Një shqiptar është vrarë mbrëmjen e kaluar në veri të qytetit Guayaquil në Ekuador. Ndonëse vrasja ka ndodhur dje, trupi i viktimës është identifikuar sot, e bëhet fjalë për Ergys Dashin 34 vjeç.
I riu, ishte duke qëndruar në një restorant, ku është vrarë nga persona të armatosur. Në vendngjarje ekspertët kanë gjetur 20 gëzhoja armësh, ndërsa Ergys Dashit, i është konstatuar një plagë e madhe në pjesën ballore të kokës.
Po ashtu, në këtë antenat është plagosur Angie Romero, 26 vjeçe, e cila ndodhej e ulur fare pranë tavolinës që qëndronte viktima. Pista që po heton policia është ajo e trafikut të drogës. E madje, Dashi në vitin 2014 është arrestuar nga policia po për kultivim droge, si pjesë e një operacioni që çoi prapa hekurave 32 persona.
/a.r