Kanë dalë përgjigjet përfundimtare të autopsisë për kosovarin Xhavit Osmani. Sipas ekspertizes mjeko- ligjore, kosovari ka vdekur nga asfiksia, pasi është djegur i gjallë. Autorët e kane lidhur me litar dhe e lyen me benzinë dhe më pas e dogjën. Osmani ka vdekur pak minuta pasi i’u vu flaka. Në fillim i janë djegur rrugët e frymëmarrjes. Analiza e ADN vërteton se viktime ishte Xhavit Osmani. Dy janë pistat hetimi ajo e krimit të pasionit, pra lidhja me nje femër në Shqipëri ose konfliktet e pronësisë për një biznes. Osmani nuk është qëlluar me arme zjarri por është torturuar para se ta digjnin të gjallë.
ma.me