan habit liderët e vendeve të NATO-s, u dhuron pistoleta me emrat e tyre të gdhendur! Starmer e refuzon sepse…

July 8, 2026
Si po e kthen Irani varrimin e Khameneit në shfaqje force

Si po e kthen Irani varrimin e Khameneit në shfaqje force

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In