• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja në Kurbin, të dyshuarit pranojnë krimin: Iu përgjigjëm zjarrit

by Java News
28/02/2016 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elgert Cara dhe Dorjan Cara, përkatësisht 19 dhe 25 vjeç, dy kushërinjtë e dyshuar për vrasjen me paramendim të 20-vjeçarit Ervis Zyba, kanë pranuar krimin, gjatë marrjes në pyetje nga policia. Kështu shkruan gazeta Panorama, e cila zbardh dëshminë e tyre në polici.

Arrestimi i dy kushërinjve Cara u bë dje rreth orës 01:00, teksa ata po tentonin të shkonin në fshatin e tyre. Ata po lëviznin me një autoveturë në drejtim të fshatit Zhejë, kur janë ndaluar pa rezistencë nga Policia e Kurbinit.

Policia kishte marrë informacione për lëvizjet e dy të rinjve Elgert dhe Dorjan Cara, që dyshohet se gjatë shkëmbimit të zjarrit me Xhevahir Likën, kanë vrarë pasagjerin e tij në mjet, Ervis Zybën.

Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, mësohet se ata kanë pranuar se kanë shkëmbyer zjarr me personat që kishin pasur konflikt që brenda lokalit të natës me muzikë live. Sipas dëshmisë së dhënë, kur kanë dalë jashtë, ata u janë përgjigjur plumbave që vinin në drejtim të tyre nga një armë zjarri që posedonte 21-vjeçari Xhevahir Lika.

Me këtë të fundit njëri prej kushërinjve Cara kishte pasur një konflikt të nisur që një vit më parë, për të cilin policia ka hedhur dyshime se ka nisur që në Itali për pazare droge. Por, gjithsesi, kjo mbetet ende në kuadër dyshimi dhe nuk është konfirmuar zyrtarisht.

“Nuk kishim për qëllim të vrisnin njeri. Gjithçka ka ndodhur në rrethana vetëmbrojtjeje, pasi ne pamë që Xhevahir Lika, me të cilin ne ishim në konflikt, po nxirrte një armë për të na qëlluar nga mjeti që ai drejtonte. Në këtë moment ne kemi reaguar, pasi ashtu sikurse ai, edhe ne kemi qenë të armatosur”, janë shprehur dy të arrestuarit gjatë marrjes në pyetje nga Policia e Kurbinit. Hetuesit nuk dhanë detaje të tjera rreth dëshmisë së tyre për efekt hetimi. Ndërkohë të riut që ndërroi jetë nga dy plumba, një në kokë dhe një në gjoks i është dhënë lamtumira e fundit të nesërmen e ngjarjes.

Dëshmitarët kanë pohuar në polici se viktima kishte debatuar në lokalin e natës me dy kushërinjtë, duke u kërkuar atyre llogari se pse kishin ardhur në të njëjtin lokal ku ndodhej ai me Xhevahir Likën. Me këtë të fundit ata ishin në një konflikt të vjetër, ndaj sherri që nisi në lokal, ka precipituar me shkëmbim zjarri në momentin kur kanë dalë jashtë.

Policia

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, Policia zbardhi edhe mekanizmin e krimit dhe shpalli në kërkim dy autorët e dyshuar.

“Nga veprimet e kryera rezulton se shtetasit Xhevahir Lika dhe shtetasi Elgert Cara ishin të përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, që para rreth një viti. Ervis Zyba ishte shok i shtetasit Xhevahir Lika dhe të dy së bashku, natën kur ndodhi krimi, kanë shkuar në një lokal në lagjen nr.6 Kurbin, në të cilin kishte muzikë live. Pasi kanë qëndruar rreth katër orë në këtë lokal, të dy këta shtetas kanë dalë rreth orës 01:30 dhe kanë hipur në automjetin e tyre të markës ‘Mercedes-Benz’ me targë AA 898 MR.

Në atë moment, te mjeti janë afruar Elgert Cara dhe Dorjan Cara, të cilët janë konfliktuar me shtetasin Xhevahir Lika. Në debat e sipër, duke qenë se dy palët kanë qenë të armatosura, Elgert Cara ka qëlluar me armë automatike, ndërsa Dorjan Cara ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të mjetit ku ishin Xhevahir Lika dhe viktima Ervis Zyba. Shtetasi Xhevahir Lika është kundërpërgjigjur me armë zjarri pistoletë. Nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i vrarë Ervis Zyba, 20 vjeç, lindur dhe banues në Gjormë të Bashkisë Kurbin”, thuhej në njoftimin e dhënë nga Policia për ngjarjen.

Panorama

Next Post

Gurishta del nga koma dhe reagon me të pranishmit të spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In