• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja makabre e vajzës së prokurorit, të pathëna nga ngjarja në Qytetin Studenti

by A R
18/12/2019 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një krim makabër tronditi vendin më 19 Shkurt të vitit 1999. Vajza e prokurorit nga Vlora, Luftar Hyseni, Kozeta Hyseni u gjet e masakruar me gur në kokë në Qytetin Studenti në Tiranë.

“Top Story” ka siguruar nga dosja hetimore detaje ekskluzive dhe emrat e të dyshuarve që dalin në dritë për herë të parë nga kjo ngjarje e mbushur me mister.

Mbrëmjen e 18 Shtatorit, rreth orës 23:40 minuta, një vajzë i thotë shoqes së ngushtë të Kozetës në korridorin e Godinës 25 ku ajo strehohej, se dikush e kërkonte poshtë. E informuar nga shoqja e dhomës numër 418, Kozeta del në ballkon por nuk shikon askënd. Ashtu siç ishte, zbret dhe nuk kthehet kurrë. Të nesërmen, në orët e para të mëngjesit ajo gjendet e masakruar me gurë në kokë pranë kinoklubit të Qytetit Studenti.

“Kanë qenë moment shumë të rënda, kam marrë guximin dhe ia kam thënë e kam parë se si një prokuror kaq i fortë te fëmija këputet, dorëzohet”, tregon ish-prokurori Shkëlqim Hajdari.

I pari që u shoqërua për ngjarjen ishte Agim Karafili, me të cilin thuhej se 20-vjeçarja kishte lidhje. Ky njihej si person me precedent penalë. Ai deklaroi se në momentet e krimit ka qenë në banesën e tij. Alibinë e konfirmoi bashkëshortja dhe prindërit e Karafilit. Ndaj tij nuk u ngrit akuzë. Agim Karafili nuk jeton më. Dikush e ekzekutoi vite më vonë.

Në atë kohë, i dyshuar ishte edhe një person i identifikuar me emrin Dritan. Ai shoqërohej me një punonjës policie të quajtur Gëzim Gelaj. Në një rast, Dritani e kishte dhunuar Kozetën dhe kishte tentuar ta përdhunonte.

Siç konstatohet në një relacion të Prillit të vitit 2005 në dosjen hetimore, bie në sy fakti se asnjëherë nuk u çuan më tej veprimet për të identifikuar atë person. Sot e kësaj dite, Dritani është një person misterioz.

Asokohe policia shoqëroi edhe një personazh të njohur të botës së krimit, Indrit Dulen nga Durrësi. Në dosjen hetimore ai përshkruhet si një person me rrezikshmëri të lartë. Ai, ishte gjendur në Qytet Studenti atë mbrëmje bashkë me dy miqtë e tij Dashamir K. dhe Arjan Matohiti, ky i fundit, i ekzekutuar vite më vonë për çështje ende të panjohura.

Ata, i kishin shprehur dëshirën shoqes së ngushtë të Kozetës, që me shoqet e dhomës të dilnin së bashku. Vajzat kishin refuzuar.

Dule, deklaroi se në momentet e ngjarjes, kishte qenë në banesën e të fejuarës. Kjo alibi e tij nuk u vërtetua kurrë pasi e fejuara nuk u mor në pyetje. Siç nënvizohet në dosjen hetimore, Dule dhe miqtë e tij japin të dhëna kontradiktore lidhur me lëvizjet e përbashkëta që ata kishin kryer në orët para dhe pas krimit. As ky ballafaqim nuk u krye kurrë nga grupi hetimor.

Në dosjen hetimore, përmendet edhe një fakt shumë i rëndësishëm lidhur me studenten që kishte njoftuar se dikush kërkonte Kozetën. Ajo është shtetasja Mirela K… 12 ditë pas ngjarjes, Mirela u largua nga Shqipëria edhe pse ishte ende studente. Për shumë vite, ajo nuk u kthye kurrë në Shqipëri.

“Top Story” ka mësuar se Mirela u kthye në atdhe përgjatë viteve të fundit. Ajo u pyet për ngjarjen dhe deklaroi se kishte dëgjuar që dikush e kërkonte Kozetën, por nuk e kishte parë personin.

Sot e kësaj dite, ngjarja është ende e pazbardhur. Nuk dihet nëse ngjarja lidhet me detyrën e babait të viktimës si prokuror, por fakti është që personat e dyshuar, kanë qenë njerëz me precedentë të theksuar penalë.

/a.r

Next Post
Einxhel Shkira e pranon: E kam dikë përzemër…

Einxhel Shkira e pranon: E kam dikë përzemër...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In