• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja mafioze, biznesmeni u nxorr në pritë nga miqtë e tij?

by A R
04/09/2018 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy personat që ishin të pranishëm me biznesmenin Arjan Ferracakun kur ky i fundit u qëllua me automatik, nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me policisë e Shkodrës, për të treguar karakteristikat e autorit që qëlloi për vdekje, Ferracakun. Megjithëse u është ofruar ndihmë dhe maksimale, shokët e këtij të fundit, ndihen të trembur dhe jo të sigurtë për të treguar çdo detaj, që do orientonte policinë për të zbardhur ngjarjen.

Nisur nga ko situatë, policia ka ngritur dyshime mbi rolin e personave që arritën t’i mbijetojnë pritës me armë, duke menduar se biznesmeni 30-vjeçar mund të jetë nxjerrë në pritë nga njëri prej miqve të tij. Dyshimet e hetuesve janë se njëri nga shoqëruesit me kalë të Arjan Ferracakut ishte në dijeni për ndonjë gjobë që mund ti jetë vendosur Arjan Ferracakut, ose kishte informacione për konfliktin e 30-vjeçarit me persona të tjerë.

Deri më tani asnjë prej 5 personave që ishin të pranishëm kur Ferracaku u qëllua me rreth 15 plumba, nuk ka pranuar se mund të kenë parë në fytyrë autorët, pasi sipas tyre janë trembur dhe kanë ikur me vrap, duke mos parë asgjë rreth autorëve, shkruan ‘shqiptarja.com’. Ferracaku nuk kishte precedent penal dhe nuk kishte konflikte me njeri.

Edhe nga dëshmitë e miqve dhe familjarëve ka rezultuar se 30-vjeçari nuk ishte problematik në Shkodër. 15 të shoqëruarit e tjerë kanë mohuar se kishin informacion për ngjarjen. Ndërkohë uniformat blu të Shkodër kanë pyetur edhe disa turistë kosovar të cilët ishin duke bërë hipizim në zonë. Ata kanë thënë se kanë dëgjuar të shtënat dhe kanë parë një person të ikë me vrap, por nuk kanë arritur dot të dallojnë fytyrën e tij, pasi ishin më shumë se 300 m larg.

Gjobat financiare

Policia e Shkodrës ka përqendruar hetimet e saj në disa anëtarë të grupeve kriminale që veprojnë në Shkodër, pasi dyshohet se vrasja lidhet me gjobat financiare që mund ti jenë vendosur këtij biznesmen, i cili i ka shpërfillur. Policia ka dalë në këtë konkluzion pasi, viktima nuk njihej si person me precedentë penalë apo që të jetë përplasur me grupet kriminale, por ka shumë gjasa se vrasja e tij mund të ketë ndodhur vetëm për shkak të gjobave financiare, pasi 30-vjeçari dhe babai i tij gëzojnë biznese të shumta në Shkodër. Për më tepër familja Ferracaku njihet në Shkodër me reputacion të mirë, dhe jo konfliktualë. Ferracaku njihet si biznesmen dhe pronar i hotel “Fantazia” në Velipojë dhe restorantit “Zus” që ndodhet sa kalon urën e Bunës në Shkodër. “Vrasja është regjistruar në orën 13:50, në breg të liqenit të Shkodrës, në livadh, tek hidrovori i fshatit Dobraç, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi Arjan Ferracaku 30 vjeç banues në lagjen “Guerile” Shkodër”-thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës. Zona ku ka ndodhur krimi, njihet nga policia si vendi ku shpesh herë atentatorët kanë djegur makinat, menjëherë pasi kanë qëlluar objektivat e tyre.

Policia blindon rrugët e Shkodrës

Policia dhe prokuroria e Shkodrës menjëherë pas vrasjes, kanë urdhëruar të ngrihen dhjetëra postoblloqe policie në rrugët e qytetit me shpresën e kapjes së autorëve të krimit. Rreth 30 persona janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Shkodër, të cilët janë marë në pyetje hollësisht mbi vendndodhjen e tyre, njohjen me viktimën dhe çfarë dinin për këtë ngjarje. Nga dëshmia e tyre nuk është përfituar asnjë e dhënë për identifikimin e autorëve, por policia pjesës më të madhe të personave të shoqëruar u ka marrë gjurmët e gishtave, kampione pështyme dhe telefonat. Prej më shumë se 48 orësh policia dhe prokuroria janë përqendruar në dy pista hetimore, atë të përplasjeve mes grupeve kriminale dhe një gjobëvënie të mundshme që mund ti jetë vendosur 30-vjeçarit, i cili ka kundërshtuar dhe nuk ka paguar, e për pasojë është ndëshkuar me vdekje./Shqiptarja

Next Post
Arrestohet çifti shqiptar në Itali, kapen me 5 kg heroinë në makinë

Sekuestrohen 2.5 kg heroinë, armë e municione, tre persona në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-nënkryetari i Kamzës shpërthen ndaj Flamur Nokës: Kur ishe ministër emërove Greta Koçin si Drejtoreshë, vetëm 22 vjeçe

Ish-nënkryetari i Kamzës shpërthen ndaj Flamur Nokës: Kur ishe ministër emërove Greta Koçin si Drejtoreshë, vetëm 22 vjeçe

February 27, 2026
“Do prezantojnë nismë të përbashkët për zgjerimin e BE-së”, gazetari gjerman zbulon planin Rama-Vuçiç

“Do prezantojnë nismë të përbashkët për zgjerimin e BE-së”, gazetari gjerman zbulon planin Rama-Vuçiç

February 27, 2026
Shkodra pajiset me sistem inteligjent për zbulimin e zjarreve me dron, Rama: Çdo vatër do zbulohet në kohë reale

Shkodra pajiset me sistem inteligjent për zbulimin e zjarreve me dron, Rama: Çdo vatër do zbulohet në kohë reale

February 27, 2026
Kryenin vjedhje me thyerje në disa biznese, vihen në pranga 3 shqiptarë në Itali

Kryenin vjedhje me thyerje në disa biznese, vihen në pranga 3 shqiptarë në Itali

February 27, 2026
Një fenomen i rrallë astronomik do jetë i dukshëm këtë fundjavë, gjashtë planete rreshtohen në qiell

Një fenomen i rrallë astronomik do jetë i dukshëm këtë fundjavë, gjashtë planete rreshtohen në qiell

February 27, 2026
Turizmi dhe shitblerja e pronave nuk mjaftojnë, FMN: Zgjerimi i PBB nuk e kalon nivelin 3.5% deri në vitin 2029

Turizmi dhe shitblerja e pronave nuk mjaftojnë, FMN: Zgjerimi i PBB nuk e kalon nivelin 3.5% deri në vitin 2029

February 27, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

February 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

De Gol, koteci dhe kasollja me yll

February 27, 2026
Nënkryetarja e Kuvendit në Budapest: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE mision kombëtar, tejkalon ndarjet politike

Nënkryetarja e Kuvendit në Budapest: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE mision kombëtar, tejkalon ndarjet politike

February 27, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Tenderat’, 35 vite burg, po për 30 të vrarët në Gërdec e 21 janar sa jep SPAK?

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In