• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja në pritë e efektivit të FNSH-së/ Hetimet shkojnë nga grabitja te konfliktet e mundshme

by Java News
05/12/2020 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Xhulio Prela 26-vjeç, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, u gjet i vrarë në automjetin e tij në superstradën Lezhë-Milot. Drejtues të FNSH-së në Shkodër, ku ai punonte, i thanë BIRN se ishin të tronditur nga ngjarja, ndërsa e vlerësuan Xhulion si “polic të devotshëm”.

Nga Elvis Hila, Anila Dushi

Një efektiv i Policisë së Shtetit u ekzektua me armë zjarri mëngjesin e së shtunës në Lezhë, në atë që duket si një pritë nga persona ende të panjohur.

Xhulio Prela 26-vjeç, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, u gjet i vrarë në automjetin e tij në superstradën Lezhë-Milot, pranë fshatit Gajush. Prokurori Erjon Shehaj, i cili po drejton hetimet i tha BIRN se nga dëshmitë rezultonte që Prela po kthehej i vetëm në Tiranë nga Hajmeli i Shkodrës, pasi kishte shoqëruar me makinë një mik të familjes, të cilin e kishte marrë në aeroportin e Rinasit. Grupi hetimorë nuk ka të dhëna për konflikte të 26-vjeçarit apo familjes së tij. Hetuesit ende nuk kanë një motiv, ndërsa i thanë BIRN se po shikonin edhe mundësitë e një grabitje.

Policia tha se nga dëshmitë e marra prej personave që kanë parë ngjarjen, duket se Prela i është përgjigjur sinjaleve nga një makinë që kishte ndaluar në rrugë dhe ka kthyer makinën e tij në drejtim të Shkodrës.

Ai është qëlluar nga personat që i kanë bërë shenjë për të ndaluar, nga xhami i hapur i Volkswagenit që drejtonte. Policia i tha BIRN se plumbi e ka marrë atë në gjoks duke i shkaktuar vdekjen, por ai ka reaguar fillimisht dhe makina ka lëvizur edhe 300 metra nga vendi ku ka ndodhur përplasja, në një përpjekje të fundit të Prelës për të shpëtuar.  2 plumbat e tjerë janë gjetur në targën e makinës dhe njëri ka thyer xhamin e pasëm të saj, që sipas policisë tregojnë se është qëlluar ndërsa përpiqej të largohej. Policia tha se gjeti tre gëzhoja të një arme pistoletë tip TT.

Mësohet se automjeti me të cilin kanë lëvizur autorët është identifikuar nga policia. Ndërkohë veç oficerëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në zonë kanë mbërritur edhe kolegët e viktimës  nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen. 15 persona ishin shoqëruar deri në mesditë.

Vrasja e efektivitit të FNSH=-së Xhulio Prela ka tronditur shokët e drejtuesit e kësaj strukture në Shkodër. Drejtuesi i FNSH-së Shkodër Hamdi Shullani i tha BIRN se ata ishin të shokuar dhe të trondidur pas lajmit. “Xhulio ishte një djalë shumë i rregullt, korrekt në detyrë, një polic i mirë që premtonte të kishte të ardhme të suksesshme  në rradhët e policisë, pasi ndiqte dhe Akademinë e Rendit. Ai i kryente me devotshmëri e seriozitet detyrat”, tha Shullani për BIRN.

26 vjeçari kishte rreth 4 vjet në forcat e rendit. Pasi kishte kryer shkollën e policisë 26-vjeçari e ka nisur karrierën e tij në Lezhë ku ka punuar rreth dy vite si efektiv i policisë së rendit dhe më pas është transferuar tek forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës.

Next Post
Sa efikase janë dhe çfarë s’dimë ende? Dallimi i vaksinave anti-COVID të Pfizer, Moderna e Astra Zeneca

Rusia/ Nisi shpërndarja e vaksinës COVID 19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reuters” zbulon pazaret e naftës venezueliane, veprimet që implikojnë zëvendëspresidentin JD Vance

“Reuters” zbulon pazaret e naftës venezueliane, veprimet që implikojnë zëvendëspresidentin JD Vance

November 12, 2026
Kthupi: Berishës i kanë zënë sheshin, protesta nuk mund të bashkohet me PD

Kthupi: Berishës i kanë zënë sheshin, protesta nuk mund të bashkohet me PD

November 12, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Veliaj, mes fantazmës së Nanos, hetimeve të reja e Strazburgut

November 12, 2026
Studentët e Dhjetorit ’90 dhe protestuesit e Qershorit 2026, të përbashkëta dhe dallime

Sa paguhet “patriotizmi”?

November 12, 2026
Tragjedi në Emiratet e Bashkuara Arabe, 14 të vdekur dhe 30 të plagosur nga përplasja e 23 automjeteve

Tragjedi në Emiratet e Bashkuara Arabe, 14 të vdekur dhe 30 të plagosur nga përplasja e 23 automjeteve

November 12, 2026
Shqipëria kërkon fitoren ndaj Finlandës, zbulohet formacioni i kuqezinjve

Shqipëria kërkon fitoren ndaj Finlandës, zbulohet formacioni i kuqezinjve

November 12, 2026
Tragjedi në Turqi, rrëzohet helikopteri ushtarak në Malatya, humbin jetën 4 ushtarë

Tragjedi në Turqi, rrëzohet helikopteri ushtarak në Malatya, humbin jetën 4 ushtarë

November 12, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Ndërprerje në rrjetin satelitor të Musk, Zelensky: Pasoja të drejtpërdrejta në fushëbetejë

November 12, 2026
Dosja e tenderëve në Ministrinë e Brendshme, dy zyrtare dënohen me 6 muaj burg

Dosja e tenderëve në Ministrinë e Brendshme, dy zyrtare dënohen me 6 muaj burg

November 12, 2026
Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, një mungesë e madhe për shkak të shqetësimeve muskulore!

Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, një mungesë e madhe për shkak të shqetësimeve muskulore!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In