• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja rrugore duhet të përfshihet në Kodin Penal!

by Eduard Zaloshnja
04/09/2025 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Tani që po fillon konsultimi publik rreth Kodit Penal, do të ketë shumë sugjerime për nene të ndryshme të tij.

Unë nuk kam as arsimim juridik dhe as ndonjë përvojë juridike. Por në analizën statistikore-ekonomike të plagosjeve/vdekjeve jonatyrale kam një përvojë të gjatë shkencore.

Kam botuar 63 artikuj shkencorë në SHBA rreth plagosjeve/vdekjeve jonatyrale. Treçereku i tyre kanë qenë rreth plagosjeve/vdekjeve rrugore. Kushtet e rrugëve dhe kodet rrugore atje janë të ndryshme nga të Shqipërisë, por disa mësime të vlefshme mund të nxirren prej studimeve që kam kryer.

Në SHBA, rreth 21% e vdekjeve rrugore janë ndër këmbësorë/biçiklistë. Në 8 muajt e parë të këtij viti, në Shqipëri humbën jetën 48 këmbësorë dhe 6 biçiklistë, që përbëjnë pothuaj 40% të vdekjeve rrugore. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, në Shqipëri humbën jetën 47 këmbësorë dhe 8 biçiklistë, që përbëjnë 55% të vdekjeve rrugore. Përqindje të tilla hasen vetëm në disa vende afrikane apo aziatike juglindore…

Në Shqipëri, raste të tilla klasifikohen si ‘aksidente më pasojë vdekjen’. Në shumicën dërrmuese të 50 shteteve të SHBA-së, raste të tilla klasifikohen si vrasje rrugore, kur drejtuesi i automjetetit e ka drejtuar atë në mënyrë të papërgjegjshme!

Studime të pafundme statistikore kanë treguar se kur drejtuesit e mjeteve tejkalojnë ndjeshëm shpejtësinë e lejuar, parakalojnë në mënyrë të gabuar, drejtojnë mjetin nën influencën e alkolit apo duke biseduar në celular, mund të vrasin kalimtarë, biçiklistë apo automobilistë/motoçiklistë. Prandaj dhe vdekjet rrugore që shkaktohen nga drejtimi i papërgjegjshëm i automjetit, në shumicën dërrmuese të 50 shteteve të SHBA-së, klasifikohen si vrasje rrugore, e jo si vdekje aksidentale.

Në qoftë se drejtuesit e automjeteve i drejtojnë ato në mënyrë të përgjegjshme, mund të shmanget vdekja e këmbësorëve/biçiklistëve/motoçiklistëve/automobilistëve që lëvizin në mënyrë të gabuar. Ndërsa drejtimi i papërgjegjshëm i automjetit mund të rezultojë në vrasje rrugore, që duhet ndëshkuar me burg!

Juristët që do të merren me diskutimin e Kodit Penal duhet të gjejnë mënyrën sesi të përfshihet në të edhe vrasja rrugore…

 

Next Post
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

"Berisha vazhdon lojën e vjetër", Lami: Parlamenti i ri? PD ka vetëm numrat për të folur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

“Pas naftës do monitorojmë edhe çmimet e shportës së konsumit”, Ibrahimaj: Bordi do funksionojë deri kur…

March 27, 2026
Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In