• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e të riut në Pogradec/ Autori: Më preku në sedër, nuk durova dot më

by A R
15/09/2016 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas arrestimit të 17- vjeçarit F. Muçllari, i cili vrau me armë zjarri bashkëmoshatarin e tij, autori ka hedhur dritë të plotë mbi ngjarjen dhe shkaqet e saj.

Teksa nuk ka shfaqur pendesë, autori i është përgjigjur me gjakftohtësi grupit hetimor, duke pohuar se mes tij dhe viktimës nuk kishte njohje të mëparshme dhe grindja mes tyre kishte nisur vetëm një ditë më parë.

Konflikti mes dy adoleshentëve, që shkaktoi një viktimë të martën në qendër të Pogradecit, ka pasur në vetvete një grindje të rëndomtë, për një vajzë. Dy djemtë, Fabio Hila, viktima dhe F. Muçllari, autori, mësohet se njiheshin vetëm nëpërmjet Facebook-ut.

Gjithçka e kanë nisur atje si një grindje të rëndomtë, por që më pas u kthye në një tragjedi. Kur është marrë në pyetje nga grupi hetimor F. Muçllari ka deklaruar se krimin e ka kryer me një armë të cilën e mbante të fshehur në pjesën e pasme të shtëpisë ku banonte.

“Armën e kam gjetur dhe e mbaja të groposur pas shtëpisë, në Vërdovë”, është shprehur autori 17-vjeçar. Ai ka vazhduar dëshminë, duke thënë se të martën, i nxehur pas sherrit verbal që kishte pasur me viktimën, bashkëmoshatar me të, e ka nxjerrë automatikun nga vendi i fshehtë dhe me të në dorë ka shkuar i vetëm për të vrarë 17- vjeçarin. Duke mos shprehur aspak pendesë për krimin dhe me mllef, ai ka treguar rrjedhën e ngjarjes duke sqaruar se me viktimën nuk njiheshin personalisht, por vetëm në Facebook.

“Fabio ngacmonte shoqen time të ngushtë. Ne nuk njiheshim me njëri-tjetrin, por e kontaktova nga Facebook-u. I kërkova fillimisht të mos e ngacmonte atë vajzën, por ai ma ktheu me ironi dhe tallje çdo përgjigje. I kërkova prapë që ta lërë të qetë atë vajzën, por nuk e ka bërë. Gjatë gjithë kohës unë i flisja seriozisht, por atij i dukej vetja epror dhe të dy u nxehëm. Nisëm të fyenim njëritjetrin dhe pasi e mbyllëm bisedën, unë nuk arrija të gjeja qetësi”, ka dëshmuar 17-vjeçari.

“E gjeta numrin e tij të celularit dhe e telefonova. Ai sërish më foli keq dhe i kërkova të më tregonte ku ndodhej që të sqaroheshim përballë dhe jo me llafe. Më tregoi lokalin dhe i shkova atje. Nuk ishte vetëm, por me disa shokë. Atje më tha disa fjalë që më prekën në sedër. Mendja më shkoi menjëherë tek arma që kisha fshehur mbrapa shtëpisë. Shkova te vendi ku e kisha groposur, e nxora dhe u ktheva te lokali, atje e qëllova dhe ika. Nuk e dija nëse e kisha vrarë apo jo”, është shprehur në dëshminë e tij autori i ngjarjes.

Ai u kap disa minuta pasi ekzekutoi brenda në lokalin e basteve, në qendër të Pogradecit, moshatarin e tij. Të gjitha të dhënat e siguruara nga grupi hetimor çojnë drejt akuzës për një vrasje me paramendim nga ana e 17- vjeçarit të arrestuar.

Nga marrja në pyetje e shokëve të tij mësohet se mes autorit dhe viktimës nuk ka pasur njohje të mëparshme, por gjithçka ka nisur pas debatit për ngacmimin e një adoleshenteje. Krimi ndodhi të martën, në ditën e parë të nisjes së shkollës për ciklin parauniversitar. Si viktima, edhe autori, kishin hyrë në vitin e tretë të shkollës së mesme./Panorama/a.m.

Next Post
Vetting-u/ Hileja e PD-së për të shpëtuar veten: Hetoni vetëm pas 2013

Reforma/ Zbardhen propozimet e PD: SPAK të kontrollohet nga një komision Ad Hoc

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A është një dush i ftohtë mënyra më e mirë për t’u freskuar në një natë të nxehtë?

A është një dush i ftohtë mënyra më e mirë për t’u freskuar në një natë të nxehtë?

August 3, 2026
Zjarret masive në Uashington, 60 mijë persona evakuohen dhe qindra ndërtesa shkrumbohen

Zjarret masive në Uashington, 60 mijë persona evakuohen dhe qindra ndërtesa shkrumbohen

August 3, 2026
“Gjueti” nga ajri për parcelat me kanabis, Shqipëria dhe Italia zgjerojnë bashkëpunimin

“Gjueti” nga ajri për parcelat me kanabis, Shqipëria dhe Italia zgjerojnë bashkëpunimin

August 3, 2026
Zjarre në Mallakastër dhe Finiq, shkrumbohen dhjetëra hektarë ullinj. Në operacion edhe dy helikopterë

Zjarre në Mallakastër dhe Finiq, shkrumbohen dhjetëra hektarë ullinj. Në operacion edhe dy helikopterë

August 3, 2026
“Rolex” ndalon fluturimin e dronëve mbi fabrikën e re, frikë nga vjedhja e të dhënave

“Rolex” ndalon fluturimin e dronëve mbi fabrikën e re, frikë nga vjedhja e të dhënave

August 3, 2026
Ja zonat ku ju rrezikohen pushimet, grekët grabisin zjarrfikësit ndërsa ata luftojnë flakët

Ja zonat ku ju rrezikohen pushimet, grekët grabisin zjarrfikësit ndërsa ata luftojnë flakët

August 3, 2026
Demokratët amerikanë të përçarë, ‘lufta’ e brendshme që mund të kushtojë zgjedhjet

Demokratët amerikanë të përçarë, ‘lufta’ e brendshme që mund të kushtojë zgjedhjet

August 3, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

Leka: Bashkitë e vogla duhet të shkrihen, protestat nxiten nga ata që humbin pushtetin

August 3, 2026
Europa përballet me vapë, zjarre dhe krizë energjetike! Thatësira ekstreme në Rumani, Hungari e Serbi

Europa përballet me vapë, zjarre dhe krizë energjetike! Thatësira ekstreme në Rumani, Hungari e Serbi

August 3, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com