• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja në Shkodër, 55-vjeçari me të meta mendore hyri në errësirë në oborrin e fqinjit

by Aalison Pearse Stevens
21/02/2016 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen ku u gjet i vrarë një 55-vjeçar në Shkodër. Rasti në fjalë ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Shtoj i Ri.

Burime policore bënë me dije se viktima është identifikuar, Nikë Bungu, i cili u gjet i pajetë pranë banesës së Nok Vocajt. Në një komunikatë për shtyp, blutë e Shkodrës bëjnë me dije se “Më datë 21.02.2016 në orën 02:00 në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër është marrë njoftim se në fshatin “Shtoj i Vjetër”, njësia administrative Rrethina bashkia Shkodër, brenda rrethimit të banesës së Ndokë Vecaj, 76 vjeç, është gjetur i vrarë me armë gjahu, Nikë Bungu, 55 vjeç banues në fshatin “Shtoj i Vjetër” njësia administrative Rrethina bashkia Shkodër”, theksohet në njoftim.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se Nikë Bungu i cili vuante dhe merrte mjekim të rregullt për probleme mendore, ka hyrë tek rrethimi i shtëpisë së Ndokë Vecaj në fshatit Shtoj i Vjetër.

Sakaq, pronari i banesës ka dëgjuar se dikush ka hyrë në rrethimin e banesës së tij dhe ka qëlluar dy herë me armë gjahu çifte në ajër. Më pas i zoti i banesës kur ka dëgjuar serish lëvizje, në kushtet e errësirës, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Nikë Bungu, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në cilësinë e provës materiale është bllokuar një armë e gjahu (çifte) me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen. Policia në përfundim të veprimeve të para hetimore ka arrestuar në flagrancë pronarin e banesës Ndokë Vecaj, si autor të dyshuar të vrasjes. Grupi hetimor është duke punuar për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Next Post

Protesta, polici godet një grua pasi ajo i heq kapelen (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com