• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

EMRAT/ Vrasja mafioze e Jorgos Moskouris, arrestohen katër persona, mes tyre dy shqiptarë

by A R
07/05/2026 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia greke ka arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen e mafiozit grek Jorgos Moskouris, i njohur me nofkën “Thamnakia”, ekzekutim i ndodhur në prill të vitit 2025 në zonën e Halandrit, në Athinë.

Operacioni policor u zhvillua të mërkurën, më 6 maj, pas një hetimi disa mujor nga Departamenti i Vrasjeve në Greqi. Sipas autoriteteve, të arrestuarit dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit mbështetës për autorët e atentatit që i mori jetën 55-vjeçarit jashtë një klinike private në Halandri, më 24 prill 2025.

Burime policore bëjnë me dije se në pranga kanë rënë dy shtetas me origjinë shqiptare, të identifikuar si Dhionis Kokoni dhe një person me mbiemrin Jupe, si dhe dy shtetas grekë, Dhimitris Aleksopoulos dhe Aleksandros Petropoulos.

Sipas hetimeve, katër të dyshuarit kishin marrë përsipër organizimin logjistik të atentatit, duke siguruar armë, automjete, transport dhe mbështetje për ekzekutorët e huaj, të cilët dyshohet se mbërritën në Greqi vetëm për realizimin e vrasjes dhe u larguan menjëherë pas krimit.

Hetimet e policisë greke janë përqendruar tashmë te një person i njohur me pseudonimin “Entik”, i konsideruar figurë kyçe e mafias rusishtfolëse dhe që dyshohet se ndodhet në Dubai. Autoritetet besojnë se urdhri për eliminimin e Moskouris lidhet me konfliktet për kontrollin e kontrabandës së duhanit, aktivitet ku viktima dyshohet se ishte përfshirë kohët e fundit.

Në dosjen hetimore përmendet edhe emri i Janis Lalas, i cili më herët kishte bashkëpunuar me viktimën, por marrëdhënia mes tyre ishte prishur. Sipas policisë, vëllezërit Lalas dyshohet se më pas janë afruar me grupin e “Entik”, ndërsa po hetohet mundësia e përfshirjes së tyre në atentat.

Katër të arrestuarit përballen gjithashtu me akuza për ngjarje të tjera të lidhura me krimin e organizuar, mes tyre edhe një shpërthim në një koncesionar automjetesh në Nea Erythraia në gusht 2024, kompani që dyshohet se kishte lidhje me Moskouris.

Ata akuzohen edhe për shkelje të të dhënave personale, pasi dyshohet se kishin vendosur pajisje GPS në automjetin e një avokateje, e cila kishte lidhje me një drejtues të burgosur të mafias greke. Gjatë hetimeve, policia zbuloi edhe kamera vëzhgimi pranë banesës së saj, duke ngritur dyshime për planifikimin e një tjetër atentati.

Megjithatë, autorët kryesorë të ekzekutimit vijojnë të jenë në arrati. Autoritetet greke janë në kërkim të të paktën dy ekzekutorëve të huaj, të cilët sipas hetuesve kanë vepruar me profesionalizëm të lartë.

Mënyra e atentatit ngriti që në fillim dyshime për përfshirjen e mafias rusishtfolëse. Egërsia e sulmit, përdorimi i armëve automatike dhe mungesa e shqetësimit për viktima të mundshme kolaterale konsiderohen tipare të ekzekutimeve që lidhen me grupet kriminale të Europës Lindore.

Policia greke kujton se skema të ngjashme janë përdorur edhe në vrasjet e figurave të njohura të botës së krimit si Zambounis, Roumbetis, Mouzakitis dhe Skaftouros, ngjarje të atribuuara përplasjes mes grupeve rivale mafioze në Greqi.

Ekzekutimi i Jorgos Moskouris ndodhi pasditen e 24 prillit 2025, jashtë një klinike private në Halandri. Autorët kishin organizuar pritë dhe hapën zjarr me kallashnikovë në momentin kur 55-vjeçari po shkonte drejt automjetit të tij.

Moskouris mbeti i vdekur në vend, ndërsa autorët u larguan me një automjet që më vonë u gjet i djegur në zonën e Patimës, në Halandri. Sipas policisë, makina rezultonte e vjedhur nga një grua, e cila ende nuk kishte arritur ta denonconte vjedhjen në polici.

Next Post
Çmimet “e çmendura” të biletave për Botërorin, Trump: As unë nuk nuk do t’i paguaja ato shifra…

Çmimet "e çmendura" të biletave për Botërorin, Trump: As unë nuk nuk do t’i paguaja ato shifra…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve, tre të plagosur

Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve, tre të plagosur

September 25, 2026
Dhunoi çiftin e të moshuarve dhe bëri 80-vjeçarin për intubim, zbulohet e shkuara kriminale e Ilir Nukajt

Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar nga Kosova në Tiranë, detajet e para

September 25, 2026
Çfarë fshihet në faqen 4 të mocionit të AfD-së

Çfarë fshihet në faqen 4 të mocionit të AfD-së

September 25, 2026
BE-ja i tregon vendin Trumpit: Do ta mbrojmë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

BE-ja i tregon vendin Trumpit: Do ta mbrojmë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

September 25, 2026
Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës, prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës, prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

September 25, 2026
Incidenti me Flamur Nokën në Vorë, Celibashi shkarkon të gjithë vëzhguesit

KQZ pret Kuvendin, Celibashi kërkon rreth 300 punonjës shtesë për zgjedhjet vendore

September 25, 2026
Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

September 25, 2026
“PD nuk ekziston më”, Frrok Çupi: Duhet larguar gjithë enturazhi i Berishës, nga Noka, Vokshi, deri te Bardhi

Çupi: SPAK po tenton të rrëmbejë pushtetin! Prokurori që goditi Hysenin duhet arrestuar

September 25, 2026
Eric Wendt miratohet si ambasador në Tiranë

Ambasadori i ri amerikan vjen në Tiranë! Detaje nga mbërritja “surprizë”. Ja ndalesa e parë

September 25, 2026
Bilardo apo armë? Sulmuesi i Izraelit ndez polemikat, ndëshkohet me karton të kuq

Bilardo apo armë? Sulmuesi i Izraelit ndez polemikat, ndëshkohet me karton të kuq

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com