• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e vëllezërve Haxhia, dëshmon Henrik Hoxhaj: Objektiv ishte Besmiri, Viktori i doli para

by Java News
30/05/2023 11:46
Në foto viktimat Viktor dhe Besmir Haxhia dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Henrik Hoxhaj

Në foto viktimat Viktor dhe Besmir Haxhia dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Henrik Hoxhaj

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Henrik Hoxhaj dha këtë të të martë dëshminë e tij për dy vrasje të ndodhura në Mars dhe në Prill të 2020. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, i pranishëm edhe i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.

Sipas asaj që raporton gazetarja Glidona Daci, që përcjell edhe dëshminë e Hoxhajt, ai rrëfeu dinamikën e vrasjes së vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia, më 27 Prill 2020 në Durrës. Hoxhaj mësohet të jetë shprehur se objektiv i këtij atentati ishte Besmiri, por në momentin që hapën zjarr, Viktori doli para për ta mbrojtur.

Si i takon vrasjes tjetër të dyfishtë, atë të Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë, më 2 Mars 2020, Hoxhaj mësohet të jetë shprehur se Nuredin Dumani i kishte premtuar 60 mijë euro, por kishte marrë vetëm 35 mijë, pasi pjesën tjetër e mori Elio Bitri.

“Me Nuredin Dumanin jam njohur në ditëlindjen e Festim Çolit, rreth 6 muaj para vrasjes së Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt. Aty shkëmbyem numrat e telefonit, dhe kemi folur e takuar. Dumani premtoi 60 mijë euro, nga të cilat më ka dhënë 35 mijë, sepse pjesën tjetër i mori Elio Bitri. Ky i fundit ka qenë në timon, unë te sedilja e pasme e pasagjerit. Kam patur 2 pistoleta 9 mm, ndërsa Bitri një pistoletë me mulli. Objektivi sipas Dumanit ishte Dorian Shkoza, madje ky i ka dalë para Avdylajt për ta mbrojtur kur kemi qëlluar. Me Bitrin s’kam patur komunikim, kur vajta te shtëpia e Nuredinit, e kam gjetur aty dhe jemi nisur drejt vendit të ngjarjes. Dumani s’ishte me ne, por vinte rrotull. Kam qëlluar me të dyja armë, edhe Bitri qëlloi njëherë me armën e tij, por nuk e di nëse ka kapur plumbi ndonjërin nga viktimat. Para ngjarjes madje, në shtëpinë e Dumanit, Elio qëlloi, na tha se ishte shkrepje e pavullnetshme. Elio kishte një javë që qëndronte në shtëpinë e Dumanit para atentatit. Me Dumanin, pasi më dha pagesën, jam takuar në për planin e vrasjes së Besmir Haxhias”.

Seanca e sotme ndaj 4 të pandehurve Altin Ndocit, Klevis Allës, Besian Xhixhës e Enver Divës u shty. Shkak u bë kërkesa e avokatëve të Divës dhe Xhixhës. Ata kërkuan kohë sepse duan që të krahasojnë dëshminë e Henrik Hoxhajt të dhënë ditën e sotme përballë gjykatës me atë që ka dhënë në prokurori.

/a.r

Next Post
“Kosova, zemra e Serbisë”, basketbollisti i Barcelonës i bashkohet thirrjeve nacionaliste të Djokoviç

“Kosova, zemra e Serbisë”, basketbollisti i Barcelonës i bashkohet thirrjeve nacionaliste të Djokoviç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

November 1, 2026
Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

November 1, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Nëntor 2026

November 1, 2026
Shoqërohen në polici 4 gjimnazistë nga Durrësi në Malin e Zi: Incidenti pas simbolit të shqiponjës në Kotor

Shoqërohen në polici 4 gjimnazistë nga Durrësi në Malin e Zi: Incidenti pas simbolit të shqiponjës në Kotor

November 1, 2026
Zgjedhjet në Izrael/ 19 mandatet arabe mund të vendosin fatin e qeverisë, Eisenkot nis lëvizjen kundër Netanyahut

Zgjedhjet në Izrael/ 19 mandatet arabe mund të vendosin fatin e qeverisë, Eisenkot nis lëvizjen kundër Netanyahut

November 1, 2026
E reja sulmohet me thikë gjatë vrapit, ndërron jetë në spital

E reja sulmohet me thikë gjatë vrapit, ndërron jetë në spital

November 1, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Trajektoret e votave të PS-së dhe të PD-së

November 1, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

Nga gazi lotsjellës te shoqërimi i të miturve, Avokati i Popullit nxjerr konstatimet për protestën

November 1, 2026
Sekretet e Michelangelos dalin në dritë pas 500 vitesh, zbulohet peneli i veçantë që përdori në kryeveprën e tij

Sekretet e Michelangelos dalin në dritë pas 500 vitesh, zbulohet peneli i veçantë që përdori në kryeveprën e tij

November 1, 2026
Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut

Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In