Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Lezhë ku është vrarë Nikolin Lestakaj teksa ishte duke dalë nga lokali. Ai u qëllua me armë zjarri nga një makinë në lëvizje në momentin kur ai po dilte nga bari. Autorëve i janë dashur vetëm pak sekonda për ta bërë këtë atentat.
Mbiemrat që kanë lidhje në këtë ngjarje është një hakmarrje e mundshme mes tij dhe fisit Nikulajt, biznesmenit që u vra pak muaj më parë në biznesin e tij. Ende mbetet e paqartë sesi ka ndodhur ngjarja. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes por ende nuk e ka një njoftim zyrtar.
Por si ka nisur e gjithë kjo histori gjakmarrje? Sipas rrëfimeve te Elton dhe Klodian Lekstakajt për “Pasdite në Top Channel” 7 vite më parë kur kërkonin ndihmë nga autoritetet e drejtësisë shqiptare për vrasjen e familjarëve të tyre. Nga familja e tyre kishin mbetur vetëm 4 meshkuj që nuk vinin në Shqipëri as për gëzime dhe as për mort.
E gjitha ka nisur për vetëm 5 mijë lekë të reja.
1997– Një sherr mes 15-vjeçarëve në një pikë karburanti la një viktimë. Ishte një konflikt banal, në një karburant. Atje u vra një djalë nga familja Nikulaj. Atje familja vuri gishtën mbi familjen Lekstakaj. Pas debatit verbal u vra vëllain i Ardian Nikulaj, Pëllumbi.
Për ngjarjen, dëshmitar ka qenë Eltoni, i cili e kujton kështu: Më kanë trajtuar si kriminel. Kam folur me anglezët po jo me shtetin shqiptar. Kam qenë në benzinatë. Kam qenë unë, Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja. Pastaj kemi ikur në oborr tek gjyshi jem, isha unë, nipi dhe axha Gëzimi. Kemi ndejt aty për të takuar, kur ka ardhur dikush i Nikulajve ka ardhur tek axha i babës tem me automatik në dorë dhe i ka thanë: Po nuk erdhi Gjergji deri në orën 8 të darkës te benzinata e Fran Qulajt, unë e vras! Pjesëtarët e fisit tem kanë shku aty. Kurse me fisin e Fran Qulajt nuk kena pasë lidhje me ta kurrë. Por pjesëtarët e fisit tem kanë shkuar aty se Pllumbi kishte lanë fjalë me u taku. Kur kushërinjtë kanë shku të benzinata, kanë gjet Fran Qulajn dhe Mark Lekstakajn duke folur me ta për punë 5 mijë lekë naftë (5 mijë lekë të vjetra), por në atë moment ka ardhur P. N. me automatik në drejtim tyne. Janë gjuajtur më armë. Aty ka mbetur i vramë Fran Qulaj dhe P. N., ndërsa Mark Lekstakaj, ka mbetur i plagosun. Në atë ngjarje kemi hy në gjak fisi Lekstakaj, fisi Qulaj dhe fisi Nikulaj. Vetëm sepse Nikolin Lekstakaj kishte marrë 5 mijë lekë borxh karburant. Ded Pali e di këtë punë, xhaxhi im Marku dhe turizmi.
Eltoni: Gjithë shteti është kundër nesh. Ne kanë vrarë 2-3 herë. Unë kam 18 vjet që merrem me shtetin. Kam çuar 1 milionë letra. Ka qenë edhe Mal Berisha, kontaktojeni personalisht. Unë dua nga shteti shqiptar Ardian Nikulajn, Ardian Nikulajn! Nikoll Nikulajn dhe zetoristin që ishte ngjarje.
I ke kërkuar Prokurorisë shqiptare që të bashkëpunosh dhe të marrësh statusin e dëshmitarit?
Eltoni: Ia ka kërkuar Klodiani. Unë vij kur të duan ata, për një orë shkoj në Ambasadë. Shteti nuk na ka kthyer asnjë përgjigjie. Unë i bëj thirrje prokurorit dhe kryeministrit. E njeh Noc Gjetën personalisht. I bëj thirrje që të më çojë çështjen në Tiranë. Nuk kam qejf me fut kënd në sherr a në gjana. Kam frikë edhe për Nertilën. Ded Pali dhe Ardian Nikulaj të paraqiten para drejtësisë. I bëj thirrje Ben Angollit, të dorëzojë çështjen.
Më pas, kushëriri i tij, Klodian Lekstakaj dëshmoi vrasjen për një tokë në Balldre, ku mbetën të vrarë Gëzim Stakaj dhe Laurent Ndoc Gjetja, djali i poetit të njohur lezhian, Ndoc Gjetja (nip në familjen Stakaj). Sipas tyre, i dyshuari kryesor për ngjarjen ishte Nikoll Nikulaj, i cili ka bërë 3 muaj burg, por doli i lirë për vetëmbrojtje edhe pse ishte në tokën e viktimave.
“Isha 20-30 larg xhaxhait tek toka. Pashë 2 persona që dolën nga kanali, ishin Arben dhe Ardian Nikulaj që dolën nga kanali dhe nisën që të qëllonin me kallash. Unë ika në shtëpi, u tregova të shtëpisë së çfarë kishte ndodhur tek toka. Ishte dhe një djalë tjetër aty, ai e ka parë ngjarjen por nuk ka dhënë dëshmi. Por i tha babait emrat e atyre që vranë Laurenin dhe Gëzminin. Ka ardhur Policia tek shtëpia, më mori në pyetje, i tregova të gjitha,”-tregon Klodiani.
Në janar 1998 u vra Gjovalin Stakaj dhe u plagos Pjeter Lekstakaj. Edhe pse ishin të të njëjtës familje, Pjetri u akuzua atentator për vrasjen dhe u dënua me 12 vite burg.
Edhe pse kishin kërkuar që të vinin në Shqipëri që të dëshmonin, me kushtin që do t’i mbrohej jeta, duket se fisi Lestakaj kanë zgjedhur që të veprojnë ndryshe dhe të marrin hak me metodën e vjetër të Kanunit, duke hapur kështu edhe njëherë plagën e hasmërisë së vjetër. 26 vite dhe qindra kilometra larg Shqipërisë, nuk i kanë bërë djemtë e mbetur të fisit që të mos marrin hak dhe të pajtojnë gjakun me Nikulajt, por zgjodhën që kësaj herë të merrnin një tjetër jetë; atë të Ardianit. Megjithatë plani i tyre nuk funksionjë. Edhe për shkak të gabimeve të bëra nga “skuadra e qitësve”, Policia ka mundur që të zbërthejë për 1 javë të gjithë skenarin e përgatitur për hakmarrje. Tashmë, kushërinjtë ndoshta nuk do të kthehen në Shqipëri si dëshmitarë të drejtësisë, por porositës të një vrasje!