• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja në Elbasan, autori tregon si ndodhi ngjarja

by Java News
28/11/2016 08:32
Altin Hazizi

Altin Hazizi

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Altin Hazizi, 21-vjeçari që vrau me çfite 18-vjeçarin Gazmend Sllami ka pranuar autorësinë, por në dëshminë e dhënë ka deklaruar se ngjarja kishte ndodhur aksidentalisht.
Policia bëri të ditur se 21-vjeçari ka deklaruar se kishte dalë për gjah me shokun e tij, Gazmend Sllami, por një pakujdesi e momentit kishte shkaktuar vdekjen e 18- vjeçarit, raporton “Panorama”.

“E vrava pa dashje. Po mësonim armën dhe unë nuk e di se si ajo u shkrep në momentin që Gazmendi ishte përballë meje. Kur e pashë atë të shtrirë, u largova nga paniku. Mendova që të vrisja veten. Nuk doja ta vrisja, u kërkoj të falur familjarëve të tij”.

Kështu ka deklaruar pas arrestimit 21- vjeçari Hazizi, i cili u arrestua dje nga Policia e Elbasanit. Ai akuzohet për veprën penale të “vrasjes pa paramendim”.
“Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë arrestimin e 21-vjeçarit Altin Hazizi, banues në fshatin Guri i Zi. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore, Policia ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Gazmend Sllami
Gazmend Sllami

Pas marrjes dijeni se në vendin e quajtur Ara e Xhemës shtetasi Gazmend Sllami është vrarë me armë gjahu, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivat e policisë. Në vendngjarje grupi hetimor ka sekuestruar një gëzhojë arme gjahu dhe 5 telefona celularë. Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes janë shoqëruar 20 shtetas si të dyshuar apo që kanë dijeni për ngjarjen.

Nga veprimet e kryera dyshohet se shtetasi Altin Hazizi ta ketë vrarë nga pakujdesia, pasi kishin dalë të dy për gjueti”, bëri të ditur Policia. Burime nga grupi hetimor sqaruan se nuk përjashtohen as pista të tjera në lidhje me këtë ngjarje, pa specifikuar më konkretisht dyshime të tjera të mundshme.

Ndërkohë është i paqartë motivi pse dy të rinjtë posedonin pesë telefona celularë. Sipas shpjegimit të dhënë nga i arrestuari, mesditën e së shtunës ai e ka marrë në telefon shokun e tij, Gazmend Sllami, ku e kishte vënë në dijeni se kishte marrë në shtëpi çiften dhe po e priste në kodrinë për të gjuajtur bashkë.

Mësohet se pas telefonatës 18-vjeçari ka dalë nga banesa rreth orës 14:00, por ai nuk i ka informuar familjarët se ku po shkonte. Ai është drejtuar për në vendin e quajtur “Ara e Xhemës”, ku edhe po e priste shoku i tij.

Dyshohet se ata kanë nisur të përdorin çiften, por në një moment pakujdesie, kur i riu ka tentuar të qëllojë me armë, fatkeqësisht plumbi ka prekur shokun e tij, duke i marrë jetën.
Panorama/d.i.

Next Post
“Kathimerini”: Bisedimet Shqipëri-Greqi drejt fundosjes

Kotzias: E dua Shqipërinë në BE, por... pa Çështjen Çame

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

April 9, 2026
Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

April 9, 2026
Trump i kërkon Netanyahut të ndalë sulmet ndaj Libanit, për të lehtësuar bisedimet

Trump i kërkon Netanyahut të ndalë sulmet ndaj Libanit, për të lehtësuar bisedimet

April 9, 2026
Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

April 9, 2026
“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

April 9, 2026
Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

April 9, 2026
Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

April 9, 2026
“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

April 9, 2026
“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

April 9, 2026
Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In