• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja me 30 plumba e ‘të fortit’ të Shkodrës/ Zbardhet debati para krimit

by Ardit Rada
04/01/2021 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ORA News zbardh të plotë debatin mes Elhad Ramazanit dhe Milkjor Gjokës e Hydajet Mehmedaj, konflikt i cili solli masakrimin me 30 plumba të Ridvan Ramazanit, i njohur si ‘i forti’ i Shkodrës.

Data e 28 nëntorit 2020 në Shkodër ishte një ditë e qetë dhe festive për shkak të përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Dy nga protagonistët në vrasjen e Ridvan Ramazanit, Hydajet Mehmedaj dhe Milkjor Gjoka, ndodheshin në fshatin Mjedë për të blerë gjela deti.

Por teksa kanë blerë gjelat e detit, rruga në kthim për në fshatin Dajç i ka ballafaqur me një të papritur. Krejt rastësisht Hydajet Mehmedaj dhe Milkjar Gjoka kanë filluar të debatojnë dhe ofendohen me Elhad Hysenin (Ramazanin) pasi ky i fundit kishte gërvishtur makinën e tij me një mjet që drejtohej nga një burrë i moshuar.

“Elhadi ishte duke bërë debat me personin tjetër të makinës dhe po e shante. Në këtë moment zbresim nga makina unë dhe Hydajeti, ku unë shkova për t’i ndarë, duke marrë për krahu Elhadin dhe i thashë: Hajde këtej se është marre me të pa kush duke bërë debat me pleqtë. Kurse Hydajeti i tha: Ik o legen, mos u merr me këtë burrin plak. Ndërkohë Elhadi hipi në makinë, dhe duke ecur, nxori kokën nga xhami i makinës dhe tha: Hajde se po shihena më vonë…, duke na sharë nga robtë e shtëpisë”, ka treguar në polici Milkjor Gjoka.

Më pas Hydajeti dhe Milkjori kanë shkuar në shtëpi për të lënë gjelat e detit. Ndërkohë Hydajeti është kthyer sërish, ku këtë here me vete kishte marë dhe vëllain tjetër, Duelin, i cili qëndronte në sediljen e pasme dhe në dorë mbante një automatik kallashnikov.

DESHMIA E PLOTE

Ja si e vramë Ridvan Ramazanin

“Sot në 28 nëntor 2020 kam dalë nga shtëpia në orën 08:00 dhe tek karburanti i Ded Maçit, takova shokun tim që quhet Hydajet Mehmedaj, me të cilin e kisha lënë që dje në mbrëmje për të shkuar në Mjedë, ku do blinin gjela deti. Hydajeti ishte me makinën e tij tip Benz-Mercedes, ngjyrë te zezë me targë AA 259 BA, dhe pasi unë hipa në vendin e parë të makinës, u nisëm për në Mjedë. Pasi shkuam në Mjedë, te tregu i fshatarëve, Hydajeti bleu 5 gjela deti, dhe pasi i futëm në bagazhin e makinës së tij, u kthyem përsëri në Dajç.

Rrugës në kthim në aksin rrugor Velipojë-Dajç, te vendi i quajtur “Te lulet” pamë në rrugë dy makina, të cilat ishin fërkuar me njëra-tjetrën. Unë njoha shtetasin Elhad Hyseni, të cilin e njoh pasi kemi mbaruar shkollën bashkë.

Në këtë kohë Elhadi ishte duke bërë debat me personin tjetër të makinës dhe po e shante. Në këtë moment zbresim nga makina unë dhe Hydajeti, ku unë shkova për t’i ndarë, duke marë për krahu Elhadin dhe i thashë: Hajde këtej se është marre me të pa kush duke bërë debat me pleqtë. Kurse Hydajeti i tha: Ik o legen mos u merr me këtë burrin plak. Ndërkohë Elhadi hipi në makinë, dhe duke ecur, nxori kokën nga xhami i makinës dhe tha: Hajde se po shihena më vonë, duke na sharë nga robtë e shtëpisë.

E gjitha kjo situatë ka ndodhur rreth orës 10:00. Elhadi iku para nesh me makinën e tij tip SLS ngjyrë e bardhë me targa 666, gërmat nuk ia mbaj mend. Kurse unë dhe Hydajeti kemi ardhur për në shtëpi pas tij. Kur arritëm tek lokali i kushërinjve të Hydajetit, unë kam zbritur, ndërsa Hydajeti ka shkuar në shtëpi për të lënë gjelat.

Pas pak erdhi Hydajeti dhe ndaloi makinën para këmbëve të mia, dhe unë hipa në vend të parë të pasagjerit, ndërsa pas meje qëndronte Dueli, vëllai i Hydajetit, i cili në dorë mbante një automatik.

Në këtë kohe teksa ne po ecnim me makinë, kaloi me makinë babai i Elhadit, Ridvan Hyseni (Ramazani) me makinën e tij tip X5 ngjyrë e bardhë dhe ne direkt i jemi vënë pas atij. Unë isha ulur në vendin e parë të makinës, në timon ishte Hydajeti dhe pas meje ka qenë Dueli, i cili kishte dhe armën automatik në dorë.

Makina tip BMW X5 ishte para nesh në një distancë të shkurtër dhe sapo kemi mbëritur tek karburanti i Filip Gramshit, mjeti BMW X5 i Ridvanin ka ndaluar duke na zënë rrugën.

Ridvan Ramazani, nga makina e tij, na qëlloi me pistoletë drejt makinës tonë, ku plumbi ka hyrë tek xhami i parë i imi dhe është ngulur tek kollona midis dy dyerve, mbas meje.

Në këtë kohë ka dalë nga makina Dueli, i cili me armë në dorë fillon të qëllojë disa herë nga Ridvani. Më pas Dueli u drejtua nga karburanti, kurse Hydajeti ktheu menjëherë makinën dhe ikëm të dy drejt shtëpive tona.

Dueli na tha: Ikni juve…, dhe në ikëm para, ku Hydajeti me la mua në afërsi të shtëpisë ndërsa vetë u drejtua për në fshatin Mushan Dajç.

Unë shkova në shtëpi, takova vëllain dhe babën, por nuk u tregova asgjë se çfarë kishte ndodhur”.

Next Post
VIDEO/ “E bëri Saliu dhuratë për Vlorën, si hyrja e një banjo publike”, Rama për tunelin te Ujë i Ftohtë: Duket sikur e ka përmjerrë Posejdoni

VIDEO/ “E bëri Saliu dhuratë për Vlorën, si hyrja e një banjo publike”, Rama për tunelin te Ujë i Ftohtë: Duket sikur e ka përmjerrë Posejdoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrogat e magjistratëve do rriten 8500 lekë, Komisioni i Ekonomisë miraton në parim draftin e PS! Ja si u votua, gjyqtarë e prokurorë kërkojnë 9-fish më shumë

Rrogat e magjistratëve do rriten 8500 lekë, Komisioni i Ekonomisë miraton në parim draftin e PS! Ja si u votua, gjyqtarë e prokurorë kërkojnë 9-fish më shumë

September 14, 2026
Pushteti Vendor hallka më e dobët, 20 incidente kibernetike në 6 muaj, 4 kritike me prekje të dhënash në sistem

Pushteti Vendor hallka më e dobët, 20 incidente kibernetike në 6 muaj, 4 kritike me prekje të dhënash në sistem

September 14, 2026
Alkool dhe pajisje për wireless, SPAK urdhëron kontroll të befasishëm në Paraburgimin e Bradasheshit! Ja ku u gjetën, aty mbahet i izoluar edhe Agasi

Alkool dhe pajisje për wireless, SPAK urdhëron kontroll të befasishëm në Paraburgimin e Bradasheshit! Ja ku u gjetën, aty mbahet i izoluar edhe Agasi

September 14, 2026
Vendimi për ish-krerët e UÇK, Rutte: KFOR-i është aty, pavarësisht se ç’mund të ndodhë këtë javë në Kosovë!

Vendimi për ish-krerët e UÇK, Rutte: KFOR-i është aty, pavarësisht se ç’mund të ndodhë këtë javë në Kosovë!

September 14, 2026
Vuante nga Alzheimeri, kryeministri britanik Andy Burnham humbet njeriun e dashur të familjes, i anulon të gjitha angazhimet zyrtare!

Vuante nga Alzheimeri, kryeministri britanik Andy Burnham humbet njeriun e dashur të familjes, i anulon të gjitha angazhimet zyrtare!

September 14, 2026
Shkollimi kushton deri në 30 mijë lekë në muaj, ekspertja e ekonomisë: Çiftet e reja po e mendojnë dy herë të kenë fëmijë!

Shkollimi kushton deri në 30 mijë lekë në muaj, ekspertja e ekonomisë: Çiftet e reja po e mendojnë dy herë të kenë fëmijë!

September 14, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

Apeli i GJKKO shtyn për nesër shqyrtimin e kërkesës për zëvendësimin e masës ndaj ish-presidentit Meta! Zbulohet shkaku

September 14, 2026
Ngërçi i pagave/ Braçe kritika të forta KLGJ dhe KLP: Në Thesar nuk e fut dot dorën kushdo, s’i vë dot kush shkelmin parave të shqiptarëve dhe shtetit!

Ngërçi i pagave/ Braçe kritika të forta KLGJ dhe KLP: Në Thesar nuk e fut dot dorën kushdo, s’i vë dot kush shkelmin parave të shqiptarëve dhe shtetit!

September 14, 2026
Shpërdoruan detyrën në dëm të ministrisë së Bujqësisë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq 20 nëpunës publikë

I riu kërcënohet me mesazh dhe përndiqet në rrjetin social, Policia ia kalon çështjen Prokurorisë së Tiranës! Nisin hetimet për zbulimin e autorit

September 14, 2026
DEBATI/ Pasuritë e sekuestruara, deputeti i PD: I përdorin ish-pronarët përmes skemave! Kreu i AAPK, Xhaja: Nuk më rezulton!

DEBATI/ Pasuritë e sekuestruara, deputeti i PD: I përdorin ish-pronarët përmes skemave! Kreu i AAPK, Xhaja: Nuk më rezulton!

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com