• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasje me eksploziv për drogën/ Pista kryesore e hetimit për ekzekutimin e Aleksandër Sadikajt

by Java News
13/06/2022 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasësi i Aleksandër Sadikajt dyshohet se fshihet në rrethin e të njohurve të tij. Në këtë konkluzion ka mbërritur policia e Tiranës nga analizimi i rrethanave të ngjarjes dhe dëshmive të grumbulluara.

Nga pyetja e familjarëve dhe miqve të 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, Policia e Tiranës ka mundur të ndërtojë një hartë të lëvizjeve të viktimës ditët e fundit.

Rezulton se në datën 8 dhe 9 ai ka qenë në Memaliaj tek biznesi i tij dhe më pas mbrëmjen e datës 9 qershor deri ditën e ngjarjes ka qenë në Tiranë. Referuar kamerave të sigurisë rezulton se në orën 13:20 ai ka dalë nga banesa në Sauk të vjetër dhe vetëm 5 minuta më vonë në mjetin e tij është aktivizuar lënda plasëse që i solli vdekjen.

Ekspertët dyshojnë se lënda plasëse, rreth 500 gr.,  është vendosur poshtë sendiles së shoferit. Policia ka sekuestruar dhjetëra kamera sigurie në Memaliaj, Sauk të vjetër e zonës së Komunës së Parisit ku mjeti ka qenë i parkuar së fundmi për të zbuluar autorët.

Nga të dhëna operative policia ka mësuar se ditën e ngjarjes  dy persona kanë qëndruar disa orë në mbikalimin e Saukut dhe dyshohet se kanë qenë ata që kanë aktivizuar eksplozivin në distancë.

Deri tani pista më e fortë hetimore është ajo e konflikteve për shkak të trafikut të drogës ku dyshohet se viktima ka prishur një marrëveshje, informon Top Channel.

Policia ka ushtruar kontroll në banesën e marrë me qera në zonën e Saukut të vjetër ku ka sekuestruar një jelek antiplumb dhe disa plumba pistolete.

Kujtojmë që në mjetin i cili shpërtheu me eksploziv policia sekuestroi një pistoletë që dyshohet se i përket viktimës.

Vrasja e Aleksandër Sadikajt është e 17-ta e ndodhur në Shqipëri gjatë këtij viti. Katër nga vrasjet janë shënuar në Tiranë ku tre janë ende pa autor./m.j

Next Post
Nuk ka më kthim! Blero dhe Afrona konfirmojnë ndarjen me këtë veprim

Nuk ka më kthim! Blero dhe Afrona konfirmojnë ndarjen me këtë veprim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com