• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja në vitin 2010, nëna e viktimës me lot në sy kërkon dënimin e autorit

by A R
15/03/2017 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim dosjen e një vrasjeje të trefishtë, ku autori i dënuar me burg të përjetshëm këmbëngul në pafajësinë e tij.

Arjan Çelaj, nga Vlora, është dënuar si autor i masakrës së ndodhur më 27 janar të vitit 2010, ku mbetën të vrarë tre persona në një lokal në vendin e njohur si Lagjja e Re në Durrës.

Çelaj ekzekutoi me breshëri automatike shtetasit Luan Curri, nipin e tij 17-vjeçar, Ani Curri, dhe Edmond Shemsin. Pavarësisht se çështja është gjykuar në të gjitha shkallët, autori tashmë 42-vjeçar pretendon pafajësinë, duke kërkuar rishqyrtim të akteve në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, me një tjetër trup gjykues.

Pak ditë më parë u zhvillua seanca e dytë gjyqësore, ndërsa vendimi pritet të merret, pasi organi i akuzës të paraqesë edhe disa prova të reja që vërtetojnë se autori i masakrës është Arjan Çelaj.

Në seancën e djeshme ishin të pranishëm familjarë dhe të afërm të viktimave, të cilët kërkuan të lihet në fuqi burgimi i përjetshëm për autorin. Nëna e 17-vjeçarit Ani Curri shprehet se një vendim i ndryshëm nga ai i dhënë më parë do të jetë një vrasje e dytë për të dhe familjen e saj.

Znj. Mynyre, është rikthyer për gjykim dosja me vrasjen e trefishtë, ku një prej viktimave është djali juaj 17 vjeç. Autori këmbëngul në pafajësi, ju si familjare si e gjykoni?

Kjo çështje po na rihap plagët, të cilat, edhe pse kanë kaluar shtatë vjet e një muaj, nuk janë mbyllur ende. Ne si familjarë nuk jemi dakord të rishqyrtohet çështja, megjithatë këtë nuk e vendosim ne, por Gjykata. Në të gjitha shkallët e gjyqësorit, gjykatat kanë vendosur ta dënojnë autorin me burgim të përjetshëm dhe deri në njëfarë pike për ne si familjarë ishte justifikim, edhe pse djalin tim vetëm 17-vjeçar nuk e kthen më në jetë.

Ju si familjare çfarë kërkoni?

Ne kërkojmë të qëndrojë në fuqi vendimi “burgim i përjetshëm” për autorin. Kërkojmë të mos merret parasysh kërkesa për ulje të dënimit. Asgjë tjetër nuk kërkojmë, vetëm drejtësi. Të vihet drejtësia në vend dhe autori të vuajë dënimin e merituar për krimin, pasi vrau tre persona të pafajshëm.

Çfarë mbani mend nga ajo natë, kur ndodhi krimi i trefishtë?

Gjithçka. Nuk mund ta fshij dot nga memoria atë natë të zezë, edhe pse kanë kaluar shtatë vite, një muaj e dhjetë ditë. I numëroj ditët me radhë, një nga një. Atë natë, djali (Ani Curri) doli nga shtëpia dhe shkoi te lokali i xhaxhait të tij, që ndodhet vetëm pak metra larg shtëpisë. Unë me bashkëshortin ndodheshim në shtëpi, vetëm kur dëgjuam breshërinë e armës. Dil i thashë tim shoqi, se përjashta u bë nami. Ndërkohë që im shoq po dilte nga shtëpia për të shkuar te lokali, unë dola në ballkon dhe pashë vrasësit që po largoheshin me motor.

E identifikuat vrasësin, ishte i maskuar?

Njërin prej tyre po, atë që qëlloi. Ai kishte armën në krahun e djathtë dhe ishte pa maskë, ndërsa ai që po e priste përjashta kishte skafandër në kokë dhe nuk arrita ta dalloja. “Çfarë më bëre?”, i thashë. Ai më vështroi një herë me sy dhe u larguan. Motorin e pashë edhe gjatë paradites, teksa vinte vërdallë aty në lagje. Rreth orës 11:00, një person me atë motorin erdhi tri-katër herë vërdallë dhe shikonte nga lokali, por menduam se kërkonte ndonjë shokun e vet.

Arjan Çelaj, i cili është dënuar për ngjarjen, nuk e ka pranuar asnjëherë krimin…

Ai mund të thotë çfarë të dojë, por përveç provave të pakundërshtueshme të grumbulluara nga policia dhe prokuroria, atë e pashë me sytë e mi dhe fytyrën e tij nuk do ta harroj sa të kem jetë. Ai është autori i vrasjeve. Ai më mori dritën e syve dhe uroj me gjithë shpirt të mos dalë më nga burgu sa të jetë gjallë. Ai meriton ekzekutimin, por ne ia kemi lënë drejtësisë në dorë dhe shpresojmë që drejtësia të vihet në vend. Është e vetmja mënyrë për të gjetur pak qetësi, megjithëse kjo është e pamundur, pasi nuk e kam më dritën e syve. Ishte vetëm 17 vjeç dhe u vra me bukë në gojë. Gjykata të mos na vrasë për herë të dytë, por të vendosë burgun përjetë ndaj tij. /Panorama/b.d

Next Post
Lista e turistëve të huaj: Ja pse duhet vizituar Shqipëria

Lista e turistëve të huaj: Ja pse duhet vizituar Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëheqës të popujve në paqe apo të çmendur që nxisin luftë?

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

November 9, 2026
Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

November 9, 2026
Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

November 9, 2026
Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

November 9, 2026
U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

November 9, 2026
Media britanike: Ministrja Diella, projekt i përbashkët i Ramës dhe Tony Blair

Ankimuan ministren “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve të Opozitës! PD kërkoi shfuqizimin e dekreteve

November 9, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

November 9, 2026
Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

November 9, 2026
Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

November 9, 2026
Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In