Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin për rrezikun e përhapjes së konfliktit në Gaza pas vrasjes së një prej udhëheqësve të Hamasit në Bejrut, ka thënë Departamenti i Shtetit. Izraeli është fajësuar për shpërthimin në Liban, por nuk ka një konfimin prej tyre. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mattheë Miller, tha se Uashingtonit nuk i ishte dhënë njoftimi paraprak për sulmin dhe nuk mund të jepte një vlerësim se kush e kreu atë.
Izraeli është në gjendje të lartë gatishmërie lidhur me mundësinë e përshkallëzimit të situatës me Hezbollahun, pas vrasjes së një udhëheqësi të lartë të Hamasit në një sulm në Bejrut. Mendohet gjerësisht se sulmi u krye nga Izraeli, ndërsa është shtuar rreziku për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme. Saleh Arouri, është udhëheqësi më i lartë i Hamasit i vrarë që nga fillimi i luftës në Gaza.
/f.s











