• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja në Tiranë/ Arrestohet Ervis Imeri, personi që rrëmbeu familjen e viktimës

by Java News
02/05/2016 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E përditësuar/ Përveç Ervis Imerit, personit që dyshohej se ishte rrëmbyesi i familjes së Elton Çiçës, nën arrest kanë përfunduar gjithashtu edhe të disa të afërm të Robert Ramës, shtetasit që së bashku me Ervis Ymerin, ishin të dyshuarit kryesorë për rrëmbimin e familjes së viktimës, vitin e shkuar. Ndërkohë, në ambientet ku viktima Elton Çiça u ekzekutua është gjendur dhe çanta e tij e cila brenda kishte një pistoletë.

…………..

Atenati i mbrëmshëm ku humbi jetën 36 vjeçari Elton Çiça ka fokusuar hetimet e policisë në zanafillën e një hasmërie të nisur në 2015 për shkak të një grabitjeje.

Në mars 2015 dy të moshuar do të grabiteshin me dhunë dhe do të lidheshin në mënyrë çnjerëzore në banesën e tyre. Pak muaj më pas në korrik 2015 policia do të zbulonte 3 autorët e dyshuar, por tashmë të dëmtuarit i kishin vetidentifikuar dhë në këtë periudhë nisi kalvari i hakmarrjeve.vrasja12

Ervis Imeri e Robert Rama ishin persona te parë të vendosur në shënjestër të hakmarrjes për krimin e kryer në familjen Çiça në Tepelenë. Robert Rama do të ekzekutohej në qershor 2015 ndërsa për këtë krim djemtë e familjes Çiça u shoqëruan disa herë në polici por kurrë s’u provua përfshirja e tyre në këtë krim.

Ervis Imeri pak para vrasjes së Ramës do të gjente në automjetin e tij një sasi eksploziv por ky krim u parandalua nga policia dhe eksplozivi u hoq.

Por hakmarrja s’do të ndalej dhe më 9 dhjetor 2015 në Kombinat Elton Imeri vëllai i të dyshuarit si grabitës Ervis Imeri do të binte pre e një atentati ku do të pësonte dëmtimet të rënda në gjymtyrët e poshtme.

Por kur ende s’është mbushur një vit nga grabitja e të moshuarve zinxhiri i vrasjeve vazhdon dhe më 1 Maj 2016 me dy plumba pistoletë me mulli ekzekutohet Elton Çiça 36 vjecari djali i madh i familjes së grabitur në Tepelenë, shkruan Report tv. Numri i të shoqëruarve për këtë krim ka shkuar në 15 persona ndërsa policia ka krijuar dyshime se atentatori i mbrëmshëm është një vrasës me pagesë i cili ka ndjekur lëvizjet e Çiçës prej 2 ditësh.

Mësohet se mes të shoqëruarëve eshte edhe i dyshuari per grabitjen e prindërve të Çiçajt, Ervis Imeri si dhe disa familjarë të të vrarit Roberto Rama, i ekzekutuar në qershor të 2105, gjithashtu i dyshuar për grabitjen e famijes Çiça.

Javanews/ a.k

Next Post

Ndizen flakadanët për të rënët e Koshares

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In