• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja në Malësinë e Madhe/ Danjeli i qëlloi me nga një plumb pas shpine, u përpoq të fshihte provat, i vuri zjarrin kasolles me drogë

by Java News
13/10/2020 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vilson Çutaj, babai i katër fëmijëve i cili kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu i Reçit, është qëlluar nga një distancë prej 3 apo 4 metra me armë, duke mbetur i vdekur në vend. Çutaj është qëlluar me një plumb pas koke dhe pas tij, Danjel Pepaj ka qëlluar me një plumb pas shpine dhe kushëririn e tij Klement Pepaj, duke e lënë të vdekur në vend.

Danjel Pepaj më pas i ka vënë zjarin ambjenteve të tharjes së drogës dhe kasolleve, por në vendgjarje ka lënë shumë prova, megjithëse armën e krimit ka arritur ta zhdukë. Që prej datës 3 tetor 2020, Vilson Çutaj, Klement Pepaj por edhe autori i krimit Danjeli, ishin zhdukur pa adresë.

Vilsoni dhe Klementi, janë gjetur të pajetë në mesditën e 8 tetorit, pranë një parcele me drogë. Ndërkohë policia vijon ende kërkimet për autorin e krimit Danjel Pepaj, i cili deri në këtë fazë nuk dihet se ku ka shkuar, megjithëse dyshimet flasin se është larguar në drejtim të Malit të Zi.

Pesë grupe policie janë angazhuar për gjetjen e dy viktimave në fshatin Vrith, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj. Sipas një raporti informativ që policët specialistë të zonës ia kanë dërguar Drejtorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë, trupat e pajetë të Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj janë gjetur në 8 tetor 2020 rreth orës 12:00 në vendin e quajtur rrëza e Glecarve.

Pas gjetjes së dy trupave të pajetë, u konstatuan se të dy viktimat janë qëlluar me nga një plumb pas shpine. Vilsoni është goditur me një plumb në kokë ndërsa Klementi, është qëlluar me një predhë në shpinë.

“Nga këqyrja e kufomave u konstatua se viktimat janë qëlluar nga prapa-para, me plumba automatiku, në kokë dhe në shpinë në një distancë 4-5 metër larg. Autori pasi ka kryer vrasjen, ka djegur dy ambientet e pushimit kasolle dhe ambjentin e tharjes së drogës, ku ka mbajtur sendet e tij dhe është larguar duke marrë me vete dhe armën e krimit. Nga hetimet e kryera, dyshohet se autorë të kultivimit të bimëve narkotike janë Danjel Pepaj dhe babai i tij Rrok Pepaj, dyshime këto të bazuara nga deklarimi i Olson Çutaj, i cili tregon se Rrok Pepaj i ka pohuar për vendin e kultivimit, tabulatet telefonike të personit të dyshuar, si edhe deklarimet e të afërmve të tij.”– thuhet në dokument.

Në raportin informativ thuhet se në vendin e ngjarjes policia gjeti dhe sekuestroi 2 gëzhoja automatiku kallashnikov, një fishek të paplasur dhe dy aparate telefoni që i përkasin dy viktimave. Disa copa plastmasi me ngjyrë të zezë, një top me tel, një top me fije filispanjë me ngjyrë jeshile dhe një biçak.

Gjithashtu nga kontrolli i këtij territori, jo shumë larg trupave të dy viktimave janë gjetur 2 parcela, ku njëra ishte vetëm me gropa të hapura por të pambjella, ndërsa në tjerën kishte 29 bimë narkotike të mbjella, të rritura deri në 1.5 metër dhe pjesa tjetër me gropa pa bimë.

Gjithashtu në të njëjtën zonë kishte 2 ambiente pushimi kasolle dhe vende për tharje të improvizuara të bimëve me dru, por që ishin djegur plotësisht. Në raport thuhet se pasi është përfunduar dokumentimi i kësaj vendgjarje, është asgjësuar bima narkotike me anën e djegies.

g.kosovari

Next Post
Horoskopi për ditën e sotme, 16 maj 2020/ Mësoni se çfarë thonë shenjat për ju

Horoskopi sot, e martë 13 tetor 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbahet forumi i Davosit veror me temë “Inovacioni në shkallë”

Mbahet forumi i Davosit veror me temë “Inovacioni në shkallë”

June 24, 2026
Largohet flamuri i LGBT-së në protestë/ Reagon kryeministri Rama: Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë për në BE

Rama i nxjerr videon gazetarit: Kur del nga kuvlia e Bufit dhe shtiresh si flamingo në një teatër maskash

June 24, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestën e sotme para Kryeministrisë

“Ka tentativa për destabilizimin e Shqipërisë”, deputetja: Protestat po përdoren për thirrje kundër shtetit

June 24, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Do të ishte ndryshe sikur lopët të shiteshin me metër katror

June 24, 2026
Corriere della Sera: Tavolara Bay, resorti i miliarderëve në Sardenjë, çfarë fshihet pas klauzolës për ndihmë nga shteti

Corriere della Sera: Tavolara Bay, resorti i miliarderëve në Sardenjë, çfarë fshihet pas klauzolës për ndihmë nga shteti

June 24, 2026
Lamallari në selinë e Europol në Hagë: Shqipëria, partner i besueshëm në luftën kundër krimit të organizuar

Lamallari në selinë e Europol në Hagë: Shqipëria, partner i besueshëm në luftën kundër krimit të organizuar

June 24, 2026
“Në shesh mbledh më shumë pelikani sesa bufi”, debat mes Boçit dhe Isait: Më 21 janar protestohej dhe vritej!

“Në shesh mbledh më shumë pelikani sesa bufi”, debat mes Boçit dhe Isait: Më 21 janar protestohej dhe vritej!

June 24, 2026
RCC dhe OSBE kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë për sigurinë në Ballkan

RCC dhe OSBE kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë për sigurinë në Ballkan

June 24, 2026
Përdorën pamjet e Kakomesë, si mediat botërore ranë pre e lajmeve të rreme për investimet në Sazan dhe Zvërnec

Përdorën pamjet e Kakomesë, si mediat botërore ranë pre e lajmeve të rreme për investimet në Sazan dhe Zvërnec

June 24, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kosova refuzoi projektin amerikan të gazit, ngrihen pikëpyetje për planin energjetik të qeverisë Kurti

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In