• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja që tronditi Patosin/ “Ti ma ndave motrën nga burri”, viktima denoncoi autorin 3 ditë më parë. Gardiani pranon krimin

by Java News
20/12/2019 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tri ditë para se të ndodhte ngjarja e rëndë në Patos, Manol Rrapaj kishte kallëzuar penalisht në Policinë e Fierit autorin Martin Skendaj dhe babanë e tij.

Sipas kallëzimit të bërë, siguruar nga Panorama, Martin Skendaj dhe babai i tij kishin shkuar për të debatuar me Rrapajn, me pretendimin se i kishte ngacmuar motrën.

Sipas informacioneve të Policisë, mësohet se Rrapaj, i cili mbeti i vdekur të enjten në dyert e Poliklinikës së Patosit, kishte thënë se në momentin kur ata kishin shkuar për t’u sqaruar, kishin pas me vete edhe mjete prerëse.

Pas denoncimit, materialet i kishin kaluar Prokurorisë së Fierit për kanosje.

Pas kësaj ngjarjeje ndodh një tjetër më e rëndë. 22- vjeçari Martin Skendaj vrau me armë Manol Rrapajn dhe Elis Kapajn në qendrën shëndetësore të Patosit, pas debatit me ta.

Rrapaj ishte i dashuri i motrës së Skendajt, por që ky i fundit nuk e kishte pranuar një fakt të tillë, ndaj dhe e ka qëlluar me armë, duke i marrë jetën bashkë me shokun Kapaj.

Kujtojmë që konfliktet mes dy familjeve ishin mjaft të shpeshta, kjo si pasojë e lidhjes së dashurisë mes dy të rinjve.

Viktima Manol Rrapaj nuk hiqte dorë nga lidhja me motrën e autorit Martin Skendaj. Ky i fundit mësohet se fajësonte viktimën se e motra ishte ndarë nga ish-bashkëshorti për shkak të lidhjes që kishte krijuar me të.

Martin Skëndaj në dëshminë e parë para policisë ka pranuar vrasjen dhe ka konfirmuar se motivi i masakrës ishte një lidhje intime mes fqinjit Rrapaj me motrën e tij.

Para grupit hetimor gardiani 22 vjeçar ka thënë se Rrapaj e vrau pas debateve ku ai nuk pranonte lidhjen me të motrën.

g.kosovari

Next Post
Dokumenti/ E vërteta e akuzave të Agron Tufës nga azili, për Arben Krajën

Dokumenti/ E vërteta e akuzave të Agron Tufës nga azili, për Arben Krajën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com