• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja në Durrës/ Arrestohet njëri prej autorëve, ja detajet e ngjarjes

by A R
02/03/2016 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Durrësit ka mundur të arrestojë njërin pre autorëve te dyshuar për vrasjen e shtetasit Asllan Kërtusha, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.

Blutë e qytetit bregdetar prangosën shtetasin Bledar Kajno, 39-vjeç ndërsa vijojnë kërkimet për ndalimin e shtetasit tjetër të përfshirë në ngjarje, 31-vjeçarit Gëzim Kajno.

Këta dy persona janë kushërinj midis tyre.

Dinamika e ngarjes sipas policisë:

Policia e Durrësit zbardh dhe dokumenton ngjarjen e datës 01.03.2016, ku mbeti i vrarë një shtetas dhe u plagos një tjetër.
Arrestohet njëri nga autorët dhe shpallet në kërkim autori i dytë. Specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas një pune intensive dhe në kohë rekord kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 01.03.2016, ku pas një konflikti në ambientet e një lokali mbeti i vrarë një shtetas dhe u plagos një tjetër.

Si rezultat i punës së bërë u arrestua njëri prej autorëve, konkretisht shtetasi: Bledar Kajno, 39 vjeç, banues në Xhafzotaj.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e autorit tjetër, shtetasit: Gëzim Kajno, 31 vjeç, banues në Durrës, pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja.

Mekanizmi i ngjarjes

Më datë 01.03.2016, rreth orës 19:00, në lagjen Nr.17, pranë Ndërmarrjes së Ujësjellësit, shtetasit Gëzim dhe Bledar Kajno nën efektin e alkoolit dhe për motive të dobëta janë konfliktuar me shtetasin Asllan Kërtusha në ambientet e brendshme të lokalit.

Më pas, në konflikt e sipër, kanë dalë jashtë lokalit ku shtetasi Gëzim Kajno e ka goditur më qytën e pistoletës në kokë shtetasin Asllan Kërtusha dhe si pasojë e një shkrepje të armës së zjarrit është plagosur në krah shtetasi Bledar Kajno.

Po me të njëjtën pistoletë, shtetasi Gëzim Kajno ka qëlluar Këtushën, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Në vendngjarje, në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan: dy gëzhoja model 54 kalibri 7.62 m/m dhe 3 copë fishekë kalibri 7.62 m/m.

Asllan Kërtusha, 30 vjeç, banues në Durrës, është person më precedentë penalë të mëparshëm duke konsumuar disa vepra penale si: vjedhje, në fushën e lëndëve narkotike, kundërshtim i Punonjësit të Policisë, konflikte në lokalet e natës si edhe ka pasur lidhje shoqërore me persona me precedentë penalë.

Materialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Vrasja me dashje në bashkëpunim” dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar në nenet 76,  25 dhe 278/4 të Kodit Penal.

Next Post

VIDEO / Trans-seksuali shqiptar sjell një klip me imazhe SEXY

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In