• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasje e rëndë apo vrasje e lehtë (e megjithatë, vrasje ka pasur)

by Endri Kajsiu
14/10/2019 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Endri Kajsiu

Sa herë na ka rënë rasti të dëgjojmë që pas një vrasje të debatohet nëse vrasja ishte e rëndë apo e lehtë? Sa herë të tjera pas një përdhunimi, debati publik mund është përqendruar nëse e përdhunoi shumë apo pak? E sa herë të tjera pas një grabitje të armatosur është folur nëse ishte grabitje e lehtë apo e rëndë?

Natyrshëm, asnjëherë! Sepse përtej interesave politikë të mediave apo opinionit publik, vrasja është gjithmonë vrasje, ashtu si përdhunimi gjithmonë përdhunim e këtu të gjithë biem dakord në anatemimin e autorëve.

E kundërta ndodh me debatin më “trendi” të momentit, raportin final të Komisionit të Venecias mbi shkeljet e Kushtetutës nga ana e Presidentit Meta. Pasi komisioni “më autoritar ligjor në Europë”, duke cituar fjalët e vetë Metës, nuk përligji arsyet e tij për ç’dekretimin e zgjedhjeve, një pjesë e mediave pompojnë tanimë një koncept të ri: Që shkelja nuk ka qenë edhe aq e madhe, e duke parë rrethanat, madje paska qenë edhe e legjitimuar.

Për të ardhmen e këtij vendi, vendosja e një precedenti të tillë përbën një kërcënim edhe më të madh se vetë fakti i ndodhur. A mundet që në të ardhmen, të kemi Kryeministra apo Presidentë, që duke përdorur këtë precedent të fitojnë lirinë që të shkelin pakëz Kushtetutën, sipas interesit të momentit? Nëse po, përse atëherë duhet të kemi parimisht një Kushtetutë?

Mënyra se si është shtruar debati pas vendimit të Venecias është kryekëput i gabuar. E gabuar sepse në kurthin e teknikaliteteve rrezikojmë të mos kandisim thelbin. Dhe e dyta, e gabuar, sepse pritshmëritë tona ndaj Venecias, tejkalojnë atë që ky komision prestigjioz mund të bëjë.

Pyetja që iu drejtua “Shën Markut” ishte shumë e thjeshtë: A u shkel apo jo Kushtetuta nga Presidenti. Përgjigja ishte edhe më e qartë: Po! Në është shkelje e rëndë apo e lehtë, nuk i takon Venecias ta vendosë, por autoriteteve shqiptare.

Në një analogji krejtësisht të pavend, është sikur t’i kërkosh gjyqtarit të një ndeshje futbolli të shohë në sistemin VAR një rast penalltie të dyshimtë. E pasi penalltia të akordohet, të ndalesh dhe të pyesësh nëse është vërtet penallti kaq flagrante apo më pak flagrante. Nuk i takon gjyqtarit ta bëjë këtë! Atij i takon të vendosë, komentet i takojnë studiove televizive.

Rikthemi tek teknikalitetet. Tek thelbi i asaj që ka thënë Komisioni i Venecias. E thelbi i këtij opinioni përmblidhet në tre paragrafë:

1. Presidenti në kuptim të nenit 92/gj dhe 94 të Kushtetutës nuk ka të drejtë të anullojë dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve (prg 45 e vijues).

2. Zgjedhjet mund te anullohen vetem ne situata emergjente, por edhe ne kete rast duhet vepruar ne perputhje me parashikimet kushtetuese, dispozitat e ligjit ose ne baze te zgjidhjeve ligjore ad-hoc, (rregulla te vendosura me ligj, te perkohshme). Ne rastin e anullimit te zgjedhjeve te 30 qershorit, kjo procedure nuk u zbatua. (prg. 61 dhe prg.62).

3. Edhe nëse Presidenti ka ndjekur një qëllim legjitim, as Kushtetuta as Kodi Zgjedhor nuk parashikojnë të drejtën e Presidentit të anullojë dhe të shtyjë zgjedhjet (prg. 73)

Për hir të argumentit, le të ndalemi një sekondë dhe të shohim këtë raport final me optikën e Presidencës. Zgjedhjet mund të anullohen në situata emergjente. Situata e përpara zgjedhjeve ishte e tillë!?
Një tjetër argument është që me bojkotin e partive më të mëdha të opozitës, qytetarëve i mungonin opsione të vërteta zgjedhjeje. E një tjetër argument, i dalë boje tanimë më, është që ai që ka të drejtën e dekretimit, ka edhe të drejtën e ç’dekretimit.

Të tre, argumente pa dyshim të vlefshme për të hedhur hi syve në studiot televizive. Por, asnjëri argument i vlefshëm ligjor. Sepse 1. Situate emergjence në kuptimin e ligjit janë vetëm lufta dhe fatkeqësitë natyrore. Sepse 2. Venecia thotë që vendimi për bojkot i një apo më shumë partive nuk cënon legjitimitetin e zgjedhjeve dhe sepse 3. Në sferën e të drejtave të njeriut, siç është e drejta e votës, nuk ekziston ajo që në ligj quhet actus contrarius.

Që do të thotë Presidenti ka të drejtë të dekretojë zgjedhjet, por duke qenë se ç’dekretimi cënon të drejtat e njeriut, ai nuk mund ta bëjë më këtë. E kjo, sepse të drejtat e njeriut mund të kufizohet vetëm nga një logjikë proporcionaliteti të aplikuar rast pas rasti, e në këtë rast Venecia nuk mundi të identifikojë asnjë arsye më të madhe se e drejta e votës, për të përligjur anullimin e saj.

Argumentat janë aty. Të bardha mbi të zezë dhe si ngahera, ka argumenta për të gjithë, edhe sepse një prej “virtyteve” më të spikatura të politikës shqiptare është gjetja e argumenteve aty ku ska. Dy shembuj të tjerë u regjistruan vetëm javën e kaluar. E para, rekomandimi pozitiv për hapjen e negociatave mund të sulmohet me të ashtuquajtura kushte, e dyta, raporti i shkëlqyer i Bankës Botërore për punësimin, mundi të sulmohej me korrupsionin (se çfarë lidhje ka!?).

Po këtë herë, raporti final i Venecias nuk është një akt i thjeshtë bakalli, as një epikrizë që na përshkruan në vija të trasha atë që ndodhi. Raporti final i Venecias është një gur themeli në fushën e legjislacionit shqiptar dhe në balancën e ndarjes së pushteteve, një parim i patjetërsueshëm në demokraci.

Prandaj, të vrasësh këtë raport me teknikalitete është njësoj sikur të debatosh mbi një vrasje, nëse ajo ka qenë e rëndë apo jo.

Shën Marku e bëri detyrën që ju caktua. I kërkuam të na thotë në ka shkelje kushtetuese, si një komision jashtë hyqmit të “Portës së Lartë” apo opozitës shqiptare. Përgjigja ishte e paekuivok: Po, Kushtetuta u shkel! Tani, le të jetë Gjykata Kushtetese, e Komisioni Hetimor ai që të vendosin për fatin e Presidentit. Përndryshe, nëse do të vendoste Venecia edhe për këtë, së bashku me Kushtetutën, kot që t’i kishim edhe gjykatat apo institucionet e tjera. (Tema)/l.m

Next Post
Shkrimtari i njohur: Shqipëria drejtohet nga shërbimet e huaja sekrete!?

“Gishtin e mesëm na e ngrenë edhe ata ...”, reagimi i ashpër i Kim Mehmetit për veprimin e Borchard

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

March 22, 2026
“Gati për të marrë pushtetin në Teheran”, flet kreu i opozitës iraniane në Shqipëri: Duhet menaxhuar periudha e tranzicionit

“Gati për të marrë pushtetin në Teheran”, flet kreu i opozitës iraniane në Shqipëri: Duhet menaxhuar periudha e tranzicionit

March 22, 2026
Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

March 22, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pasdite në shkollën e notit…”

March 22, 2026
Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

March 22, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse do bëhet shpejt porti i ri në Porto Romano?

March 22, 2026
“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

March 22, 2026
Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

March 22, 2026
Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In