• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja në Borsh, burg 3 autorëve, ja qëndrimi në gjyq

by A R
28/07/2017 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Sarandës, ka dhënë masën e dënimit “arrest me burg”, si masë sigurie për, Ronaldo Shehu, Xhonatan Muco dhe Thanas Hodo si persona të dyshuar për vdekjen e 31 vjeçarit Premtim Bega më 26 korrik në Borsh. Mbi ta rëndon akuza për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose me shume personave ” e kryer në bashkëpunim. Thuhet se në gjykatë asnjëri prej të treve nuk ka folur raporton Panorama.

Ngjarja 

Dy grupe të rinjsh kanë nisur të debatojnë fillimisht me fjalë me njëri-tjetrin e më pas kanë përdorur mjete prerëse. Si pasojë janë plagosur fillimisht Premtim Bega, 31 vjeç, Redinel Ormenaj, 24 vjeç, Donald Kosta, 24 vjeç dhe Enea Myftari, 23 vjeç, të katërt banorë të Borshit. Kalimtarë të rastit kanë parë katër të plagosurit në rrugë dhe i kanë dërguar drejt Qendrës Shëndetësore të Borshit.

Premtim Bega, 31 vjeç, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës, ndërkohë që tre të rinjtë e tjerë, pas ndihmës së parë, janë transportuar drejt spitalit të Sarandës.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, Donald Kosta është nisur me urgjencë drejt Tiranës, ndërsa Redinel Ormënaj dhe Enea Myftari po trajtohen në spitalin e Sarandës, pasi kanë plagë më të lehta.

Arrestimet 

Nga dëshmitë e të plagosurve dhe disa dëshmitarëve okularë, është arritur të identifikohen tre autorët e dyshuar, pikërisht Ronaldo Shehu, 19 vjeç, nga Vlora, Xhonatan Muço, 20 vjeç, nga Vlora, dhe Thanas Hodo, 26 vjeç, nga Borshi.

Për shkak të rrezikshmërisë së tyre, policia e Sarandës ka thirrur në ndihmë dy grupe të FNSH-së dhe kolegë të Vlorës dhe Himarës. Rreth 30 efektivë policie kanë zhvilluar operacion deri në orët e paradites të së mërkurës. Fillimisht, pak minuta pas krimit, policia ndaloi vlonjatin Ronaldo Shehu, i cili fshihej në një banesë në zonë.

Ndërkohë në mëngjes, në pyllin e Kudhësit, janë kapur Xhonatan Muço dhe Thanas Hodo. Ndaj tyre policia ka ngritur akuzën e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim, dhe tri herë vrasje në rrethana të tjera cilë- suese në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Deshmia 

Nga spitali i Sarandës, i plagosuri Redinel Ormënaj është shprehur se kishte hyrë në sherr vetëm pasi kishte parë shokët e tij që po grindeshin. “Isha duke u kthyer nga plazhi kur kam parë disa shokë të mitë që po ziheshin në lagjen ‘Vilë’ të Borshit. Jam futur për t’i ndarë, por më kanë qëlluar disa me kaçavida. Më kanë goditur ata çunat nga Vlora. Aty rashë përtokë. Grupi kishte ardhur i përgatitur për të sulmuar”, është shprehur Ormënaj.

Next Post
Në këtë ditë, më 28 Korrik, vdiq Bah, Vivaldi dhe u ekzekutua Robespier

Në këtë ditë, më 28 Korrik, vdiq Bah, Vivaldi dhe u ekzekutua Robespier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In