Vrasja në Maliq/ Ishte i biri 50-vjeçar i dehur që tentoi ta hidhte babain në pus, 77-vjeçari e vrau me çekiç… (Detajet)

Detaje të reja zbardhen për ngjarjen e ndodhur dje në Maliq, në fshatin Zvezdë, ku u vra me sende të forta 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi.

Plagët e marra në kokë nga viktima kanë zbuluar dhe krimin makabër.

Ka qenë fillimisht 50-vjeçari që u konfliktua me babain dhe ka tentuar ta hedhë në pusin e ujit. Babai i tij, 77-vjeçari Shefki Bylykbashi më pas e ka goditur me çekiç që përdoret për thyerjen e gurëve.

Mësohet se viktima ishte divorcuar prej disa vitesh dhe ishte konsumues i pijeve alkoolike.

Pikërisht ditën e djeshme ai ka shkuar i dehur në shtëpinë e tij dhe më pas është konfliktuar me të atin.

Policia po vijon hetimet për ngjarjen e rëndë dhe ka marrë në pyetje të moshuarin për të zbardhur të plotë rrethanat e saj. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com