• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja/Flet shoku i Artan Cukut: Shteti e la vetëm përballë krimit, fitoi gjyqin për rikthim në detyrë

by Java News
09/04/2017 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleks Hajdari, kryetari i Shoqatës së efektivave të Policisë në Lirim ka reaguar duke thënë se vrasja e Artan Cukut, lidhet drejtpërdrejt me detyrën e tij, si ish-funsionar i Lartë i Policisë.

Në një intervistë për “Shqiptarja.com” një nga shokët e ngushtë të Cukut, Hajdari kujton momentet kur Cuku u lirua nga ish-kryepolici Didi dhe më pas u persekutua në detyra të ulëta, persekutime që zgjatën deri në shkarkimin e plotë të tij nga rradhët e policisë.

Më tej hajdari kujton se Cuku edhe pse mundi të fitojë gjyqin për rikthim në detyrë, vendimi gjyqësor asnjëherë nuk u zbatua nga krerët e lartë të policisë, për futjen në punë të tij, duke e lënë mes katër rrugëve dhe të pambrojtur përballë dorës kriminale. Ligjërisht Cuku ishte në detyrë.

Zoti Hajdari, dora kriminale sërisht qëlloi mbi një efektiv policie, mbi një efektiv që i ka shërbyer me përpikmëri shtetit në funksionet më të larta?

Me keqardhje dhe hidhërim të thellë dje në mbrëmje rreth orës 20:30 u  ndërshkua me vdekje nga dora kriminale kolegu dhe një ndër ish-drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, i cili ka shërbyer me devotshmëri e përkushtim për rreth 24 vite në sektorët më të vështirë të Policisë së Shtetit.

Ka shërbyer në disa nga qytetet dhe zonat më problematike në raport me shkallën e kriminalitetit të lartë siç janë Shkodra, Durrësi, Tropojë, Tiranë e Vlorë si dhe Drejtues i Lartë në DPPSH. Në të gjitha këto detyra ka mbajtur funksione të larta drejtuese, ku me punën, guximin, vendosmërinë, profesionalizmin e tij dhe stafit me të cilët ka punuar ka arritur rezultate të ndjeshme në luftë kundër krimit dhe trafiqeve të paligjshme.

Për shkak të pseudoreformave të ndërmarra nga Qeveria dhe MPB pas tetorit 2013 ish-drejtuesi dhe viktima e krimit makabër e pa veten në rrugë,i braktisur nga shteti që i sherbeu, nga struktura policore për të cilën ai sakrifikoji dhe u përball çdo ditë me krimin dhe kriminelët për mbi 24 vite të karrjerës së tij policore.

Si e njihnin ju Tanin, si ishte ai me uniformën e policisë dhe si ishte civil?

Si qytetar i këtij vendi dhe djal i Dibrës atë i gjithë rrethi shoqëror, intelektual, në komunitet ku ka shërbyer dhe banuar e njihte si mishërim i njeriut i cili mbarte dhe reflektonte vlerat më të larta njerëzore, morale, profesionale dhe familjare.

Cfarë do të thotë për Policinë e Shtetit kjo vrasje?

Për ish-kolegët tanë që sot nuk janë të pakët në rrugë dhe jashtë strukturës policore do të thotë një humbje e dyfisht pasi jo vetem humben kolegun e tyre dhe familja humbi babain, bashkëshortin, djalin, vëllajin, por akoma më i rëndë është fakti që krimi arrin ta ekzekutoj në mënyrë barbare e mafjoze në zemër të kryeqytetit dhe në pragun e shtëpisë së tij teksa po shkonte pranë fëmijëve të tij.

Vrasja mafjoze e natës së djeshme ndaj ish- drejtuesit dhe kolegut tonë tregon me zë të lartë se sa të braktisur dhe të pasigurte është sot e gjith armata e ish-drejtuesve dhe ish-punonjësve të policisë që sot ndodhen në rrugë, në mëshirë të fatit, të ekspozuar përballë krimit dhe politikave të ndërmarra nga një prej drejtuesve më famëkeq që ka njohur dikasteri i MB dhe ish Drejtori i Policisë  së Përgjithshme Artan Didi.

Këto të dy ish-drejtues me militantizmin politik dhe me të vetmin qëllimin largimin nga rradhët e policise të atyre që nuk bënin shërbime politike ndërmorrën largimin masiv të drejtuesve dhe punonjësve të policisë ndër to dhe i ndjeri kolegu ynë Artan Cuku, duhet të mbajnë përgjegjsi ligjore në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Megjithëse me vendim gjyqësor fitoi të drejten e kthimit në detyrë të dy keta ish-drejtues politik nuk denjuan të zbatonin vendimin gjyqësor me gjithë kërkesat e herë pas hershme të të ndjerit, për tu rikthyer në profesionin që aq shumë e dashironte.

Ju si kryetar i Shoqatës të efektivave të policisë në lirim, keni marrë kontakte me policinë, për të mesuar se çfarë masash janë marë lidhur me identifikimin e autorëve të krimit?

Me gjithë interesimin tim dhe të të gjithëve kolegëve të tij akoma nuk ka asnjë informacion apo pistë hetimi të bazuar që çon në zbardhjen e autorëve dhe rrethanave e motiveve të këtij krimi . Për ne si shoqatë dhe kolgë të tij pavarëisht njoftimëve mediatike te deritanishme jemi të bindur që kolegun tonë e vrau dora e krimit, për shkaqe që lidhen me detyrat që ai ka kryer.

Next Post
Histori/Doktori italian, i cili mbeti në Prizren tërë jetën e tij

Histori/Doktori italian, i cili mbeti në Prizren tërë jetën e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthen tubi kryesor i ujësjellësit në Vlorë, ‘përmbytet’ bulevardi “Ismail Qemali”

Shpërthen tubi kryesor i ujësjellësit në Vlorë, ‘përmbytet’ bulevardi “Ismail Qemali”

January 21, 2026
Harta e re e investimeve strategjike, nga majat e Korabit te Kurveleshi, qeveria shpall zonat prioritare

Harta e re e investimeve strategjike, nga majat e Korabit te Kurveleshi, qeveria shpall zonat prioritare

January 21, 2026
Diskriminimi i shqiptarëve në Preshevë, Kongresi i SHBA: Departamenti i Shtetit të hetojë në Serbi!

Diskriminimi i shqiptarëve në Preshevë, Kongresi i SHBA: Departamenti i Shtetit të hetojë në Serbi!

January 21, 2026
FOTO / Edi Rama darkon me Ivanka Trump në Vlorë

FOTO / Edi Rama darkon me Ivanka Trump në Vlorë

January 21, 2026
“PS po shkatërron kombin”, Berisha: Rama s’i ka fituar zgjedhjet e fundit. Do ta përmbysim!

“PS po shkatërron kombin”, Berisha: Rama s’i ka fituar zgjedhjet e fundit. Do ta përmbysim!

January 21, 2026
Masakra e 21 Janarit, flet Fatos Klosi: I pashë me sytë e mi dy nga vrasjet! U qëllua nga të besuarit e Berishës

Masakra e 21 Janarit, flet Fatos Klosi: I pashë me sytë e mi dy nga vrasjet! U qëllua nga të besuarit e Berishës

January 21, 2026
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniveristar Durrës shpallet i pafajshëm, Gjykata rrëzon akuzat

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniveristar Durrës shpallet i pafajshëm, Gjykata rrëzon akuzat

January 21, 2026
Taksat vendore 2026, Bashkia Tiranë thirrje bizneseve të vetëdeklarojnë të dhënat

Taksat vendore 2026, Bashkia Tiranë thirrje bizneseve të vetëdeklarojnë të dhënat

January 21, 2026
VIDEOLAJM / Eskorta e Ramës mbërrin në Vlorë, Kryeministri takon Ivanka Trump dhe Jared Kushner

VIDEOLAJM / Eskorta e Ramës mbërrin në Vlorë, Kryeministri takon Ivanka Trump dhe Jared Kushner

January 21, 2026
PAMJET/ Ndodh në Fier, 55-vjeçari mbetet i varur jashtë apartamentit. Panik te banorët!

PAMJET/ Ndodh në Fier, 55-vjeçari mbetet i varur jashtë apartamentit. Panik te banorët!

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In