• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja në Shëngjergj, dyshohet edhe për dy pjesëmarrës të tjerë

by Java News
17/10/2016 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vendin ku ndodhi vrasja për drogën në fshatin Kollagjesh të Shëngjergjit, dyshohet të kenë qenë të pranishëm edhe dy persona të tjerë përveç 3 të arrestuarve, raporton “Panorama”.

Policia e Tiranës ka dyshime të arsyeshme, nisur nga dëshmitë në fshatrat rreth vendngjarjes, por edhe nga ato pak prova që u gjetën në kapanonin e hashashit, se aty kanë qenë të pranishëm edhe 2 punëtorë të tjerë.

Burimet thanë se ka nisur hetimi për identifikimin e tyre, ndonëse dy prej të arrestuarve, Alges Liçi dhe Dritan Buzo, që pranojnë se kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, mohojnë të ketë pasur persona të tjerë aty.

Të njëjtat burime thanë se edhe dy personat e tjerë, që janë ende të paidentifikuar, kanë qenë të punësuar nga viktima dhe ortakët e tij, për të ndërtuar magazinën e hashashit, si dhe për tharjen e pastrimin e bimës narkotike.

Nga ana tjetër, oficerët e Komisariatit nr.4 po punojnë për identifikimin e plotë të ortakut tjetër të Besnik Pudjas dhe të arrestuarit Halit Dusha. Nga të dhënat paraprake hetimore, por nisur edhe nga deklarimet e familjarëve të viktimës, ky person është nga Kruja dhe emri i tij është Elvis. Por ende nuk dihen gjeneralitetet e plota të tij.

Të afërmit e 36-vjeçarit Besnik Pudja pretendojnë se e kishin dëgjuar shpesh të fliste në telefon me këtë person, por nuk e kanë parë asnjëherë dhe nuk e njohin se kush është.

Megjithatë, burimet thanë që, nga hetimet e deritanishme, është arritur të mësohet se shtetasi me emrin Elvis është ortaku i tretë i viktimës dhe dyshohet të jetë po ashtu i përfshirë në ngjarje.

ZHDUKJA E PROVAVE

Policia e Tiranës është njoftuar disa orë me vonesë për ngjarjen e ndodhur më datë 7 tetor në fshatin Kollagjesh të Shëngjergjit. Në momentin që forcat e Komisariatit nr.4 kanë mbërritur aty, kanë konstatuar ndërhyrje në vendngjarje, që nga të gjithë të dhënat e deritanishme kanë qenë të qëllimshme, për të fshehur provat e ngjarjes.

Aty është gjetur një shishe e boshatisur, që kishte qenë me raki, dhe disa bukëpeshku, që ishin përdorur nga viktima dhe miqtë e tij për të fjetur. Është gjetur edhe pistoleta tip “TT” e përdorur nga viktima, si dhe një gëzhojë.

Çdo provë tjetër, sipas grupit hetimor, ishte dëmtuar, ndërsa të tjera edhe më të rëndësishme janë zhdukur. Ende nuk është gjetur telefoni i 36-vjeçarit Besnik Pudja, për të cilin edhe familjarët gjatë dëshmive që kanë dhënë për gazetën “Panorama”, shprehen se është zhdukur qëllimisht.

Nga ana tjetër, burime nga Policia pohuan dje se edhe 3 personat e arrestuar për këtë ngjarje, Alges Liçi, Dritan Buzo dhe Halit Dusha, kanë fshehur telefonat që kanë pasur në përdorim para se të ndodhte ngjarja.

Në momentin e arrestimit të tyre, u janë sekuestruar celularët që mbanin në xhepa, por, sipas Policisë, i kishin vënë në përdorim pas ngjarjes, duke përdorur edhe numra të rinj, në mënyrë që të fshihnin komunikimet që kanë pasur më përpara.

Pavarësisht prishjes së disa provave, lëvizjes së kufomës dhe disa manovrave të tjera që kanë pasur si qëllim fshehjen e ngjarjes, është konstatuar se në kapanonin ku ndodhi krimi kanë qenë disa persona të pranishëm.

Këto elemente, por edhe ekspertiza paraprake e mjekëve ligjorë, kanë hedhur dyshime se Besnik Pudja mund të jetë vrarë. Por sërish, Policia vijon ta quajë vetëvrasje, deri në plotësimin e të gjitha elementeve të nevojshme që mund të ndryshojnë klasifikimin.

Panorama/d.i.

 

Next Post
Fluksi drejt Britanisë, nis ndërtimit i Murit të Madh të Kalesë për të ndalur emigrantët (FOTO)

Fluksi drejt Britanisë, nis ndërtimit i Murit të Madh të Kalesë për të ndalur emigrantët (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Peshku në Akuarium

February 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Shkurt 2026

February 23, 2026
Sot nis Kreshma e Madhe e Pashkës, përkujtohet Hierodëshmor Polikarpi i Smirnit

Sot nis Kreshma e Madhe e Pashkës, përkujtohet Hierodëshmor Polikarpi i Smirnit

February 23, 2026
Grupi i PD kërkesë Peleshit: Duam dosjen e plotë për Ballukun. Mungon..

U kallëzua nga PD për bllokim të Këshillit të Mandateve, SPAK nuk nis hetimet për Peleshin: S’ka shpërdoruar detyrën

February 23, 2026
Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve

February 23, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

February 23, 2026
Kryen akte dhune gjatë protestës të opozitës, lirohen nga qelia 18 protestues

Kryen akte dhune gjatë protestës të opozitës, lirohen nga qelia 18 protestues

February 23, 2026
Kinë: Arkëtimet e kinemave tejkalojnë 8 miliardë juanë, të parat në nivel global

Kinë: Arkëtimet e kinemave tejkalojnë 8 miliardë juanë, të parat në nivel global

February 23, 2026
Avokati i Ballukut flet te Këshilli i Mandateve: Zv/kryeministrja e ka zbatuar masën!

Avokati i Ballukut flet te Këshilli i Mandateve: Zv/kryeministrja e ka zbatuar masën!

February 23, 2026
Jeta në pasqyrë, 25 pyetje për sociologun e mirënjohur Fatos Tarifa

Retorika e dhunshme e Berishës nga perspektiva e Psikanalizës

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In