Vrasja e Vaut të Dejës/ Trupi i 27-vjeçarit u gjet tre metra larg “BMW”që mori me qira

Policia Shkoder

Detaje të reja mësohen në lidhje me vrasjen e 27-vjeçarit Gjin Ndoji, i cili u gjet pa jetë me një plumb në kokë, mëngjesin e sotëm në një fshat të Vaut të Dejës.

Detajet e reja i ka siguruar për “BalkanWeb” thone se:  viktima ishte person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe trafiqeve të paligjshme.

Policia thotë se në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja kallashnikovi, ndërsa trupi i 27-vjeçarit është gjetur tre metra jashtë mjetit “BMW” që e kishte marrë me qira.

Rreth një kilometër larg skenës së krimit policia gjeti edhe një mjet të djegur, duke dyshuar se mund të jetë mjeti që përdorën autorët e atentatit.

Të njejtat burime konfirmojnë se 27 vjeçari kishte probleme gjakmarrje por grupi hetimor nisur nga dinamika e ngjarjes dhe pecedentet kriminal që ka viktima nuk përjashtojnë as pistat e tjera.

Informacion paraprak

Më datë 09.08.2020, rreth orës 05:55, në fshatin Shkjezë, Njësia Administrative Bushat, në rrugë, është konstatuar i pajetë, shtetasi Gj. B., 27 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com