• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja në Kodër Kamzë, katër plumba i morën jetën Can Kariçit

by A R
24/12/2021 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekzekutimi i  32-vjeçarit Can Kariçi është dokumentuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve në vendin e ngjarjes. Pas këqyrjes së tyre nga ana e grupit hetimor u evidentua se autorët kanë qenë të maskuar.

Janë të paktën 7 kamera sigurie që kanë xhiruar momentet e vrasjes së të riut, i cili doli nga lokali dhe hyri brenda automjetit të tij me targa gjermane. Në pamjet filmike të cilat janë në duar e grupit hetimor, shfaqen dy persona, njëri nën cilësinë e shoferit ndërsa tjetri të atentatorit.

Autorët dyshohet se janë informuar nga persona të tjerë për lëvizjet e objektivit të tyre. Agresorët, udhëtuan me makinën Audi, të cilën e dogjën rreth 2 kilometër nga vendi i vrasjes. Brenda makinës policia gjeti dhe armën tip kallashnikov me të cilën është kryer qitja në drejtim të 32-vjeçarit. Sipas burimeve të policisë, viktima Kariçi është qëlluar me breshëri plumbash dhe 4 prej tyre të cilat i mori në pjesën e sipërme të trupit, rezultuan fatale.

Edhe në makinën e viktimës u gjet një pistoletë tip Bereta me fishek në gojë, e cila është dërguar në laboratorin e policisë shkencore për të zbuluar nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

Grupi hetimor ka ndërtuar dhe dinamikën e ngjarjes, ku sipas tyre makina e atentatorëve ka lëvizur nga rruga “Nikoll Vatnikaj”, dhe pas kryerjes së atentatit është larguar drejt zonës së Institutit. Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, policia ka marrë në pyetje disa persona mes tyre rrethin e ngushtë të viktimës, nën shoqërinë e të cilëve 32-vjeçari ka qenë para se të ekzekutohej. Konkretisht janë 3 persona mes tyre dhe një vajzë.

Të tre janë pyetur nga hetuesit, kanë deklaruar se kanë parë duke ikur me shpejtësi mjetin Audi të autorëve. Sipas tyre, Kariçi ka qenë i qetë gjatë kohës në kafene dhe nuk ka shfaqur asnjë shqetësim.

Si pistë kryesore nga grupi hetimor është ajo e larjes së hesapeve mes grupeve kriminale. Kariçi është një emër i njohur për autoritet dhe i arrestuar për herë të fundit në shkurt të këtij viti për armëmbajtje dhe vjedhje.

/a.r

Next Post
Horoskopi 5 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 25 Dhjetor 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com