Policia e Sarandës ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar të vrasjes së shtetasit: Edmond Theodhori (Mehmeti), ngjarje e ndodhur me datë 10.07.2015, ne qytetin e Sarandes!
Në pranga kanë përfunduar Ledi Hysa, 25-vjeç, banues në Laç, Ylli Reçi, 23-vjeç, banues në Gjorm-Krujë si dhe Ajman Zyba, 21-vjeç, banues në Laç.
Sipas policisë në datën 09.07.2015, rreth orës 00:10, viktima éshtë konfliktuar shtetasit G.H, dhe K.H, (xhaxha dhe nip), për motive të dobëta.
Pas këtij momenti, më datë 10.07.2015, rreth orës 01:00 autorët e dyshuar pasi kanë vënë në dijeni në lidhje me konfliktin edhe shtetasit E.H., dhe shokët e këtij të fundit (personat e mësipërm të arrestuar nga Policia), kanë kërkuar te gjithe se bashku népér qytet dhe kanë gjetur viktimen, pikërisht në vendin ku kishte ndodhur konflikti një natë më parë.
Sapo e kanë konstatuar, kané rrethuar mjetin dhe kane thyer xhamat me shkop bejzbolli dhe me qytén e Pistoletés, ku pas késaj njëri prej autorëve i është afruar dhe ka qëlluar njé herë me armë zjarri né drejtim te shtetasit: Edmond Theodhori, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Pas kryerjes së krimit, të gjithë autorët janë larguar menjëherë nga qyteti i Sarandës ku ndodheshin me pushime, në drejtim te vendbanimeve të tyre.
Policia po punon intensivisht për gjetjen dhe prangosjen e personave të shpallur në kërkim, konkretisht:
1. Gani Rexhep Hysa, 41 vjeç, banues ne Gjorm-Kruje.
2. Elion (Kejsi) Sahit Hysa, 31 vjeç, banues ne Gjorm-Kruje.
3. Keivi (Ahmet) Sahit Hysa, 23 vjeç, banues ne Gjorm-Kruje.