• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja në Torovicë ende pa autor, policia shoqëron mbi 15 persona

by A R
28/09/2016 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ende asnjë e dhënë rreth autorësisë së ekzekutimit në Torovicë të Lezhës, ku persona ende të paidentifikuar vranë 26-vjecarin Ajet Qokthi, pasagjer në automjetin mbi të cilin u qëllua me armë.

Policia sqaron se ka shoqeruar rreth 15 persona të cilët po merren në pyetje rreth ngjarjes.

Por ende nuk ka asnjë të arrestuar. Policia po vijon hetimet në bashkëpunim edhe me policinë e Shkodrës për të zbardhur ngjarjen.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm, ku mjeti ku udhëtonin dy kushërinjtë Agron dhe Ajet Qokthi u qëllua me armë, e për pasojë mbeti i vdekur në vend 26-vjeçari.

ajet qokthi torovic

NGJARJA

Pa mbushur ende dy vjet i punësuar në baxhon e qumështit, ekzekutohet i riu shkodran. Ajet Qokthi, 26 vjeç, u qëllua për vdekje mëngjesin e djeshëm në Torovicë të Lezhës, pasi po udhëtonte në kamionçinën që grumbullonte qumështin për një firmë në Shkodër.

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 5:00 të mëngjesit në aksin e vjetër rrugor, në kufirin ndarës mes Lezhës dhe Shkodrës. Ajet Qokthi po lëvizte si pasagjer në një kamionçinë, së bashku me kushëririn e tij, Agron Qokthi.

Papritur, ende pa hyrë në Torovicë, ata janë qëlluar me breshëri automatiku nga persona ende të paidentifikuar. Autorët, të cilët mendohet se kanë qenë të paktën dy veta, i kanë zënë pritë automjetit në një kthesë, në zonë të pabanuar. Sapo kamionçina u afrua pranë Malit të Jushit, autorët qëlluan me breshëri automatiku.

Mësohet se mjeti është qëlluar në lëvizje në krahun e djathtë të rrugës, duke bërë që të plagoset rëndë 26- vjeçari. Ndërkohë, kushëriri i tij, i cili ishte në timon, i ka dhënë gaz më shumë automjetit, duke ndaluar vetëm në një distancë të konsiderueshme. Aty ai ka kërkuar ndihmë për kushëririn 26-vjeçar, i cili ndërroi jetë pak minuta pas të shtënave.

Sipas të dhënave, trupi i viktimës është përshkuar nga dy plumba të cilët i kanë marrë jetën. Nga të shtënat, drejtuesi i mjetit nuk është lënduar. Agron Qokthi njoftoi policinë dhe banorë të zonës për atë që i kishte ndodhur, duke kërkuar ndihmë prej tyre. Por, për jetën e 26-vjeçarit nuk mund të bëhej asgjë, pasi plumbat i kishin shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, por pa mundur që të identifikojnë autorët e këtij krimi, të ndodhur vetëm 500 metra larg banesës së David Qosajt, autorit të vrasjes së efektivit të FNSH-së, Ardian Kodra. Dyshimet e para të Policisë së Lezhës bëjnë fjalë për një grabitje të mundshme, të mbetur në tentativë.

Kjo pistë është ngritur për faktin se dhe tri vite më parë, i njëjti shofer ishte grabitur me armë, duke iu marrë paratë me të cilat do të blinte qumështin e banorëve të zonës së Torovicës. Megjithatë, hetuesit nuk kanë përjashtuar as pistën tjetër, atë të ndonjë konflikti që mund të ketë pasur viktima, qoftë në vendin ku jetonte apo dhe në Lezhë, ku vinte për punë.

26-vjeçari i cili mbeti i vrarë, së bashku me kushëririn e tij, Agron Qokthi, udhëtonin çdo ditë nga fshati Trush i Shkodrës për në zonën e Torovicës, duke mbledhur qumështin nga bagëtitë e kësaj zone, për një baxho në qytetin e Shkodrës.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, i cili është dëshmitar i vetëm i ngjarjes. I tronditur nga ajo çfarë ka parë, Agron Qokthi mësohet të ketë thënë para grupit hetimor se ka parë dy persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët i kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit ku ata udhëtonin.

Po sipas të dhënave, Qokthi ka rrëfyer para oficerëve të policisë se ai dhe kushëriri i tij nuk kanë pasur konflikte dhe gjithçka ai ia referon ndonjë grabitjeje të mundshme./Panorama/a.m.

Next Post
Hetim 77-vjeçares, dëmtoi dyqanin e syzeve, fatura 5 mijë euro

Rama publikon videon/ Çfarë na kanë fshehur për vite me radhë rreth kultivimit të kanabisit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

July 31, 2026
Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

July 31, 2026
Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

July 31, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com