• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Vrasja mund të parandalohej”/ Zbulohet lidhja e Edmond Hoxhës dhe Aleksandër Sadikajn

by
11/01/2023 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e Edmond Papa alias Hoxhaj e kryer në “Selitë” të Tiranës, mund të parandalohej nëse Policia e kryeqytetit, do kishte marë masa për ta mbajtur në monitorim 49-vjeçarin nga Kurjani i Fierit.

Emri i Papajt, ka dalë në dosjen hetimore të vrasjes me tritol të Aleksandër Sadikaj, si një rrethanë e treguar nga babai i këtij të fundit, shtetasi Fatmir Sadikaj.

Elton Qyno ka mësuar përmes burimeve të Policisë së Tiranës, se gjatë marrjes në pyetje në polici, Fatmir Sadikaj, ka treguar se djali i tij Aleksandri i vrarë me tritol në qershor 2022, ka pasur konflikte të vazhdueshme, për një borxh financiar me shtetasit Edmond Hoxha, dhe dy shtetas të tjerë, me inicialet D.H dhe D.M, shokë të këtij të fundit.

Në deklarimin e qershorit, babai dha në polici të dhënat për Edmond Hoxhaj, i cili për shkak të ndërimit të mbiemrit në Papaj, ishte i njëjti person që mbeti i vrarë në Selitë.

Në të dhënat që babai i Sadikaj, i ka treguar policisë, shkak i këtij konflikti ka qënë mosshlyerja e një shumë financiare nga ana e Edmond Papa, i cili disa vite më parë i kishte blerë Aleksandër Sadikaj në fshatin Buz të Memaliaj një sasi shumë financiare prej mbi 100 kg hashash.

Njëherësh sipas të dhënave, Papa ka qënë dhe personi i fundit që ka kontaktuar dhe i ka kërkuar takim në periferi të Tiranës, Aleksandër Sadikaj.

Ndaj dhe ky i fundit ka udhëtuar nga zona e Saukut në drejtim të zonës së Lundrës, ku dhe në afërsi të mbikalimit tek TEG-u, makina e tij ka shpërthyer, duke sjellë vdekjen e Sadikaj.

Babai i viktimës i ka treguar policisë se djali i Aleksandri, është futur në kurth nga tre të njohurit, duke përmendur dhe Edmond Hoxhaj.

Pavarësisht se Fatmir Sadikaj, i ka dhënë indicie të forta policisë se kush është njeriu që dyshonte për vrasjen e djalit të tij, Policia e Tiranës nuk ka mbajtur në vëzhgim këtë emër, gjë e cila mund të sillte parandalimin e vrasjes.

Edmond Hoxhaj alias Papaj, lëvizte lirshëm në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, duke mos ju frikësuar një hakmarje të mundshme. Ditën e vrasjes Papaj, ka udhëtuar nga Saranda në Fier dhe mandej në Tiranë, ku ka çuar nënën e tij për vizitë.

I gjithë intenerari i tij është ndjekur nga vrasësit, të cilën e kanë finalizuar goditjen përfundimtare në një lokal në zonën e Selitës në Tiranës. Pas hetimeve të kryera, policia e Tiranës, mundi të arrestojë djalin e një punonjësi policie, Albana Velo dhe të shpallë në kërkim Andre Bode.

Të dy personat janë shokë dhe miq të ngushtë të Aleksandër Sadikaj. Ndërsa Bode, pak ditë para se të kryente krimin kishte aplikuar në Berat për pasaportë biometrike, të cilën ende nuk është paraqitur asnjë person për ta tërhequr në sportel.

Ndërkohë dy ditë pas vrasjes së Papajr në Tiranë, në 18 dhjetor 2022, dy shqiptarë të tjerë Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç dhe Armando Organja, 44 vjeç, janë ekzekutuar me armë zjarri.

/e.d

Next Post
Faza përzgjedhëse e Këshillit Bashkiak në Fier, Balla: Pranverë politike, ‘llumi’ duhet pastruar!

Faza përzgjedhëse e Këshillit Bashkiak në Fier, Balla: Pranverë politike, 'llumi' duhet pastruar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
Sondazhi: 60% e izraelitëve nuk e duan, Netanyahu rrezikon pushtetin

Sondazhi: 60% e izraelitëve nuk e duan, Netanyahu rrezikon pushtetin

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In