• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vrasja makabre e Liridonës, Murseli pretendon pafajësi, fëmijët: Le hajdutin të vriste mamin

by A R
04/06/2025 21:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt në nëntor të vitit 2023, gjatë së cilës janë dëgjuar fjalët hyrëse të të gjitha palëve. Edhe në këtë seancë, të akuzuarit Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla u deklaruan të pafajshëm për veprën penale për të cilën ngarkohen: vrasja dhe planifikimi i vrasjes së Liridona Ademajt.

Nga Prokuroria Themelore u tha se kanë prova të mjaftueshme që dëshmojnë përfshirjen e tre të akuzuarve në vrasjen e saj, ndërsa mbrojtja e tyre deklaroi se provat janë kryesisht rrethanore.

Mbrojtja e Naim Murselit, në seancën e sotme, kërkoi që ai t’i nënshtrohet një ekzaminimi psikiatrik, kërkesë që u aprovua nga trupi gjykues. Edhe këtë herë, Murseli u deklarua i pafajshëm, madje tha se nëse Prokuroria arrin të dëshmojë pretendimet e saj, ai vetë do të kërkojë burgim të përjetshëm për veten.

“Unë deklarohem i pafajshëm dhe, sa i përket aktakuzës, vetëm dua të shtoj se, po të vërtetohen pretendimet e Prokurores, unë vetë do të kërkoj burgim të përjetshëm”, tha Naim Murseli, i akuzuar për vrasje.

Avokati i familjes së Liridona Ademajt shpërtheu në lot teksa solli në sallë një pjesë të dëshmisë së fëmijëve të saj.

“Besoj se para kësaj gjykate do t’i jepet përgjigje pyetjes së babait të Liridonës: ‘Pse, Naim, ti munde të dalësh me fëmijët nga vetura, kur Dona mbeti brenda?’, pyetjes së fëmijëve: ‘Pse babi e la hajnin me ia ba nanës bam?’, pyetjes së nënës së Liridonës: ‘Pse nuk kam me pa më Liridonën?’, pyetjes së Leonardit: *‘Pse Naimi po mundet aq qetë me iu bërtit fëmijëve atë natë’, e një ditë më vonë me u ushqy në ‘Swiss Diamond’ sikur s’ka ndodhur asgjë”, tha Leutrim Syla, avokat i familjes së Liridona Ademajt.

Në këtë rast, si provë do të përdoret edhe raporti i shtetit suedez, i cili dëshmon se në vitin 2022, në emër të Liridona Ademajt, është paguar një policë sigurimi prej 3 milionë krunash suedeze (rreth 260 mijë euro).

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 15 janar 2025, ngriti aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt. Të akuzuarit ngarkohen për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023. Sipas aktakuzës, Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar që vrasja të kryhej nga Granit Plava, me marrëveshje që bashkëshorti i saj, Naim Murseli, t’i paguante atij shumën prej 30 mijë eurosh.

Next Post
ARRSH njofton mbylljen e të gjithë hyrje-daljeve të rrezikshme

Sezoni turistik, eksperti: Ja cilët janë burimet e aksidentëve dhe rrugët problematike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani paralajmëron SHBA: Durimi po mbaron, përgjigje e ashpër për çdo sulm

Irani paralajmëron SHBA: Durimi po mbaron, përgjigje e ashpër për çdo sulm

May 10, 2026
Tragjedi në Durrës, 19-vjeçarja humb jetën pas vetëhedhjes nga pallati

Tragjedi në Durrës, 19-vjeçarja humb jetën pas vetëhedhjes nga pallati

May 10, 2026
U zgjodh kryeministri i ri i Hungarisë, betohet Peter Magyar

U zgjodh kryeministri i ri i Hungarisë, betohet Peter Magyar

May 10, 2026
Spanja evakuon pasagjerët nga anija “Hondius” pas rastit me hantavirus

Spanja evakuon pasagjerët nga anija “Hondius” pas rastit me hantavirus

May 10, 2026
Zyrtari iranian: Mojtaba Khamenei në gjendje të mirë shëndetësore pas sulmit

Zyrtari iranian: Mojtaba Khamenei në gjendje të mirë shëndetësore pas sulmit

May 10, 2026
Mungesa e himnit shqiptar në kongresin e VLEN, ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut: E ndaluan gjuhën!

Mungesa e himnit shqiptar në kongresin e VLEN, ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut: E ndaluan gjuhën!

May 10, 2026
Sadushi pas vendimit të paraburgimeve: Drejtësia fiton autoritet kur gjyqtari vepron me ndershmëri dhe përgjegjësi

Sadushi pas vendimit të paraburgimeve: Drejtësia fiton autoritet kur gjyqtari vepron me ndershmëri dhe përgjegjësi

May 10, 2026
Dosja “SASPAC”, Beqaj kërkon lirim nga burgu, ofron garanci 20 mijë euro

Dosja “SASPAC”, Beqaj kërkon lirim nga burgu, ofron garanci 20 mijë euro

May 10, 2026
Dhunë në protestën e PD-së, policia procedon 6 persona, mes tyre edhe 3 shtetas italianë

Dhunë në protestën e PD-së, policia procedon 6 persona, mes tyre edhe 3 shtetas italianë

May 10, 2026
Sulmi ndaj Gonzatos,  BE ‘i mbyll derën’ akuzave të Berishës: Kemi besim të plotë te ambasadori

Sulmi ndaj Gonzatos, BE ‘i mbyll derën’ akuzave të Berishës: Kemi besim të plotë te ambasadori

May 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In