• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

15 kushtet e rënda të kreditorëve mbi supet e Ciprasit

by
14/07/2015 23:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të tretë brenda 5 vitesh, grekët përballen me masat shtrënguese që kërkojnë kreditorët e Athinës në këmbim të një pakete tjetër ndihme 3-vjeçare prej gati 86 miliardë euro.

Në këtë paketë merr pjesë përveç BQE-së dhe BE-së edhe FMN, me 16 miliardë euro. 35miliardë euro në këto tre vjet do të përdoren për zhvillimin e ekonomisë së vendit, ndërsa pjesa më e madhe për shlyerjen e detyrimeve të vjetra të Greqisë.

Gjithashtu, pjesë e ndihmës është krijimi i një fondi në të cilin do të mblidhen të paktën 50 miliardë euro nga shitja e aseteve shtetërore të vendit.

Prej tyre, 25 miliardë do të shkojnë për rikapitalizimin e bankave, 12.5 për shlyerjen e borxhit dhe pjesa tjetër për investime. Por për të marrë të gjitha këto para, Greqia duhet të miratojë fillimisht:

–Rritjen e TVSH mbi artikujt ushqimorë nga 13% në 23%.

–Të TVSH-së për çmimet e hoteleve nga 6.5% në 13% prej tetorit të 2015-s.

–Heqjen graduale të uljes speciale prej 30 për qind nga TVSH në ishujt turistikë grekë.

–Rritjen graduale të moshës së daljes në pension prej korrikut të 2015 në 67 vjeç, në vitin 2022, ose në 62 me 40 vite pune, me përjashtim të profesioneve të vështira dhe nënave me fëmijë me aftësi të kufizuara.

–Reduktimin gradual të një shtese që marrin rreth 300.000 pensionistë me pensione të ulëta deri në fund të 2019-s.

–Rritjen e kontributeve të pensionistëve për kujdesin shëndetësor nga 4% në 6%.

–Unifikimin e të gjitha skemave të pensioneve nga 1 janari.

–Privatizimin e aktorit të energjisë.

–Zbatimin e reformave të tregut të punës.

–Hapjen e dyqaneve ditët e diela, liberalizimin e profesioneve.

–Uljen e shpenzimeve për mbrojtjen me 100 milionë euro sivjet dhe 200 milionë në 2016.

–Riaktivizimin e tenderëve për shitjen e pjesëve të mbetura nga portet e Pireut dhe Selanikut deri në tetor 2015.

–Përfundimin e privatizimeve të aeroporteve rajonale, kompanisë shtetërore të hekurudhave, të rrugës Egnatia dhe të ambienteve të aeroportit të vjetër të Athinës.

–Unifikimin e pagave në administratën shtetërore nga 1 janari 2016  dhe vlerësimin e nënpunësve në bazë të kualifikimeve të tyre dhe përgjegjësisë.

–Fuksionimin e një plani të ri për transferimin e nënpunësve të administratës aty ku ka nevojë shteti nga tetori 2015.

Deri të mërkurën në mbrëmje, Parlamenti duhet të miratojë katër projektligje: reformat në sistemin e sigurimeve, rritjen e TVSH-së, reformat në tregun e punësimit dhe pavarësinë politike të shërbimit të statistikave që do të kontrollojë ecurinë e reformave.

Paketa e masave ka shkaktuar përsëri reagimin e sindikatave të cilat fillojnë prej së mërkurës protestat e tyre me një grevë 24-orëshe të nënpunësve të sektorit shtetëror dhe të farmacistëve.

Me interes të madh pritet edhe votimi i këtyre masave në Parlament, pasi shumë deputetë të Radikalëve të Majtë kanë deklaruar se nuk do t’i aprovojnë, duke transformuar raportet në skenën politike greke./TCh/

Next Post

Horoskopi 15 Korrik 2015

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy të plagosur nga të shtënat në Shëngjin, policia jep detaje

Krim i rëndë në Vorë, vritet në rrugë pas mesnate një 50-vjeçar

July 12, 2026
Argjentina kualifikohet me vuajtje në gjysmëfinale, Zvicra largohet me kokën lart

Argjentina kualifikohet me vuajtje në gjysmëfinale, Zvicra largohet me kokën lart

July 12, 2026
Bellingham dërgon Anglinë në gjysmëfinale, merr fund ëndrra e Norvegjisë

Bellingham dërgon Anglinë në gjysmëfinale, merr fund ëndrra e Norvegjisë

July 12, 2026
“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

July 11, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

Po ju, e doni Shqipërinë?

July 11, 2026
Kavajë, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren

U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

July 11, 2026
Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

July 11, 2026
BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

July 11, 2026
U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

July 11, 2026
Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In